LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Zbardhen sekretet e lëvizjes shqiptare në Konstandinopojë”, intervista e panjohur me patriotin shqiptar Dervish Hima

17 Prill 2020, 16:06 Nga DOSJA
“Zbardhen sekretet e lëvizjes shqiptare në

TIRANË- “Le Siècle” ka botuar, të shtunën e 25 marsit 1911, në ballinë, intervistën ekskluzive me patriotin dhe publicistin e njohur shqiptar, Dervish Himën, të zhvilluar asokohe në Kostandinopojë, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

Letër nga Turqia, Intervistë me Dervish Himën, shefin shqiptar

(Nga korrespondenti ynë i veçantë) Kostandinopojë, 12 Mars.

Dervish Hima, i strehuar në Evropë, për tetëmbëdhjetë vjet nën regjimin e vjetër, pranoi të na shpjegonte se çfarë është “çështja shqiptare”, zakonisht pak e njohur për publikun. Mysliman, i lindur në Shqipërinë e Mesme, në Ohër, ai studioi në Turqi. Drejtori i gazetës Shqipëtari (L’Albanais), ai e botoi këtë gazetë në Bukuresht, Romë, Paris, Gjenevë apo Bruksel sipas nevojave të momentit, sepse ai u dëbua nga Roma dhe Bukureshti me kërkesën e Abdyl-Hamidit. I dënuar për një fjalim disi të ashpër nga Turqit e Rinj (Xhonturqit), disa muaj pas rivendosjes së Kushtetutës, ai u burgos për pesë muaj. Gjatë robërisë së tij mori një mbështetje të përgjithshme si nga evropianët ashtu edhe nga osmanët. Aktualisht në Kostandinopojë, ku boton përsëri “Shqipëtarin”, ai vazhdon propagandën e tij. 

Lëvizja shqiptare, më thotë Dervish Hima, fillon vetëm në 1876. Programi ynë përmban një pikë thelbësore për ne : të kemi një alfabet të veçantë dhe, si rrjedhojë, shkolla kombëtare. Këto kërkesa, të një rëndësie krejtësisht shkencore, do të ishin të pakuptueshme pa njohurinë e gjeografisë sonë politike. Tri fe përbëjnë popullsinë tonë : ortodoksë, katolikë, myslimanë ku secili merr një edukim në përputhje me bindjet dhe traditat e tij. Disa tendenca separatiste mund të ishin shfaqur midis bashkëqytetarëve tanë të kthyer drejt Papës, Kalifit ose Patriarkut. Nacionalistë të bindur, komuniteti gjuhësor na u shfaq si mjeti i parë dhe më i fortë për të forcuar bashkimin midis tre grupeve tona. Prandaj nuk është aspak arbitrare, siç është shkruar kaq shumë herë, për të vendosur një raport midis kësaj pyetjeje të alfabetit dhe kryengritjeve të ndryshme shqiptare. Çështja e vetë alfabetit është e një rëndësie të madhe, pasi duke e pranuar, e tregon veten mbështetës të vendosur të decentralizimit, një ide që deri tani është hedhur poshtë nga Turqit e Rinj. 

U desh Traktati i Shën Stefanit që të zgjohej ndjenja jonë kombëtare. Ideja për një Bullgari të Madhe që do të depërtonte deri në Shqipërinë e Mesme, solli reagime te disa prej bashkatdhetarëve tanë që formuan Lidhjen e Prizrenit. Një numër i anëtarëve të tyre u dërguan te Z. Waddington në kongresin e Berlinit. Delegati francez pati një simpati të vërtetë ndaj nesh. Simpati që e hasëm edhe pranë Anglisë dhe të gjithë atyreve që luftonin kundër përparimit të racës sllave. 

Që atëherë programi ynë filloi të marrë formë. Qysh në shekullin e 18-të, në Shkodrën e Shqipërisë, pati një lëvizje letrare midis priftërinjve katolikë shqiptarë të shkolluar në Romë ose Venecia. Por kjo lëvizje, shumë e kufizuar, nuk përfshinte tërë popullsinë. Më 1879, disa shqiptarë patën idenë e themelimit të një shoqërie letrare në Kostandinopojë për të punuar për zhvillimin e ndjenjës kombëtare te ne. Sami bej Frashëri u ngarkua nga komiteti i kësaj shoqërie për hartimin e një alfabet shqip, nevoja e të cilit u njoh zyrtarisht nga Abdyl-Hamidi. Vepra jonë lulëzonte kur një lëvizje e kundërt u nxit nga shteti osman, dhe patriarkana greke për të shkatërruar idetë nacionaliste shqiptare. Bënë gabim, për mendimin tim, se të dy e imagjinonin se do të vinte një ditë kur ne do të donim pavarësinë tonë politike nga Turqia; dhe pavarësinë tonë fetare, për sa i përket ortodoksëve shqiptarë. Popullsia jonë është shumë e vogël sa që hipoteza e ndarjes sonë të mundshme nga Perandoria Osmane të merrej seriozisht.

Ku do të rekrutonim një ushtri që të ishte në gjendje për të fituar pavarësinë tonë ? Jo më shumë sesa në vitin 1879 kemi pasur tani prirje të tilla.

Sidoqoftë, pothuajse të gjithë anëtarët e kësaj shoqërie letrare shqiptare u dëbuan në 1884, në Tripoli ose në Azinë e Vogël; disa u strehuan në Bukuresht, ku tregtarët shqiptarë të qytetit mbështesnin me ndihmën e tyre financiare shtypshkronjën dhe gazetën, organ i interesave tona. Anëtarët e vjetër të shoqërisë vazhduan të shkruanin nën pseudonime dhe një numër i madh i veprave shqiptare mundën të shtypeshin në Bukuresht.

Emrat e disa prej këtyre anëtarëve janë të mjaftueshëm për të treguar se çfarë elite kishte vendi ynë midis djemve dhe mbrojtësve të tij :  Shem Sedin, Sami beu, Naim bej Frashëri, Mehemet Ali bej Vrioni, Ferid pasha (ish-vezir i madh), Ismail Qemal beu, Abedin pasha (ish-guvernator i Arkipelagut), Turkan pasha (aktualisht ambasador në Shën Petersburg), Taksim hoxha (meteorolog i shquar), të gjithë këta janë myslimanë. Të krishterë si Vasa pashai (ish-guvernatori i Libanit), Jani Vreto, Kostandin Kristoforidhis ishin gjithashtu midis mërgimtarëve.

Pastaj erdhi regjimi kushtetues. Deri atëherë nuk kishte asnjë mospajtim midis latinizimit dhe arabizimit të shqiptarëve. Unë pretendoj në çdo paanshmëri se për shkak të Turqve të Rinj ne nuk biem më dakord për këtë pikë të fundit. Turqit e Rinj trajtuan si kaur (katolikë) të gjithë ata që do të shkruanin duke përdorur alfabetin latin; ata gjetën mbështetës midis klerikëve, duke deklaruar se Kurani nuk mund të shtypej me shkronja latine, dhe se favorizimi i një lëvizje të tillë do të ishte një mëkat. 

Pjesa konservatore e shqiptarëve vendosi për alfabetin arab dhe elementët progresistë që gjendeshin në mesin e popullit luftuan për shkrimin latin. Madje dhe në kryeqytet, këto dy grupe, në Parlament, ishin qartësisht armiqësore me njëra-tjetrën. 

Kjo dëshmon, sidoqoftë, fuqinë e palës pro-latine, e cila përfshin në mesin e saj jo vetëm deputetë të krishterë shqiptarë, por dhe një shumicë të myslimanëve, mendja e ndritur e të cilëve ka qenë në gjendje t’u rezistojë imagjinatave të tmerrshme të mëndjeve të thjeshta, të bëra nga kundërshtarët tanë. Në krye të këtyre deputetëve pro-latinë janë Ismail Qemali, pastaj Esat pasha, Ali Hajdar bej (Jakova), Aziz pashë Vrioni (nga Berati), Hamdi beu (i Çamërisë), Shahin bej Kolonja, Nexhib bej Draga, Mufid beu, Hasan beu, Mishei efendi, Mahmud Polo efendi, Fuad pasha (Prishtina), Hasan Basri bej.

Dy deputetë janë asnjëanës : Hafiz Ibrahim efendiu  (nga Peja) dhe Murteza efendiu.

Pala pro-arabe, më pak në numër, përfshin : Riza beun (nga Shkodra e Shqipërisë), Shaban pashën (nga Peja), Jahja Alia Jasi Bej (turk por deputet nga Shqipëria), si dhe Wasif efendiun (nga Manastiri), Haxhi Aliun (nga Elbasani). Së fund, dy prej tyre po kërkojnë një terren pajtimi; këta janë Said efendiu (nga Shkupi) dhe Shefqet efendiu (nga Dibra).

Jo vetëm që partia pro-latine fiton nga numri dhe cilësia e anëtarëve të saj, por ajo gjithashtu fiton nga veprat që ka botuar dhe nga mbështetja e gjuhëtarëve evropianë si Petersen në Kopenhagë, G. Meyer, dhe i ndjeri L. Benlov, etj. Akoma më mirë, për përhapjen e ideve të tyre, shqiptarët pro-latinë krijuan gazeta deri në Amerikë : Flamuri dhe Dielli. Albania është një revistë e botuar në Boston, ku jetojnë afro 30.000 shqiptarë. Në Egjipt botohet Shkreptinia (Rrufeja – L’Eclair). Ndërsa për sa i përket vetë Shqipërisë, janë botuar gazeta të ndryshme si : Lidhja Ortodokse, Korça, Bashkimi, Koha. Liria botohet në Selanik dhe Shqipetari në Kostandinopojë. Një kolegj i formimit të mësuesve (Normalja) qe themeluar në Elbasan, por ai u mbyll nga autoritetet. Sapo është formuar një shoqëri letrare shqiptare në Kostandinopojë, në modelin e asaj të vitit 1879.

Ndërsa pro-latinët kanë bërë përparim të madh, ende nuk është realizuar një vepër te shqiptarët pro-arabë, megjithë kërkesat për përkthyes të bëra nga Ministri i Arsimit Publik.

Me pak fjalë, ne duam për Shqipërinë një ligj decentralizimi si ai për të cilin po mendohet në këtë moment për Jemenin. Ne gjithashtu bëjmë thirrje që t’u jepet fund këtyre dërgesave të qëllimshme të zyrtarëve shqiptarë në Azinë e Vogël dhe më gjerë. Ky është një gabim në programin e Turqve të Rinj, një burim acarimi për bashkatdhetarët tanë të brengosur nga mungesa e besimit të treguar ndaj tyre nga regjimi i ri. Nëse shqiptarët do të ishin armiqësorë ndaj këtij regjimi, do të ishte aq e lehtë për ta të dëmtonin qeverinë si në vendin e tyre ashtu edhe atje. Nga ana tjetër, neve na dërgojnë zyrtarë që nuk e njohin gjuhën tonë, zakonet tona dhe që nuk mund të kenë asnjë kontakt me popullin. Kështu i ndodhi Mazhar beut, guvernatorit të përgjithshëm të Kosovës, i cili qe shkaku i trazirave të vitit 1910. Ishte kryesisht ai që krijoi këtë konfuzion të dëmshëm, midis alfabetit shqip me shkronja latine dhe arabe. 

Kryengritja e vitit 1910 nuk ishte një reagim kundër regjimit të ri të Xhonturqve, por kundër keqadminstrimit lokal. Këtë reagim mori parasysh qeveria qendrore, duke marrë kështu në konsideratë këto keqkuptime. Talaat beu, atëherë Ministër i Brendshëm, u nis për të bërë një hetim në Shqipëri; por për të mos e kompromentuar situatën e partisë Bashkim dhe Progres, ai largoi Mazhar beun vetëm tre muaj më vonë, duke e emëruar atë guvernator të përgjithshëm në Andrinopojë.

Ne shpresojmë që udhëtimi i Madhërisë së Tij do të inaugurojë, në Shqipëri, një epokë drejtësie dhe drite (zhvillimi). Ky udhëtim është i mirëpritur si një shenjë e pajtimit midis shqiptarëve dhe turqve. Ne besojmë se, me kalimin e kohës, qeveria do të ndryshojë vrazhdësinë e politikës së saj ndaj nesh. Shqipëria do të jetë roje besnike e Perandorisë në detin Adriatik dhe do ta mbrojë atë nga të gjitha rreziqet që mund t’i vijnë nga ana tjetër e detit. Por qeveria duhet të krijojë shkolla kombëtare dhe shkolla të përbashkëta për të tërhequr, arsimuar dhe fituar besim tek të rinjtë tanë. Nuk ekziston asnjë lloj industrie te ne. Hakmarrja (Gjakmarrja) ende mbretëron në Shqipëri dhe për t’u ushqyer me prodhime të gjuetisë, për t’u mbrojtur kundër plaçkitësve dhe të tjerëve, është e domosdoshme që malsorët tanë të kenë armë.

Vetëm për këtë qëllim ata po përpiqen të gjejnë pushkë dhe jo me idenë e një revolte. Aq më tepër, gati 2 deri në 3.000 shqiptarë janë strehuar në Mal të Zi, i cili u ofroi atyre azil. Ka një rrezik këtu për qeverinë turke dhe ne jemi duke pritur që ajo të ndërmarrë hapa për t’i lejuar që të gjithë këta refugjatë të kthehen në shtëpitë e tyre. Është thënë se Shqipëria nuk është kurrë e qetësuar (në paqe). Kjo do të vijë me kalimin e kohës dhe akoma më shpejt kur qeveria e re xhonturke të kuptojë interesat e saj!Këto janë deklaratat që më bëri Dervish Hima. Më duhet të them të vërtetën se ekziston te ai një sinqeritet i padiskutueshëm dhe një përpjekje e vërtetë drejt paanshmërisë.

(Marrë nga Darsiani)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur dervish hima levizja shqiptare ne konstandinopoje dervish hima levizja shqiptare ne konstandinopoje

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve