LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbrazet Al-Hol, kurdët do të lirojnë 15 mijë ekstremistët të ISIS, më shumë se 50 shqiptarë janë ende në pritje

16 Nëntor 2020, 07:08 Nga DOSJA
Zbrazet Al-Hol, kurdët do të lirojnë 15 mijë

Dyert e kampit  Al Hold duket se do të hapen për shumë nga ektremistët e ISIS-it pas më shumë se 4 vitesh izolimi, për shkak të mbi popollimit por edhe të shpërthimit të rasteve më Covid-19 në mesin e të burgosurve. Mediat ndërkombëtare raportuan për lirimin së shpejti të dhjetëra terroristëve të burgosurve  në kampin e kontrolluar nga kurdët.

Sipas raporteve, autoritetet kurde kanë vendosur të lirojnë 15,000 të burgosur nga kampi Al-Hol i cili ndodhet në verilindje të Sirisë, pasi rritja e rasteve me koronavirus ka përkeqësuar kushtet në kampin tashmë të mbipopulluar. Al-Hol dihet se strehon mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik dhe familjet e tyre, për të cilët vetë kurdët kanë paralajmëruar se paraqesin një kërcënim të madh. Drejtuesit e Al-Hol kanë paralajmëruar se nuk mund të mbajnë përgjegjësi për rreth 65,000 ekstremistë të strehuar në këtë kamp për një kohë të gjatë. Dhe pandemia vetëm ka shpejtuar të pashmangshmen.

Ky lirim masiv dhe i papritur i militantëve  përbën një kërcënim të madh për të gjithë Europën. Ekspertët po paralajmërojnë se çdo radikal që tundohet të largohet nga kampi mund të bashkohet me shumicën e emigrantëve sirianë dhe të drejtohet për në Europë. Hans-Jakob Schindler, drejtor i Projekti Kundër Ekstremizmit thotë se rreziku që vjen nga Al-Hol prek sidomos vendet që ndodhen në vijën e parë të krizës së refugatëve, si Italia, Greqia dhe Ballkani. “Ka një numër të konsiderueshëm eskremistësh në Al-Hol që nuk de-radikalizuan dhe do të dalin më të rrezikshëm se më parë,” tha ai.

Sa shqiptarë ka në kamp

Bedri Elezi, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Kosovë, zbulon per Gazeten “Si” se në kampin e ruajtur nga kurdët në Veri të Sirisë janë strehuar rreth 53 fëmijë dhe gra nga Shqipëria, të cilët presin të kthehen në vendin e tyre. “Gjithsej në Kampin Al Hol janë 144 shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi”, i thotë ai gazetës. Megjithatë është ende e paqartë nëse ata do të jenë në mesin e ekstremistëve të liruar dhe nëse po, si do të veprohet për riatdhesimin e tyre

Në një tjetër investigim të kryer ditë më parë nga BBC tregonte se gratë që vazhdojnë të kenë ide ekstremiste mbahen të veçanta dhe nën vëzhgim gjatë gjithë kohë, pasi mendohet se do t’ia përçojnë edhe fëmijëve. Por, ka shumë të tjera, ndër to edhe gra shqiptare të cilat janë të dëshpëruara për t’u kthyer në shtëpi. Një delegacioni zyrtar nga Republika e Shqipërisë bëri disa javë më parë një vizitë zyrtare në Sirinë verilindore, me fokus riatdhesimin e shtetasve shqiptarë në kampin Al-Hol por arritën të rikthejnë vetëm pesë prej tyre.

Ferri” në kampin ‘Al- Hol’ në Siri mori fund për 4 fëmijë shqiptarë dhe një grua në karrocë me rrota . Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha si edhe Endri Dumani u rikthyen në Shqipëri për tu bashkuar me familjet e tyre. Mes të shpëtuarve është  Endri Dumani, 11-vjeçari nga Dibra i cili kishte në këtë kamp 6 vite, e ndërsa motra e tij Eva, ka refuzuar që të dalë, duke u fshehur në momentin që trupat shqiptare kanë mbërritur në kamp.

Me shpëtimin e Dumanit nga kampi Al-Hol në Siri, më herët të Alvin Berishës, në total shkon 26 i të nxjerrë nga kampi Al-Hol në 2 operacione, por më shumë se 50 shqiptarë janë ende në pritje. Zyrtarë në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq janë shprehur se gratë dhe fëmijët që kanë jetuar në kampe gjatë gjithë kohës, kanë nevojë për kujdes të veçantë, sidomos të miturit të cilët nuk kanë qasje për shkollim dhe mund të preken nga sëmundje ose të abuzohet me ta.

Ndërkohë që Elodie Schindler, zëdhënëse e Kryqit të Kuq thotë se shtetet duhet të inkurajojnë balancimin e çështjes së sigurisë dhe llogaridhënies me nevojat e njerëzve.
“Vendet e origjinës nuk mund t’u kthejnë shpinën”, tha ajo. Të dhënat kanë treguar se, kushtet e kampit janë të këqija, nuk ka kanalizime, gjithandej mban erë të keqe dhe askush nuk ka një përgjigje për gratë dhe fëmijët të cilat vuajnë pasojat e burrave të tyre ekstremistë.

Rreziku që i kanoset Europës

Duke shfrytëzuar anijet e mbipopulluara që udhëtojnë nga kombet e shkatërruara nga lufta, si Siria dhe Libia, për në Europë, shumë nga terroristët e mbetur në Siri po maskohen si emigrantë të ligjshëm Kjo teknikë nuk është e re, por është përdorur shumë nga terroristët vitet e fundit. Një rast është ai i Salah Abdeslam, një nga autorët e sulmeve terroriste në Paris në vitin 2015 që u mori jetën 130 njerëzve dhe la më shumë se 350 të plagosur. Abdeslam besohet të ketë bërë katër udhëtime në Hungari gjatë të cilave ai mori terroristë të tjerë të lidhur me sulmet në Bruksel dhe Paris.

Pas sulmeve të Parisit dhe incidenteve të ngjashme në vendet fqinje, kërcënimi i sigurisë që vinte nga kriza e refugjatëve u kthye në fokusin kryesore të BE-së. Megjithëse emrat e këtyre ekstremistëve ishin në bazat e të dhënave evropiane kundër terrorizmit, shumë prej tyre u paraqitën si refugjatë dhe mbanin pasaporta false. Po ashtu numri i madh i refugjatëve përgjatë këtyre udhëtimeve po u jep ekstremistëve një grumbull të bollshëm rekrutësh që mund të radikalizohen.

Tani, me zhvendosjen e fokusit tek Covid-19 në sistemet shëndetësore dhe financiare, aftësia për të mbajtur nën kontroll kush hyn si refugjatë në Europë po bëhet gjithnjë e më e kufizuar. Jo vetëm që ka më pak fuqi punëtore në dispozicion për të monitoruar dhe policuar fluksin e të huajve, por edhe vetë protokollet shëndetësore të krijuara për të ngadalësuar përhapjen e virusit është në favor të ekstremistëve të infiltruar. Veshja ee maskave të fytyrës për shembull tani e bën më të lehtë për sulmuesit që të maskohen gjatë kalimit të kufijve ndërkombëtarë.

Ngjarjet e muajve të kaluar kanë treguar që dhuna ekstremiste është ende një kërcënim për Europën. Pavarësisht bllokimeve në të gjithë kontinentin, një sërë celulash xhihadiste janë identifikuar në qytete të mëdha në Francë, Spanjë dhe Gjermani që nga fillimi i vitit 2020. Sikurtë mos mjaftonte kjo, pandemia u ka dhënë grupeve militante materiale të shumta për propagandë, qoftë duke fajësuar Perëndimin për përhapjen e virusit ose duke promovuar teori konspirative për origjinën e sëmundjes. ISIS madje ka pohuar se koronavirusi është një shenjë e Ditës së Gjykimit që po afrohet dhe një shenjë që besimtarët duhet të bashkohen për kauzat e tyre luftarake.

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet isis lirohn 15 mije ekstremiste nga kampi al hol isis lirohn 15 mije ekstremiste nga kampi al hol

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje