LIVE UPDATES
Bota

Zbulimi amerikan: Rusia po përgatitet për një konflikt të gjatë në Ukrainë

10 Maj 2022, 21:03 Nga DOSJA
Zbulimi amerikan: Rusia po përgatitet për një konflikt të

SHBA- Lufta tre-mujore e Rusisë në Ukrainë ndodhet “në një lloj ngecjeje” dhe Presidenti rus Vladimir Putin duket se po përgatitet për një konflikt të gjatë, thanë të martën zyrtarë të lartë të zbulimit amerikan. Rusia, e cila e quan sulmin “një operacion special ushtarak”, dislokoi muajin e kaluar më shumë trupa në Ukrainë, për një ofensivë të madhe në pjesën lindore të vendit, por përparimi ka qenë i ngadaltë.

Sulmi i Rusisë në ditët e para të luftës në fund të shkurtit për të marrë Kievin dështoi si pasojë e rezistencës së fortë ukrainase.

“Rusët nuk po fitojnë dhe as ukrainasit nuk po fitojnë, dhe situata është futur në një lloj ngecjeje“, tha gjeneral-lejtnanti Scott Berrier, kreu i Agjencisë së Zbulimit Ushtarak, para Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura.

Ai shtoi se deri më tani, 8 deri 10 gjeneralë rusë janë vrarë në luftën e përgjakshme.

Lufta ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve, ka detyruar miliona ukrainas të largohen nga vendi dhe ka kthyer qytetet të tëra në gërmadha. Moska nuk ka shumë çfarë të tregojë për fitore me përjashtim të një rripi në jug dhe disa territore të vogla në lindje.

Presidenti Vladimir Putin u bëri thirrje rusëve të vazhdojnë betejën, gjatë një fjalimi triumfator me rastin e Ditës së Fitores ndaj nazizmit të hënën, por heshti lidhur me planet për një përshkallëzim të sulmit në Ukrainë. Perëndimi kishte parashikuar që ai mund ta përdorte fjalimin në Sheshin e Kuq, për të urdhëruar një mobilizim të përgjithshëm.

Gjatë së njëjtës seancë në Senat, Drejtoresha e Agjencisë së Zbulimit Kombëtar Avril Haines tha se një fitore e Rusisë në rajonin e Donbasit, që shtrihet në pjesën lindore të Ukrainës, mund të mos i japë fund luftës.

“Ne vlerësojmë se presidenti Putin po përgatitet për një konflikt të gjatë në Ukrainë, gjatë së cilit ai mund të synojë të arrijë qëllime përtej Donbasit“, u tha zonja Haines senatorëve.

Zonja Haines shtoi se zoti Putin po pret që vendosmëria e perëndimit të dobësohet me kalimin e kohës. Ndërsa konflikti vazhdon, janë ngritur shqetësime mbi dinamikën e tij në muajt e ardhshëm.

“Si rezultat i mospërputhjes së ambicieve që ka Putini me aftësitë ushtarake konvencionale të Rusisë në terren, në muajt e ardhshëm mund të shohim një trajektore më të paparashikueshme dhe potencialisht përshkallëzuese”, tha zonja Haines.

Armët taktike bërthamore

Shqetësimi perëndimor mbi rrezikun e një lufte bërthamore u rrit pasi zoti Putin nisi sulmin në Ukrainë, më 24 shkurt, me një fjalim gjatë të cilin ai foli mbi fuqinë bërthamore të Moskës dhe paralajmëroi se çdo përpjekje për t’iu kundërvënë Rusisë: “do t’ju çojë në pasoja të tilla që nuk i keni hasur kurrë në historinë tuaj”.

Autoritetet ruse thanë muajin e kaluar se po planifikojnë që deri në vjeshtë, të dislokojnë raketat e sapotestuara balistike ndërkontinentale “Sarmat”, të cilat janë të afta për të kryer sulme bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara.

I pyetur mbi mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike nga zoti Putin, zoti Berrier tha: “Tani për tani, ne nuk e shohim (një gjë të tillë)”.

Zonja Haines tha më herët se komuniteti i zbulimit beson se zoti Putin do të autorizonte përdorimin e armëve bërthamore vetëm nëse ai mendonte se kërcënohej ekzistenca e shtetit rus.

Të martën Ukraina bëri të ditur se forcat e saj kishin rimarrë disa fshatra nën kontrollin e trupave ruse në veri dhe verilindje të Kharkivit, duke bërë përpara me një kundërofensivë që mund të sinjalizojë një ndryshim në rrjedhën e luftimeve, duke vënë në rrezik disa prej përparimeve kryesore të Rusisë.

Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, Yuriy Saks, tha se forcat vendase po i shtynin forcat ruse jashtë rrezes së Kharkivit, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ka qenë nën bombardime të vazhdueshme që nga fillimi i luftës.

Kundërsulmi mund të sinjalizojë një fazë të re në luftë, ndërsa Ukraina tashmë është hedhur në ofensivë pas disa javësh në të cilat Rusia ndërmori një sulm në shkallë të gjerë, por pa bërë ndonjë përparim.

Duke zmbrapsur forcat ruse që kishin marrë kontrollin e zonave në periferi të Kharkivit, ukrainasit po godasin tashmë linjat e furnizimit që mbështesin forcën kryesore sulmuese ruse në jug të vendit.

“Ata po përpiqen të frenojnë rusët duke ndërprerë linjat e furnizimit, sepse kjo ka qenë një nga dobësitë kryesore (të rusëve). Ukrainasit po i afrohen kufirit rus. Ndaj çdo përparim që rusët shënuan në ditët e para, në verilindje të Ukrainës, po e humbasin gjithnjë e më shumë”, thotë Neil Melvin i institutit të politikave mbi Rusinë, me bazë Londër.

Po sot forcat ruse goditën me raketa portin e Odesës, me sa duket për të ndërprerë rrugët e furnizmit të Ukrainës me armë.

Sipas zyrtarëve ukrainas sulmi ka ndodhur të hënën dhe raketat kanë goditur një qendër tregtare si dhe një magazinë. Një person humbi jetën dhe 5 janë plagosur.

Sipas zyrtarëve ukrainas, një pjesë e raketave kanë qënë të vjetra, të epokës sovjetike, ndërsa disa kanë qënë raketa moderne hipersonike.

Zyrtarë ukrainas, britanikë dhe amerikanë, thonë se Rusisë po i mbarojnë me shpejtësi armët me precision të lartë, duke shtuar rrezikun që të përdorë raketa të zakonshme, që mund të shkaktojnë më shumë dëme.

Që kur Presidenti Putin nuk arriti të merrte Kievin në ditët e para të luftimeve, ai e ka kthyer vëmendjen nga rajoni industrial i Donbasit në lindje dhe sipas disa ekspertëve, synimet e Moskës mund të përfshijnë edhe shkëputjen e plotë të Ukrainës nga brigjet e saj në Detin e Zi.

Kjo do t’i jepte Rusisë mundësinë të lidhej përmes tokës si me Gadishullin e Krimesë, që e aneksoi në vitin 2014, ashtu edhe me Transdnistrian, rajonin separatist të Moldavisë.

Edhe në se Rusia nuk do të arrinte ta shkëpuste Ukrainën nga Deti i Zi dhe duket, se ajo nuk i ka forcat e nevojshme për ta bërë këtë, vazhdimi i goditjes së Odesës me raketa, pasqyron rëndësinë e këtij qyteti si një pikë nevralgjike transporti. Odesa, porti më i madh i Ukrainës, është gjithashtu pika kryesore nga eksportohet gruri dhe bllokada e Rusisë ka shkaktuar tashmë vështirësi në furnizimin global me drithëra.

Marrë nga VOA

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota avril haines lufta ukraine-rusi scott berrier vladimir putin avril haines lufta ukraine-rusi scott berrier vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj