LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Zbulohen letrat sekrete për Enver Hoxhën: Ushtarakët përdhunojnë vajzat kineze, ato s’bërtasin që të mos prishet miqë

24 Shtator 2019, 14:04 Nga DOSJA
Zbulohen letrat sekrete për Enver Hoxhën: Ushtarakët

TIRANË- Memorie.al publikon për herë të parë dokumentat e bujshme arkivore me “dosjen e zezë” të marrdhënieve shqiptaro-kineze të fillimit të viteve ’60-të, ku ambasadori shqiptar Reiz Malile ka informuar rregullisht Komitetin Qendror të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxhën, Hysni Kapon, etj, lidhur me sjelljet imorale e shtazarake të dhjetra ushtarakëve, kursanëtëve dhe specialistëve shqiptarë që ishin në qytete dhe provinca të ndryshme të Kinës, të cilët kryenin akte rrugaçërie duke kapur me forcë e duke përdhunuar vajza kineze, kudo që ato ndodheshin, në ara, fabrika, kanitere ndërtimi, autobuza, mbrëmje vallëzimi etj., etj. Dhe kur pala shqiptare donte që t’i proçedonte ata për gjyq, pala kineze nuk ishte dakort dhe kërkonte që ata “të bënin autokritikë të thellë dhe të edukoheshin nëpërmjet punës….”?!

Pas prishjes së marrdhënieve zyrtare të Tiranës me Kremlinin në fundin e vitit 1961 dhe fillimin e ’62-it, kur Moska dhe Hrushovi tërhoqi edhe gjithë personelin e ambasadës së saj nga kryeqyteti shqiptar, Enver Hoxha dhe regjimi komunist i Tiranës u lëshuan “në prehrin” e Mao Ce Dunit, duke lidhur një aleancë të fortë me vëndin e madh komunist aziatik me të cilin kishin filluar “flirtet” që nga fillimi i viteve ’50-të kur kryetari Mao konsolidoi pushtetin e tij. Kështu që nga fillimi i viteve ’60-të dhe deri në mesin e viteve ’70-të kur Enver Hoxha do të fillonte ftohjen me “vëllezërit kinezë” pas vizitës së Riçard Nikson-it në Kinë, për më shumë se dy dekada me rradhë, Pekini zyrtar do të ishte një nga mbështetësit kryesorë të Shqipërisë komuniste, jo vëtem në aspektin politik, por dhe në atë ekonomik e ushtarak, duke i akorduar vëndit të vogël e të varfër ballkanik, disa dhjetra milion dollarë ndihma dhe kredi, ku shumica e tyre ishin falas apo me afat të gjatë shlyerje….!

Kështu në ato dy dekada, qeveria shqiptare i mbështeste të gjitha planet e saj pesvjeçare vetëm në saj të ndihmave dhe kredive që jepte qeveria kineze (ku ato ushtarake ishin të gjitha falas) dhe në këtë kuadër, përveç industrisë ushtarake si: Uzina e Artilerisë në Tiranë, Kombinati i Armatimeve në Poliçan të Skrapartit, aeroportet ushtarake të Gjadrit e Kuçovës, bazave ushtarake detare të Porto-Palermos, Shëngjinit etj., etj., në ato vite u ndërtuan dhe u vunë në shfrytëzim pothuaj të gjitha veprat industriale në Shqipëri, si: Uzina e Naftës dhe e Gazit në Ballsh, Hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzës dhe Komanit, Kombinati Kimiko Metalurgjik i Laçit, Radio-Televizioni Shqiptar, fabrika e Letrës në Lezhë, Uzina e Telit në Shkodër, etj etj uzina e fabrika të vogla në të gjithë Shqipërinë, në të cilat punuan specialistët dhe inxhinierët kinezë me përkushtim dhe korrektesën më të madhe. Po kështu, për vënien në funksionim të këtyre veprave të mëdha industrial ku ishte mbështetur e gjitha ecuria e ekonomisë shqiptare, Republika Popullore e Kinës morri përsipër edhe shkollimin e specializimin e qindra e qindrave kuadrove shqiptarë, civile dhe ushtarak, në Republikën Popullor te Kinës. Të gjitha këto tashmë janë të njohura nga brezi që e ka jetuar në atë kohë dhe ato janë të pasqyruara edhe në mjetet e informimit publik dhe propagandës, si, gazeta, revista, albume, Radio-Televizioni Shqiptar, Kinostudio “Shqipëria e Re”, etj., etj. Të cilat kulmojnë me vizitat e kryeministri kinez Çu En Lai në Shqipëri (ku gjithë populli është i derdhur në rrugë me parrulla dhe lule në duar), si dhe me një sërë vizitash e takimesh të krerëve më të lartë të udhëheqjes komuniste shqiptare në Kinë, duke filluar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Avdyl Këllezi, Ramiz Alia, Haxhi Lleshi, etj.etj., e me rradhë deri tek rangjet më të ulta të administratës zyrtare. Por e gjitha ajo “miqësi e pathyeshme” dhe e ngushtë midis dy “partive motra”, që e pati epilogun në korrikun e vitit 1978, ka pasur edhe anën më të errët të saj, e cila jo vetëm që është mbajtur e fshehtë dhe nuk është bërë kurrë publike në ato vite, por edhe sot e kësaj dite kur kanë kaluar gati 30 vjet nga rënia e regjimit komunist, ajo gjë ende vazhdon të mbetet e fshehtë?! Bëhet fjalë për sjelljen imorale dhe qëndrimin e ushtarakëve, kursantëve e specialistëve shqiptarë, kuadro inxhiniero-teknik që asokohe (për dy dekada me rradhë), ishin në Republikën Popullore të Kinës, ku me dhjetra prej tyre, janë sjellë në mënyrën më të shëmtuar, duke bërë përdhunime të vajzave dhe grave kineze, kudo ku ato ndodheshin “ndër ara, fabrika kantiere, ku vlonte ‘puna’ kudo”, apo qendra pune e prodhimi, autobus, stalla lopësh, mbrëmje vallëzimi, eskurisone etj etj, aq sa një pjesë e tyre, sipas raporteve të “shokëve kinezë” ishin bërë “tmerri i rajoneve…”?!. Të gjitha këto janë të pasqyruara me detaje në dhjetra raporte e informacione që ambasada shqiptare në Pekin ia ka dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së, me anë të ambasadorit Reiz Malile dhe ato janë parë e firmosur me shënimet përkatëse nga vetë Enver Hoxha, Hysni Kapo etj nga udhëheqja e lartë e PPSH-së. Në këtë “dosje të zezë” të marrëdhënive shqiptaro kineze, e cila ka siglën “Tepër sekret” dhe përmban një korrespodencë të gjatë me raport-informacione të firmosura nga ambasadori shqiptar në Pekin, Reiz Malile, atasheu ushtarak Elami Hado, drejtori i Drejtorisë së Marrdhëniemeve me Jashtë në Komitetin Qëndror të PPSH-së, Pirro Bita, etj etj, ka të pasqyruara me detaje dhe hollësira shumë e shumë ngjarje ku ushtarakët, kursantët e specializantët shqiptarë janë “lëshuar si ujku në vathë” mbi vajzat dhe gratë kineze, duke shfryrë epshet e tyre shtazore me akte të shëmtuara përdhunimesh….?! Ku sipas raporteve në fjalë, “vajzat kineze kur përdhunoheshin, nuk bërtisnin, pasi nuk donin që të prishej miqësia shqiptaro-kineze” dhe kur pala shqiptare insistonte që ata që kishin kryer këto akte të shëmtuara të procedoheshin penalisht e t’i jepeshin gjyqit, “shokët kinezë” nuk ishin dakort me këtë masë të rëndë, por insitonin që ata “të bënin një autokritikë të thellë dhe të edukoheshin nëpërmjet punës”…?! Lidhur me këtë dhe të tjera nga kjo “dosje e zezë”, na njohin dokumentat arkivore sekretet që po publikojmë duke filluar nga ky shkrim, gjë e cila nuk ka për qëllim aspak pët të treguar apo denigruar “derrat e pyllit shqiptar”, por si një dëshmi e historisë së marrdhënieve shqiptaro-kineze, ku këto ngjarje kanë qenë dhe do mbeten si një njollë e zezë në aspektin historik të tyre…

I n f o r m a c i o n

PER KURSANTIN JANI. P.I

Jani P.I. anëtar i BRPSH-së që ishte dërguar si kursant për specializim në R.P të Kinë është sjellë shumë keq atje. Që në fillim kur u nis me avion me shokët qëlloj me grusht një nga shokët. Në një eskursion në qytetin Cun Cin u zhvesh lakuriq dhe bëri banjo në lumë. Po gjatë këtij eskursioni ofendoi në mënyrë brutale disa vajza kineze. Kur u thirr nga sekretari i organizatës për këto sjellje ay e ofendoi atë me fjalë të ulta dhe tentoi ta qëllonte me grusht. Po ashtu me fjalë brutale ofendoi dhe përgjegjësin e grupit kur e thirri për ta këshilluar. Mbas këtyre Jani I. desh ta mbyste në lumë shokun Hajri Zh. Nuk e bëri dot pasi atje u ndodhën shokët e tjerë.

Gjatë udhëtimit me autobus ofendonte nga dritarja çdo vajzë që shikonte, në autobus kishte dhe kineze. Kur u kthyen nga eskursioni, atë e thirri përgjegjësi i grupit, sekretario i org. bazë të Partisë, zv/sekretari i org. së Partisë, dhe sekretari i org. së Rinisë, por ay nuk pranonte asnjë gabim. U bë mbledhja e kolektivit për të shqyrtuar çështjen e tij, por ay nuk pranoi të marrë pjesë. Mbas kësaj e thirrë në mbledhje të org. bazë të Partisë, por dhe këtu nuk pranoi asnjë gabim dhe dy tre herë tentoj të largohej duke ju thënë se nuk ju dëgjoj dot.

Për këto sjellje org. bazë e Partisë propozoi kthimin e tij në Shqipëri. Këto propozim e aprovoj dhe Ministria e Mbrojtjes Poullore, por se e pezulloj ambasadori shoku Reiz Malile, për arsye se ky bëri autokritikë për përgjegjësitë e tij, se do të përmirësohet dhe nuk do të përsërit gabimet.

Edhe Ministria e mbrojtjes ishte dakort që ai të mos kthehej në Shqipëri. Për këtë çështje Drejtoria Administrative bisedoi edhe njëherë me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes ja la në kompetencë atasheut ushtarak që të vendosë nëse ay meriton që të kthehet në Shqipëri apo të qëndrojë atje.

Meqënse sjelljet e tija janë shumë të këqija dhe duke marrë parasysh gjërat e shëmtuara që po ndodhin atje siç ishte rasti i Hysen B., që t’ju pritet rruga këtyre dhe meqësne Jani. P. I vuan nga…..e nuk është i përshtatshëm për specialitetin që është dërguar, propozojmë që të kthehet në Shqipëri. Edhe Drejtoria Administrative është e mendimit që të kthehet në Shqipëri.

Të kthehet me vaporr Hysni Kapo

………………………………………………………………………………………………………………………

I N F O R M A C I O N

Në mbledhjen e saj dt.3/1.1962 organizata bazë e Partisë e kursantëve dhe ushtarakëve në qytetin Cun Cin, mori në shqyrtim sjelljet imorale dhe aktin e poshtër të Hysni. H.B. dhe vendosi përjashtimin e tij nga Partia. Për këtë i ishte paraqitur projekt-vendim Sekretariatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së. Por në këtë mbledhje org. bazë e Partisë shqyrtoi edhe sjelljet imorale të Hajdar D.Sh. Dhe vendosi të propozoj kthimin e tij në Shqipëri.

Hajdar Sh. ka pasur sjellje imorale, ka ndjekur vajzat kineze nga mbrapa, u ka kërkuar atyre që të venë në takim dhe megjithëse ato kanë refuzuar, ay ka vazhduar prapë të kërkojë që të venë në takim me të duke përdorur presionin dhe mashtrimin dhe në këtë mënyrë një vajzë i ka vajtur disa herë në takim, ose e ka zënë në rrugë dhe e ka marrë në shëtitje për qëllime të këqia. Kësaj vajze njëherë i mori unazën dhe i tha se do t’ja jepte përsëri, po të vinte në takim me të. Në takim iu premtoi asaj që do ta merrte në Shqipëri dhe ja dha unazën vetëm pasi ajo pranoi që ky ta puthte atë dhe e puthi. Në një takim tjetër këtë vajzë ka dashur që ta çnderonte me forcë (e nxorri dhe prezervativin), por nuk mundi pasi ajo u largua. Kur u kthye në fabrikë e puthi me forcë dhe pastaj me qëllim që ta gënjente dhe që t’i nështrohej atij, i ra në gjunjë duke qarë. I ka dhënë dhe dhuratë një shami dhe një sapun, megjithse ajo ka refuzuar t’ja pranojë.

Një vajze tjetër kineze duke dancuar në një mbrëmje i ofron faqen e tij pranë faqes së saj dhe megjithse ajo përpiqej të largohej, ay e shtërngonte fort në mes. Mbas mbarimit të mbrëmjes e ndoqi pas në rrugë, i kërkoi t’i linte takim por ajo s’pranoi, i puthi dy herë dorën dhe i bënte lajka. Po këtë vajzë në një mbremje tjetër e morri përsëri të danconte po me atë mënyrë si herën e parë dhe kur ajo përpiqej të largohej, ai e cimbiste. Këtë gjë ia bëri dhe një vajze tjetër. Njëherë kur e takoj vajzën që përmëndëm më lart dhe e pa se po bisedonte me shqiptarë të tjerë, i tha se ata janë të liq dhe se kanë nga 4-5 vajza dhe mos bisedo me ta. Të gjitha këto vërtetohen nga dekllarata që kanë lëshuar dy vajza.

Për sejlljet e tij imrorale, Hajdar Sh. është kritikuar nga përgjegjësi dhe sekretari i org, bazë të Partisë, por ay duke gënjyer nuk i pranonte. Vetëm kur iu faktuan ay pranoi gabimet e tija dhe bëri një dekllaratë ku kërkonte që me një autokritikë të mbyllej çështja e tij.

Ambasada e R.P. të Shqipërisë nuk e aprovoi vendimin e organizatës bazë të Partisë për kthimin e tij në Shqipëri duke argumentuar se mbasi u verifikua në vënd nga atashehu ushtarak Elami Hado, rezultoj se Hajdar Sh. Nuk ka kryer akte imoraliteti dhe për xhestet e tij jo korrekte e kritikoi rendë dhe e paralajmëroj.

Ne propozojmë se Hajdar Sh. Të kthehet menjëherë në Shqipëri për shkak se sjelljet e tij janë imorale, të këqia dhe të ulta, dhe se nuk ka kryer akte imoraliteti vetëm se nuk ka mundur ta bëjë, duke përdorur forcën, presionin dhe mashtrimin.

Për sjelljet e Hysen B. dhe Hajdar Sh. Shokët kinezë të Uzinës kanë thirrur përgjegjësin e grupit dhe i kanë vënë në dukje duke theksuar se këto gjëra kanë ngjallur tmerrin në popullin e rajonit.

Gjithashtu po në këtë mbledhje, organizata vendosi që Fiqri. T. t’i hiqet vërejtje e rëndë para kolektivit për arsye se ai kishte dijeni mbi sjelljen e poshtër të Hysni B. dhe jo vetëm që nuk e denoncoi, por edhe kur u pyet, nuk tregonte.

Vetëm kur u thirr për të katërtën herë dhe kur ia faktua se ka dijeni, tregoj. Për ketë propozojmë që t’i hiqet vërejtje e rëndë (me shënim në dokumenta) nga Ministria e Mbrojtjes Popullore.

31.3.1962   DREJTORI I DREJTORISE SE JASHTEME  Pirro Bita

……………………………………………………………………………………………………………………………

PARTIA E PUNES E SHQIPERISE 

TIRANË MË 27/4/1962

KOMITETI QENDROR

DREJTORIA E JASHTEME

I N F O R M A C I O N

MBI DISA ÇFAQJE TE HUAJA TE KURSANTEVE DHE USHTARAKEVE QE STUDJOJNE NE REPUBLIKEN POPULLORE TE KINES

Në Republikën Popullore të Kinës kemi 64 komunistë, kursantë dhe ushtarakë të cilët bëjnë pjesë në 4 organizata bazë të PPSH-së dhe dy grupe të rini-partisë. Nga mbledhjet e këtyre organizatave bazë të Partisë deri tani na kanë ardhur 11 protokolle. Nga këto protokolle, rezulton se deri tani në jetën, qëndrimet dhe sjelljet e ushtarakëve dhe kursantëve ka mjaft sjellje të huaja dhumë të dëmëshme dhe dobësi në punën e organizatave bazë të Partisë. Çfaqjet e huaja janë në këto drejtime:

Në qëndrimet dhe sjelljen imorale të disa kursantëve dhe ushtarakëve deri në akte të shëmtuara siç është rasti i anëtarit të partisë, ushtarakut Hysni B. i cili me anë të mashtrimit dhe forcës çnderoj një vajzë kineze, ose Hajdar Sh, i cili në të njëjtën mënyrë si Hysni B, tentoi që të çnderonte një vajzë kineze, si dhe sjelljet jo të mira me vajzat kineze, në kundërshtim me zakonet e vëndit, të disa të tjerëve si Kristaq P. etj.Qëndrime jo të drejta në punë dhe thyerje disipline duke ngritur problemin se në Shqipëri na kanë gënjyer për specialitetin. Kështu anëtari i Partisë, Rexhep H. nuk shkoi në punë për disa ditë për arsye se nuk pranonte specialitetin që i kishin caktuar duke dhe e konsideronte se i kishin ulur autoritetin duke e caktuar si punëtor dhe jo teknik. Ndoni Gj. Nuk pranonte të punonte në meletrixhe. Anëtari i Partisë, Kostandin B. pranon të punojë në laborator por jo në poligon, duke thënë se nuk e bën dot.

Anëtari i Partisë, Theodhoraq S. thotë se po ta dija për këtë specialitet nuk do vija fare këtu.

Pakënaqësira në lidhje me ushqimin dhe pagesën atje e familjeve të tyre në Shqipëri dhe ngritjen e këtyre problemeve në rrugë të shtrembër. Kështu p.sh. anëtari i Partisë, Kostandin B. i cili ngrihet në mesnsë para 35 vetave dhe bën alarm për ushqimin dhe u thotë të tjerëve se ti mund ta hash këtë, por unë nuk e ha, ose një tjetër që thotë, ose më jep gjellë tjetër, ose unë nuk luaj nga vëndi. Anëtarët e Partisë, Theodhori S. dhe Pandeli M. në rrugë të shtrembër në mes të tërë kolektivit ngrenë çështjen e pagesave, akuzojnë përgjegjësins e i bën kërkesat e buta, etj., ose oficerët që janë në Guo-Mi, për çështjen e pagesave i bënë një letër atasheut ushtarak me përmbajtje shumë të ulët dhe në formë proteste.

Sjellje jo të mira me kolektivin dhe shokët kinezë, si p.sh. Jani I. që sillet keq më shokët kinezë.

Keq është sjellë edhe anëtari i Partisë, Ramadan Sh. i cili është zënë me shokët dhe ka ofenduar një mjek kinez. Anëtari i Partisë, Hiqmet L. sillet keq me shokët dhe anëtari i Partisë, Hamit R. është zënë…

(Marrë nga Memorie.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur dashnor kaloci dokumentet sekrete enver hoxha letrat per enverin miqesia shqiptaro-kineze sekretet e komunizmit dashnor kaloci dokumentet sekrete enver hoxha letrat per enverin miqesia shqiptaro-kineze sekretet e komunizmit


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje