LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohen mesazhet shantazhuese ndaj Ylli Ndroqit, ja si u kërkua bllokimi i lajmeve

14 Gusht 2020, 19:03 Nga DOSJA
Zbulohen mesazhet shantazhuese ndaj Ylli Ndroqit, ja si u kërkua bllokimi i

TIRANË– Mësymja e policisë me armë dhe maska në ambientet e RTV Ora dhe Ora News mesditën e 3 gushtit 2020 ishtë kulmi i një presioni dhe shantazhi politik, ekonomik dhe kriminal që ndodhte prej më shumë se tre vitesh ndaj drejtuesve të televizionit e kryesisht ndaj pronarit Ylli Ndroqi.

Historia tashmë dukshëm, e pranuar dhe nga analistët, nuk ka lidhje me asnjë procedim penal ndaj pronarit të “Yldon Media Group” por një zbrazje mllefi dhe urrejtje ndaj ekranit. Prezantimi nga ana e Bashkisë së Tiranës i projektit për Teatrin Kombëtar ishte vija e kuqe që ndau më konkretisht Erion Veliajn me “Yldon Media Group” e më konkretisht me Ylli Ndroqin.

Ora News hapi ekranin si për ata që mbronin projektin dhe ata që e kundërshtuan. Drejtuesja e atëhershme e Departamentit të Informacionit njëkohësisht dhe moderatorja e edicionit qendror, Beti Njuma, ftonte në studio oponentët e këtij projekti.

Reagimi ishte i menjëhershëm. Për shkak të sensibilitetin që ka shkaktuar tashmë kjo çështje jemi të detyruar të publikojmë një pjesë e mesazheve të dërguar prej personazheve të njohur

Të pasqyroje reagimet kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ishte e barabartë me presion që i bëhej në mënyrë të menjëhershme pronarit të Yldon Media Group.

Puna e gazetarëve quhej ndjekie “Me bukë në trajse”…

Aktivistët në mbrojte të godinës së Teatrit Kombëtar gjetën në ekranet e RTV Ora dhe Ora News, derën e hapur për tu dëgjuar publikisht si kundërshtarë të projektit shkatërrues.

Por kjo ishte motiv për sulm personal ndaj drejtoreshës së atëhershme të informacionit Beti Njuma

Me kalimin e ditëve u bë e qartë se presioni dhe fyerjet nëpërmjet mesazheve nuk ishte vetëm për çështjen e Teatrit Kombëtar, por edhe për çdo shqetësim qytetar i pasqyruar në ekranet e “Yldon Media Group.”

Ishte pikërisht kronika e 26 nentorit 2019 për rrugën Hoxha Tahsim që sjell një mesazh pyetës-kërcënues me shumë pikëpyetje…

Dhe sërish ndërhyrja është e madhe dhe e fuqishme

Dhuna verbale nëpërmjet mesazheve, fyerjet ndaj Beti Njumës dhe të tjerë gazetarëve të RTV ORA dhe Ora News vijuan ditë pas dite.

Janë me dhjetra-qindra mesazhe, të cilat të shoqeruara me linkun përkatës dhe me presionin e rradhës, mbërrinin në telefonin e Ylli Ndroqit gjatë gjithë ditës, deri afër mesnatës.

Shantazhet ndaj Ylli Ndroqi nuk erdhën vetëm nga politika, biznesi dhe bota e krimit por në emër të Erion Veliajt, Ylli Ndroqi, pronari i Ora News është shantazhuar edhe nga pronarë mediash, gazetash e portalesh me lidhje të dyshimta ekonomike e kriminale që kërcënuan me publikimin e çertifikatave personale të Ylli Ndroqit. Provat dhe faktet janë të pakontestueshme.

Por gazetarët vijuan punën në respekt të shikuesit dhe në emër të informimit. Edhe pse ndërhyrje të tilla mund të cilësohen shantazh apo tentativë për të ndërhyrë në linjën editorial, asnjë prej këtyre veprimeve prej pushtetit apo bandave nuk fshihte dot faktin se qyteti kishte problem dhe se qytetarët në dritaren e vetme mediatike që gjetën të hapur flisnin hapur për shqetësimet e tyre. Kjo gjë, sipas mesazh dërguesit ishte fundi një mardhënieje…

Fyerjet ndaj një zonje, një nëne, një gazetareje si Beti Njuma ishte mesazhi më i qartë se çdo të vinte më pas.

Të njëjtat kërcënime dhe shantazhe u bënë ndaj drejtuesit të “Yldon Media Group” edhe kur kompania lidhi kontratë bashkpunimi me kompaninë daneze “DynaTest”e cila përmes rrezeve X kryente skanimin e rrugëve të Tiranës, për të kuptuar nëse lekët e shpenzuara nga xhepat e qytetarëve ishin materializuar në punë apo ishte thjesht një cipë asfalti, nga ajo që rëndom quhet: Për të të hedhur hi syve.

E ardhur në Shqipëri më kërkesë të Yldon Media Group dhe e nënkontraktuar nga një kompani shqiptare, DynaTest u tërhoq me sa duket pas presionit, përmes atyre që dërguan habere deri ne Danimarkë.

Kjo ndodhi në fillim të vitit. Nga shkurti deri në fund të korrikut janë me dhjetra mesazhe, shantazhe telefonike, kontakte nga politika, bisnesi dhe bandat në adresë të Ylli Ndroqit për të devijuar linjën editorial të Yldon Media Group.

Është përdorur në disa raste nëpërmjet mesazheve nga ana e Erion Veliajt edhe kërcënimi ndoshta fizik apo politik duke përmendur çunat e tij të rrugës së Elbasanit të cilët do t’I kishte në kurriz gjithë jetën.

Nëpërmjet kujt?

Kush janë këto çuna dhe ku rrinë këto çuna?

Rruga e Elbasanit fillon tek godina e Parlamentit dhe mbaron në
Bradashesh të Elbasanit.

Refuzimi karshi cdo tentative ekonomike apo kriminale solli goditjen e 3 gushtit, kur në vapën e verës, RENEA dhe Operacionalja mësynë në ambientet e RTV ORA dhe Ora News.

Ky material i prezantohet publikut, për të kuptuar kronologjinë e ngjarjeve që sollën këtë goditje politike, me synim final për të gjunjëzuar Yldon Media Group.

Pjesa tjetër e mesazheve, filmimeve dhe dokumenteve do të bëhen të ditura në fillim në seancë gjyqsore e më pas dhe për publikun e gjërë.

Dhe me zbardhjen e plotë të dosjes së shantazheve ndaj Ylli Ndroqit, njerëzit do të shohin publikisht që pas këtyre qëndron Erion Veliaj me krimin e organizuar, ministra të qeverisë Rama, e deri nëpunësit më të lartë të Këshillit të Ministrave.

Beteja ligjore vijon…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ora news sekuestrohet pasuria e ylli ndroqit ylli ndroqi ora news sekuestrohet pasuria e ylli ndroqit ylli ndroqi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj