LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Zemra rrihte fort”, Roza Anagnosti rrëfen karrierën në skenë: Teatri histori, që s’fshihet me gomë. Garderoba ishte

6 Qershor 2020, 16:10 Nga DOSJA
“Zemra rrihte fort”, Roza Anagnosti rrëfen karrierën

TIRANË– Mes kujtimesh e shumë emocionesh, aktorja e mirënjohur, Roza Anagnosti rrëfen në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, jetën e saj si aktore e Teatrit Kombëtar. Me disa tituj mbi supe ndër to, ‘Mjeshtre e Madhe’, ‘Nderi i Kombit’, dhe me një karriere 55 vjeçare, Anagnosti, përcjell emocione të forta të përjetuara në atë skenë.

“Ishte viti 1964, ishte një ëndërr për cdo artist të ishte aktor në Teatrin Kombëtar. Ishte një emocion i jashtëzankoshëm, ditë e parë kur kam shkuar. Kam lindur në teatrin “Migjeni” në Shkodër, dhe jam rritur në Teatrin Kombëtar. Ishte ëndërr sepse i kisha parë këto artistët e “Toka jonë” te “Hamleti”, ishin aktorë të jashtëzakonshëm dhe ti gjendesh në atë oborr, dhe zemra rrihte fort. Po të gjithë më pritën jashtëzakonisht mirë. Mbaj mend takova Lizën, Behijen, Dritën. Behija si gjithmonë ka qenë me shumë humor, është një brez i cili është i pazëvendësueshëm. Ka vlera të thjeshta, ka dhënë kontributin e tij në Radio, në Televizion, Teatri ishte një bërthamë, ishte shtëpia që vinin i gjithë filmi, këto kanë vlera të pazëvendësueshme që janë të parët, janë themeluesit.

Çfarë kujtoni ju nga hera e parë në skenën e Teatrit Kombëtar, në paskuinta, në gardeborën tuaj, në paskuinta…

Tani e quajnë stallë, po ajo ishte një magji. Salla ka qenë gjithmonë shumë komunikuese me publikun, kabinat kanë qenë të vogla të pastra, me ndriçim, pasqyra. Kadri Roshi rrinte një orë e gjysmë përpara shfaqjes, një orë përpara të gjithë aktorët dhe kishte mikrona, nuk kishte nevojë të rrije anash. Ishte Gjergj Zagora që ishte inspektor i skenës, njoftonte për aktet në skenë. Më kujtohet Erminia, e cila bënte paruket dhe na shikonte si vajza, pasi visheshim në skenë ajo do na jepte viston. Një qetësi absolute, kishte një disiplinë artistike të mrekullueshme. Unë mundohesha të thithja cdo gjë, nuk kam fol shumë, kam dëgjuar më tepër. Kam punuar me artistë që më kanë dhënë jetë në atë skenë. Një jetë artistike kaq e gjatë ka edhe dhimbje, ka edhe lot, gëzime, duartrokitje.

Dua të ndajmë bashkë disa nga provat gjenerale që ju i bënit gjithmonë…

Më parë ishte prova në tavolinë, ku bëhej zbërthimi i gjithë ideve dhe cdo aktor përflitesh të gjente figurën po nga ana logjike tani, veprimet e aktorit. Puna jonë nuk thuhet edhe me fjalë,është një proces i brendshëm. ndodh në brendësinë tënde, që në momentin që ndan rolet, nis procesi krijues. Në film i thonin u ndezën motorët. Në provën gjenerale ishte këshilli artistik, dhe gjithë kolegët që nuk ishin pjesëtar dhe bëhej një diskutim. Kur vinte Dhimitri e dija se ishte dita më e rëndë, se e dija që ai ishte i pamëshirshëm në vërejtje por edhe më e bukur. Dhe për të gjithë artistët ishte ditë feste kur jepej premiere, dhe bëhej një ditë pushim e më pas vijoj me shfaqjet. Në provat gjenerale ishin edhe familjarët, sepse ka nevojë aktori, edhe regjizori të ndjejë sallën, është bashkëpunimi shumë i ngushtë. Plus artisti është shumë i brishtë, sa i brishtë aq edhe i fortë është.

Në këtë rrugëtim tuajin kush kanë qenë miqtë kolegët që kanë rrugëtuar bashkë me ju, e keni patur një marrëdhënie mjaft të mirë bashkë?

Unë kam pas fat që kam punuar me një brez të tillë artistësh. Ndër aktoret e para ishte Liza Vorfi, ishte ndër themelueset në Radio Tirana, një artiste me një finesë të jashtëzakonshme, më pas Drita Pelinku, Behije Çela, Logoreci, Violeta Manushi, Marjeta Kallamata, Esma Agolli, Besa Imami, Margarita Xhepa, Afërdita Taçi, Marta Burda, Edi Luarasi, Mimika Luca, Pavlina Mani, Elida Janushi, Marjeta Ljarja, Luiza Xhuvani, Eva Alikaj, cdo brez dhe cdo dekade kishte gjëra të reja. Koha ecën evoluon dhe e bukura ndryshon. Aktorët si Mihal Popi, Loro Kovaci, Pjetër Gjoka, Sandër Prosi, Prokop Mima, Lazer Filipi, Sulejman Pitarka, Ndrek Luca, Roland Trebicka, Ndrenika, Vlashi, Shkezi, Resuli, Qirjaqi… arti jonë ka edhe teknikë. Nuk mund t’i harrosh, drejtuesit e parë, një njeri i jashtëzakonshëm i Xhemal Broja etj. Riza Hajro e bëri gjithë skenën dhe studio laborator, varet shumë nga ai që drejton, apo Muharrem Shtylla, Pirro Mani, janë shumë. Ka shumë rëndësi drejtimi i institucionit, cfarë vizioni ka, ku do ta cojë, sepse është Teatri Kombëtar, nuk është shaka. Teatri Kombëtar ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me fjalën, me gjuhën shqipe, me fol bukur. Në Radio Tirana, gjithmonë fillonte me orën gazmore e pastaj me Teatrin në ekran, poezi, historia e popullit ndër shekuj etj. Për këtë punë që ndodhi tani duhet të ishin të gjithë sensibël. Aty ëshë realizuar teatri i operas për herë të parë, Ansambli, Instituti i Arteve. Ajo është histori. Nuk fshihet me gomë historia!

(Marrë nga BalkanWeb)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture roza anagnosti shembet teatri kombetar roza anagnosti shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 6 Qershor 2020, 14:22

TIRANË- Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, është një nga artistët më të vlerësuar dhe me te kërkuar në showbizin shqiptar.Ai është fitues i dy p...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj