LIVE UPDATES
Politike

16 Qershor 2021, 10:39 Nga DOSJA

SHKODËR– Kryebashkiakja e Shkodër, Voltana Ademi ka dërguar në Gjykatën e Tiranës zgjedhjet e Pjerin Ndreut si kryetar të Shoqatës së Bashkive, ku kërkon shpalljen e pavlefshme të vendimit. Në padinë e depozituar shkruhet se Shoqata e Bashkive ka pasur në përbërje të saj disa kryetarë bashkish që kanë zgjedhur të lënë anëtarësinë në shoqatën e sipërpërmendur  dhe të anëtarësohen tek tjetra, ajo “Për Autonominë Vendore”. Pasi kanë zgjedhur që të ndryshojnë shoqatë nuk kanë paguar kuotizacionet duke humbur kështu edhe anëtarësinë.

“Vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të datës 8.6.2021, të thirrur nga z. Pjerin Ndreu dhe vendimi i Komitetit Drejtues të datës 8.6.2021 dhe cdo akt tjetër që mund të kërkohet të regjistrohet nga z. Ndreu dhe cdo person tjetër, janë vendime të marra në kundërshtim me ligjin dhe Statutin e kësaj shoqate. Qëllimi i Mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të shoqatës nga z. Pjerin Ndreu dhe kryetarë të tjerë të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, ka për qëllim vetëm ndërhyrjen e paligjshme në procesin që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën me datë 23 qershor 2021,”-shkruhet ndër të tjera.

SHKRESA E PLOTË:

Kërkesa e kryebashkiakes Voltana Ademi, drejtuar Gjykatës:

E nderuar gjykatë,

Nga z. Pjerin Ndreu, duke pretenduar se është zgjedhur Kryetar i ri i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, është kërkuar para jush, regjistrimi në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëve pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i Vendimit të Asamblesë së Përgjithshme, gjoja të kësaj shoqate, të datës 8.6.2021, mbledhja e së cilës është thirrur nga z. Pjerin Ndreu dhe vendimit të Komitetit Drejtues të datës 8.6.2021 të po kësaj shoqate dhe cdo akti tjetër që mund të kërkohet të regjistrohet nga z. Ndreu dhe cdo person tjetër.

Kërkuesit kanë të drejta dhe interesa të ligjshme që cënohen nga regjistrimi i mundshëm që është kërkuar në këtë proces, kjo Bashkia Shkodër, e përfaqëuar znj. Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë Shkodër, është anëtare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Po ashtu, znj. Ademi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë Shkodër është zgjedhur Kreytare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht. Po ashtu, me datë 8 qershor 2021, me vendimin Nr. 5 të Asamblesë së Përgjithshme të zgjedhur kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe të Vendimit të Komitetit Drejtues të datës 4 maj 2021 të po kësaj shoqate është rikonfirmuar ose rizgjedhur Kryetare e kësaj shoqate.

Në të njëjtën kohë, z. Pjerin Nderu si kryetar aktual i Bashkisë Lezhë, ka thirrur me datë 7 qershor 2021 nëpërmjet një njoftimi të dërguar me e-mail ka njoftuar mbledhjen e Kominitetit Drejtues të kësaj shoqate me datë 8 qershor 2021. Po ashtu, po me datë 8 në kundërshtim të hapur me statutin dhe ligjin, ka mbajtur mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj shoqate, ndonëse z. Ndreu dhe bashkia e tij nuk janë aktualisht anëtarë të kësaj shoqate sipas kërkesave të ligjit dhe statutit të shoqatës dhe mbledhje të organizuar edhe në kundërshtim me rregullat e Statutit të kësaj shoqate. Sipas vendimeve të marra dhe të bëra edhe publike në media, kjo Asamble e Përgjithshme e paligjshme, e përbërë me persona që nuk janë aktualisht anëtarë të kësaj shoqate, ka vendosur midis të tjerash shkarkimin e znj. Voltana Ademi nga pozicioni i Kryetares së kësaj shoqate dhe zgjedhjen e z. Pjerin Ndreu si kryetar i kësaj shoqate.

Në këto kushte, kur është organizuar një mbledhje asambleje në kundërshtim me rregullat e statutit të shoqatës dhe legjislacionin në fuqi, kanë marrë pjesë në këtë mbledhje persona që nuk janë anëtare dhe vendimet që kërkohen të regjistrohen, cënojnë haptazi dhe në mënyrë të paligjshme interesat e Bashkisë Shkodër si anëtare e kësaj shoqate, interesat e ligjshme të Kryetares së Bashkisë Shkodër, znj. Ademi si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, si dhe interesat e vetë shoqatës, sikurse do të arsyetojmë në vijim, në mbrojtje të interesave dhe të drejtave tona kushtetuese dhe ligjore, kërkojmë të bëhemi pjesë në këtë proces, duke kërkuar nga ana juaj që në fund të procesit, pasi të na keni dhënë mundësi të dëgjohemi dhe t’ju paraqesim provat përkatëse, të pranoni kërkesën e ndërhyrësit kryesore dhe të refuzoni kërkesën e kërkuesve në këtë proces. Në mbështetje të kësaj kërkesë për ndërhyrje, ju parashtrojmë ‘inter alia’ për arsyet si vijojnë:

Faktet e çështjes

-Shoqata e Bashkive ka pasur në përbërje të saj midis të tjerave edhe Bashkinë Lezhë dhe disa bashki të tjera sikurse pasqyrohen në aktet që ndodhen pranë kësaj Gjykate, por që këto bashki që pas zgjedhje jo kushtetuese të 30 qershorit 2019, kanë zgjedhur të lënë anëtarësinë në këtë shoqatë dhe të anëtarësohen tek shoqata tjetër “Për Autonominë Vendore”, sikurse pasqyrohet në provat shkresore që kemi paraqitur bashkë me këtë kërkesë. Në të njëjtën, kohë që prej asaj kohe, këto bashki nuk kanë paguar kuotizacionet duke humbur anëtarësinë në këtë shoqatë edhe për këtë shkak përvecse për shkak të zgjedhjes së tyre.

-Vendimit i Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Nr. 5, datë 8 qershor 2021 që ka rikonfimuar ose rizgjedhur znj. Ademi si kryetare të shoqatës është marrë nga -Asambleja e cila në përputhje me statutin është mbledhur rregullisht 30 ditë pas vendimit të Komitetit Drejtues.

-Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e drejtuar nga znj. Voltana Ademi, duke vlerësuar që zgjedhjet e 30 qershorit 2019 janë zhvilluar në kundërshtim me Kushtetutën e RSH, ka paraqitur kërkesë para Gjykatës Kushtetuese ku ka kërkuar:

“1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 “Për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiake dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjeve së anëtarëve të këtyre organeve në kundërshtim me nenet 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 13, 15, 17, 18, 22, 42, 43, 45, 48, 65, 92, 93, 109, 116, 122, 145 gernat d), e), germat 2) dhe f) të nenit 131, germa h), pika 1 e nenit 134 të Kushtetutës së RSH. 2. Verifikimin e Kushtetutshmërisë së veprimtarisë së Partisë Bindaj Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në Gjykatë dhe zgjedhjet zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me germen d) të nenit 131 të Kushtetutës së RSH”.

-Për këto arsye, i vlerëson kryetarët e këtyre bashkive të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe kësisoj bazuar në statutin e shoqatës, ato nuk mund të marrin pjesë në shoqatë dhe as në organet drejtuese të saj etj.

-Vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të datës 8.6.2021, të thirrur nga z. Pjerin Ndreu dhe vendimi i Komitetit Drejtues të datës 8.6.2021 dhe cdo akt tjetër që mund të kërkohet të regjistrohet nga z. Ndreu dhe cdo person tjetër, janë vendime të marra në kundërshtim me ligjin dhe Statutin e kësaj shoqate.

-Qëllimi i Mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të shoqatës nga z. Pjerin Ndreu dhe kryetarë të tjerë të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, ka për qëllim vetëm ndërhyrjen e paligjshme në procesin që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën me datë 23 qershor 2021.

Më 8 qershor, Voltana Ademi është shkarkuar nga posti i kryetares së shoqatës së bashkive të Shqipërisë dhe në vend të saj është zgjedhur kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Lëvizja shkaktoi përplasje të forta dhe akuza nga qytetarja e parë e Shkodrës, e cila drejton gishtin nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike pjerin ndreu shkarkohet voltana ademi shoqata e bashkive të shqipërisë voltana ademi pjerin ndreu shkarkohet voltana ademi shoqata e bashkive të shqipërisë voltana ademi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj