LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 30 qershorit, Gjiknuri: Opozita bëri gabim trashanik, Meta i ‘lajthitur’

4 Nëntor 2021, 20:18 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 30 qershorit, Gjiknuri: Opozita bëri gabim trashanik, Meta i

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste e ka quajtur gabim trashanik vendimin e opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet lokale të vitit 2019. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Gjiknuri në lidhje me mos dekretimin e zgjedhjeve nga ana e presidentit Ilir Meta, tha se demokracia nuk mund të merret peng nga dikush që ka ‘lajthitur’.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Në momentin e zhvillimit të tyre nuk kishte Gjykatë Kushtetuese dhe një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë nuk janë juristë dhe i besuan dekretit të presidentit, duke zhdekretuar datën dhe nuk morën pjesë në zgjedhje. Në momentin që popullit i thuhet nga kryetari i shtetit se nuk ka zgjedhje, a mund të jenë këto zgjedhje legjitime?

Damian Gjiknuri: Ky vend prandaj e ka ngritur Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që edhe këto pyetje të vështira të marrin zgjidhje. Fakti që nuk ekzistonte organi nuk mund t’i japë të drejtë një organi tjetër siç është Presidenit që të bënte një shpikje juridike.

Çim Peka: Këtë e thoni ju, por shqiptarët panë që një president i votuar prej jush që tha se nuk ka datë zgjedhjesh…

Damian Gjiknuri: Presidenti mund të mendojë ç’të dojë sikur përfaqëson të gjithë shqiptarët. Kishte një dekret, kishte një pretendim, dhe vendimi i fundit i Kushtetueses jo vetëm e zgjidhi, por për mua ky është një vendim kilometrik i drejtësisë shqiptare sepse krijon stabilitet në demokraci. Sanksionon se institucioni i zgjedhjeve është shumë i shenjtë. Në zgjedhje ka një datë, data mund të shtyhet nëse ka konsensus dhe hapësirë kushtetuese siç u bënë në vitin 2017.

Çim Peka: Në ditën kur u zhvilluan zgjedhjet nuk kishte Gjykatë Kushtetuese. Kryetari i shtetit u tha shqiptarëve se nuk ka datë zgjedhjesh. Një pjesë e popullsisë justifikohen me argumentin dhe nuk e ushtruan të drejtën e votës sepse s’kishte zgjedhje sipas kryetarit të shtetit. Si mund të jenë legjitime?

Damian Gjiknuri: Pse nuk e kuptoi presidenti ligjin ça faji kanë shqiptarët thua ti? Ata shqiptarë që e kuptuan shkuan në votim. Si mund të merret peng demokracia se dikush lajthiti dhe nuk kuptoi mirë ligjin. Ne kemi raste në Shqipëri, edhe më përpara janë shtyrë zgjedhjet dhe janë bërë me marrëveshje politike brenda hapësirës kushtetuese. Jo kur i teket njërit që mqs njëra palë bojkoton, ky ishte një gabim trashanik politik, ju e dini shumë mirë.

Çim Peka: Pse u botua në Fletoren Zyrtare zhdekretimi?

Damian Gjiknuri: Ka një datë, palët ulen në fushë. Kur bojkoton fushën e merr aforfe 3:0. Nuk ka faj populli, por liderët politikë që keqdrejtojnë popullin e tyre, ose atë pjesë që i mbështet.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike damian gjiknuri zgjedhjet e 30 qershorit damian gjiknuri zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj