LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjedhjet lokale/ Televizionet nxjerrin në shitje hapësirën editoriale në fushatë

6 Qershor 2019, 18:06 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale/ Televizionet nxjerrin në shitje hapësirën

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit janë ende në pikëpyetje prej faktit që partitë kryesore të opozitës kanë refuzuar të regjistrohen si pjesë e procesit zgjedhor në formë proteste ndaj lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar.

Por ndërsa vetëm Partia Socialiste dhe e sapo krijuara Bindja Demokratike kanë filluar fushatën, 7 prej televizioneve kryesore në vend i kanë dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ofertat për reklama gjatë fushatës elektorale.

Pesë nga mediat që kanë bërë vetëdeklarim çmimesh për reklama në KQZ, kanë përfshirë në ofertat e tyre për partitë politike dhe kandidatët për kryebashkiakë edhe mundësinë për të blerë hapësirë televizive brenda emisioneve të lajmeve, speciale ose ftesa në emisionet e debatit.

Kodi Zgjedhor e ndalon transmetimin e propagandës në atë kohë televizive të identifikuar si “edicione informative” dhe po ashtu në kod përcaktohet se debatet televizive duhet të jenë me kohë të balancuar për palët. Përzierja e informacionit me reklamën gjatë fushatës zgjedhore, shihet nga ekspertët e medias dhe ato të proceseve zgjedhore si cënim i profesionalizmit dhe një përzierje e gazetarisë me marketingun.

Të pyetur nga BIRN, drejtuesit e televizioneve dhe gazetarët – emisionet e të cilëve reklamoheshin si marketing në KQZ, reaguan në mënyra të ndryshme ndaj praktikës së shitjes së hapësirës televizive ndaj kandidatëve dhe partive politike.

Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit” – i cili ishte fillimisht në listën e emisioneve që ofrohej me pagesë nga televizioni News24, mohoi të kishte dijeni dhe shtoi se nuk do të pranonte të bënte një emision të tillë.  Andi Tela, drejtor i News 24, tha se oferta e dorëzuar në KQZ ishte një gabim i zyrës së marketingut, që i ishte referuar një oferte të ngjashme në vitin 2017.

Nga ana tjetër drejtues të disa televizioneve që u pyetën nga BIRN thanë se nuk shihnin asnjë problem me këtë lloj oferte.

“S’ka rëndësi nëse është paguar, gazetari do i bëjë pyetjet”, tha Artur Zonja, kryeredaktor pranë ABC News, i cili ndër të tjera ofron edhe trasmetime live të fushatës apo profile kandidatësh. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Kasem Hysenbelli, administrator i Fax News.

Ndërsa Elert Yzeiri kryeredaktor pranë A2 CNN mohoi se hapësira editoriale e këtij televizioni ishte në shitje. Ai tha se oferta e identifikuar në faqen e KQZ si “përmbajtje editoriale” dhe sipas të cilës shitej “përmendja në show” për 1 mijë euro dhe “segment në show” për 5 mijë euro, ishte vetëm për hapësirën e reklamave dhe jo për emisionet.

“Nuk preket përmbajtja editoriale, pasi për ne pavarësia editoriale është shumë e rëndësishme”, tha Yzeiri.

Carlo Bollino, zotëruesi i kompanisë Multiscreen Shpk që ka në pronësi Report TV dhe gazetën Shqiptarja.com, nuk iu përgjigj pyetjeve që BIRN i dërgoi me e-mail deri para publikimit të këtij shkrimi. Ndërsa zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha i tha BIRN se ishte detyrë e Bordit të Monitorimit të Mediave për të parë nëse ka apo jo propagandë në edicionet informative.

Tradhtia ndaj publikut

Shitja e hapësirave ose pjesëmarrjes ne emisionet televizive gjatë fushatës elektorale nuk është një praktike e re në Shqipëri. Një investigim i BIRN i publikuar në vitin 2017, gjeti se një numër televizionesh e kanë reklamuar haptazi në KQZ në të kaluarën shitjen e hapësirës në edicionet informative dhe emisionet politike për partitë dhe kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë. Megjithëse kjo praktikë u kritikua nga ekspertët medias dy vjet më parë, kritikat nuk i kanë penguar pesë televizione të bëjnë oferta të ngjashme në prag të fushatës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

News 24, Report TV, A2 CNN, Fax News dhe ABC News reklamojnë në vetëdeklarimet e tyre pranë KQZ-së se ofrojnë veç spoteve edhe hapësirë editoriale kundrejt pagesës. Këtë media ofrojnë ndër të tjera kundrejt pagesave nga 3 mijë deri në 5 mijë euro emisione të dedikuara, kronika, shkrime, profile kandidatësh dhe ftesa në studio.

Drejtuesi i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi i tha BIRN se kjo ishte një qasje tipike biznesi që injoronte “përgjegjësitë (e medias) ndaj shikuesit e lexuesit, standardet dhe vlerat e demokracisë përfaqësuese dhe konceptet e lirisë së medias apo pavarësisë së saj”.

Krasniqi nënvizoi se një situatë e tillë ishte përgjegjësi e institucioneve monitoruese që nuk kishin bërë ndonjëherë ndonjë hetim serioz mbi paratë e përdorura në fushata, ndërsa shtoi se kjo lloj parregullsie ishte edhe produkt i një konsensusi mes palëve.

“Për pasojë, ka një konsensus të heshtur për informalitetin e lartë financiar në fushata elektorale dhe një situatë e tillë paradoksale po përsëritet edhe tani, duke pamundësuar transparencën, hetimin dhe llogaridhënien financiare për subjektet, kandidatët, mediat dhe sponsorët e tjerë të përfshirë në fushatë”, tha Krasniqi.

Krasniqit shtoi kjo praktikë ishte tregues i një demokracie të brishtë dhe një shoqërie me nivel të lartë informaliteti e korrupsioni.

“Fatkeqësisht shitblerja e votës dhe e zgjedhjeve nuk ndodh vetëm në zonat e largëta e kafetë e fshatrave, por edhe në studiot kryesore televizive në Tiranë dhe redaksitë kryesore të medias në Tiranë”, tha ai.

Një qasje të njëjtë ndaj këtij fenomeni kishte edhe kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, i cili tha se problemi ishte më i përhapur se sa vetëm muaji i fushatës elektorale.

“Ky fenomen nuk është aspak i ri. Lajmet e fabrikuara nga partitë politike, qeveria apo Bashkia e Tiranës e që u vinë shumë mediave të gatshme nuk janë gjë tjetër vetëm se “blerje” e lajmit”, tha Cukali.

Sipas Cukalit ofertat e bëra nga TV të ndryshme për fushatë ishin veç zgjerim i kësaj situate, e cila tani përpos kronikave të përgatitura shtrihej edhe në zonën e debateve. Ai tha se ofrimi për shitje i hapësirës editoriale i bënte mediat të padobishme dhe se pas kësaj ato nuk mund të kishin më aftësi të kontrollit mbi të zgjedhurit që me herët u kishin ofruar para për hapësira televizive.

“Ky fenomen konfirmon edhe një herë që një pjesë e madhe e medias ka kohë që nuk është më në shërbim të publikut por në shërbim të privatit dhe të atij që paguan më shumë. Paradoksi qëndron që asnjë nga këto media nuk do të mund të vazhdonte të ekzistonte nëse nuk do kishte shikues apo lexues, pra, ato mbahen në këmbë vetëm falë audiencës të cilën e tradhtojnë”, tha Cukali.

I pyetur në telefon për faktin që emisioni i tij reklamohej në shitje për 5 mijë euro, gazetari Ylli Rakipi reagoi i çuditur duke mohuar të ishte në dijeni të këtij fakti. Ai e dënoi këtë praktikë duke nënvizuar se cënonte lirinë e medias.

“Nuk ka lidhje fare. Unë emision të dedikuar për këtë punë nuk bëj, në mënyrë absolute jo”, tha ai, duke akuzuar qeverinë se përdorte forma të tilla për të kapur median.

Rakipi tha se ofrimi i emisioneve dhe hapësirës editoriale me pagesë nuk ishte profesional dhe akuzoi institucionet monitoruese që nuk bënin punën e tyre me qëllim, duke lejuar që kjo të ndodhte.

“Kjo është një mënyrë e fshehtë që përdoret për të kontrolluar median që është e dobët, nëse do kishim media të fortë kjo gjë nuk do të ndodhte”, tha Rakipi.

Pas interesimit të BIRN oferta e News 24 në KQZ u ndryshua dhe në ofertën e dytë nuk përfshiheshin emisionet televizive “Të paekspozuarit” dhe “Dritare”. Megjithatë televizioni informativ vijoi të ofronte hapësirë për intervistë të kandidatit, profil kandidati, transmetim të mitingjeve dhe shkrim elektoral në Ballkanweb, me çmime nga 1500 euro në 3 mijë euro.

Andi Tela tha se News 24 do t’i ofronte këto hapësira me pagesë vetëm për kandidatë të partive të vogla, për të cilët nuk kishte interes publik dhe për transmetim të mitingjeve elektorale.

E shitur dhe e fshehur

Sipas kryetarit të KSHM-së Koloreto Cukali, mediat televizive që kanë reklamuar në KQZ minimalisht do të duhej që të njoftonin publikun nëse pjesë të hapësirës editoriale ishin të shitura, pasi kjo të paktën do i bënte shikuesit të vetëdijshëm që nuk po shihnin një produkt gazetarie, por një reklamë.

“Por, dhe nëse ndodh gjatë tërë këtij emisioni duhet nxjerrë njoftimi që bëhet fjalë për një program të paguar, pra reklamë”, tha ai.

Të njëjtën gjë vuri në dukje edhe zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha. Ajo i tha BIRN se Komisioni dhe ligji i detyronin mediat që të njoftonin qartësisht se materiali ishte i përgatitur nga një forcë politike apo edhe nëse përgatitej nga vetë media që ai ishte i porositur. “Duhet të ketë logo dhe identifikim të qartë”, tha ajo.

Por disa drejtues të mediave me të cilët BIRN foli nuk e kishin këtë shqetësim.

“Jo nuk ka nevojë, përse duhet të njoftohet”, i tha BIRN drejtues i ABC News Artur Zonja.

Sipas Zonjës megjithëse emisioni do ishte paguar prej kandidatit apo prej partisë politike, gazetari do të bënte punën e vet.

“Ne garantojmë që atij do t’i bëhen pyetjet dhe që janë në interes të publikut. Në parim mund të krijohet problem, por ne garantojmë që në rast se është për shembull kryebashkiak aktual do i kërkohet llogari për premtimet e pambajtura, s’ka rëndësi nëse ka paguar apo jo”, tha Zonja.

Të njëjtën gjë tha edhe Kasem Hysenbelliu, administrator i Fax Media News. Ai shpjegoi se duke qenë se nuk kishte fushatë për shkak të situatës politike televizioni që drejton nuk do të “krijonte një emision të tillë”, por tha se e shihte normale si sjellje, ndërsa shtoi se në një emision debati ku do jenë të ftuar dy kandidatë, “të dyve do ju kërkohet të paguajnë”.

Andi Tela i tha BIRN se këto pjesë nëse do të bëheshin nuk do të njoftoheshin si reklamë, por do të kishte një identifikim që ishin hapësirë promocionale, pra që e njoftonte shikuesin se ishin të porositura, por theksoi se do ishin të kufizuara.

Nga ana e tij kryeredaktori i A2 CNN, Yzeiri nënvizoi se hapësira do të ishte dukshëm e ndarë dhe se do të identifikohej ashtu siç kërkon KQZ.

“Do të zbatojnë rregullat e KQZ për transmetimin e spoteve dhe oraret”, tha Yzeiri, i cili këmbënguli se pavarësisht se si ishte shkruar në ofertën dërguar KQZ-së, këto pjesë nuk do ishin brenda emisioneve dhe as segmente të tyre, por hapësira reklamimi.

Cukali i tha BIRN se kjo formë e të bërit biznes e gjymtonte në një mënyrë median, pasi ajo nuk do kishte më “kurajon për të kritikuar politikanët, partitë apo kryebashkiakët që “e mbushin me para””.

Ai shtoi se media në këtë formë nuk do mund të ndalonte publikimin apo transmetimin e programeve apo shkrimeve “që mund të jenë keq-informuese apo dhe krejtësisht të rreme”.

Cukali thotë se kjo praktikë gjithashtu krijonte kufizime për kandidatët që nuk kishin para, pasi hapësira do blihej nga ata që ishin të pasur apo që kishin lidhje me biznesin, duke u hequr kështu mundësinë kundërshtarëve për t’u shprehur.

Marrë nga reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blerja e hapsirave televizive zgjedhjet lokale 2019 blerja e hapsirave televizive zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty