LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Gjermani forcuan qendrën politike dhe ndëshkuan ekstremet

1 Tetor 2021, 13:14 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Gjermani forcuan qendrën politike dhe ndëshkuan

GJERMANI– Për momentin në Gjermani kemi vetëm konsultime të partive fituese në zgjedhje. Negociatat nuk kanë nisur ende. Po konsultohen me njëra-tjetrën dy partitë më të vogla, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së, që morën në zgjedhje përkatësisht 14,8 përqind dhe 11,5 përqind. Konsultime ato kanë kërkuar edhe me partitë e mëdha: këtë të diel (03.10.) liberalët e FDP-së do të konsultohen  me CDU/CSU-në. Ndërsa javën që vjen ata do të bisedojnë me socialdemokratët. Të martën janë Të Gjelbrit, që do të bisedojnë me CDU/CSU.

Fakti që inciativën për konsultime nuk e marrin partitë më të mëdha, socialdemokratët dhe CDU/CSU, si zakonisht, flet për realitetin e ri pas këtyre zgjedhjeve në Gjermani. Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së jo vetëm janë vendimtarë për formimin e çdo qeverie treshe pas zgjedhjeve. Mënyra me vetëbesim si po veprojnë flet se këto parti janë të ndërgjegjshme se votën për ndryshim, gjermanët ua dhanë atyre, jo partive më të mëdha. Këto parti i zgjodhën jo vetëm një pjesë e madhe e gjermanëve, por edhe shumica e votuesve të rinj. Ndaj janë ato që do të përcaktojnë të ardhmen e Gjermanisë.

Raporte politike më pak të qarta se shpresohej

Është fakt i pamohueshëm që socialdemokratët i fituan këto zgjedhje. Por rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve ka sjellë shumë më pak qartësi për raportet politike, nga ajo që pritej.

Socialdemokratët morën 1,6 përqind më shumë se konservatorët e CDU/CSU. Ata morën 25,7 përqind, përballë 24,1 përqind,  që mori CDU/CSU. Socialdemokratët arritën një nga rezultatet e ulëta historike të tyre. Megjithatë, ata jo vetëm dolën të parët, por janë rritur rreth 5 përqind në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

CDU/CSU vjen një hap pas socialdemokratëve. Por konservatorët morën 9 përqind më pak se zgjedhjet e shkuara. CDU/CSU ka rezultatin më të ulët pas Luftës së Dytë Botërore dhe doli e dyta.  Në këto kushte janë socialdemokratët, që pretendojnë të parët mandatin për qeverinë.

Në Gjermani, nga ana tjetër, dihet që qeverinë mund ta formojë edhe partia e dytë, po të mbledhë shumicën, me partnerë koalicioni. Kjo ka ndodhur tre herë: në vitet 1969, 1976 dhe 1980. Në këto vite e para në zgjedhje doli CDU/CSU-ja. Por qeverinë në fund e drejtuan socialdemokratët, me kancelarët e njohur Willy Brandt dhe Helmut Schmidt. Kjo ndodhi pasi liberalët e FDP-së atëherë vendosën të mbështesin socialdemokratët.

A kemi një zhvendosje majtas të elektoratit në Gjermani?

Në bazë të numrit të përgjithshëm të votave, që u dhanë për partitë e përfaqësuara në parlament, mbështetja për partitë e majta dhe të djathta është e balancuar.

45,4 përqind përqind të votave të gjermanëve i mori qendra e majtë, pra kaq mbledhin së bashku SPD dhe Të Gjelbrit, si dhe Partia e Majta, që nuk hyn në qeveri, por është në parlament.

45,9 përqind të votave i merr qendra e djathtë, pra CDU/CSU dhe liberalët e FDP-së dhe partia ultra e djathtë AfD, që përjashtohet si partnere.

Nga partitë që diskutohen për të formuar qeverinë: qendra e majtë, pra SPD dhe të Gjelbrit mbledhin 40,5përqind. Kurse CDU/CSU dhe liberalët e FDP-së, mbledhin 35,6 përqind. Por këto janë shifra. Rezultatet e zgjedhjeve evidentojnë gjithmonë më shumë se shifrat.

Domethënia e rezultatit të zgjedhjeve

Rezultati i këtyre zgjedhjeve parlamentare në Gjermani evidentoi elementë të rinj.

Së pari, ai tregon ndryshimin e thellë në spektrin partiak në Gjermani.  Për herë të parë prej vitit 1949, partitë tradicionale, CDU/CSU dhe SPD nuk arrijnë të mbledhin së bashku shumicën e votave. Mbështetja për partitë është shpërndarë në partitë e vogla.  Kjo është risi politike në Gjermani.

Së dyti, rinovimi politik i Gjermanisë nuk po bëhet duke forcuar ekstremet politike, populistët e nacionalistët. Por duke forcuar parti proevropiane, siç janë të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së.

Ekstremet u ndëshkuan në këto zgjedhje: ekstremi i djathtë, AfD mori 2,3përqind më pak se zgjedhjet e kaluara, duke arritur në 10,1 përqind. Postkomunistët e partisë E Majta, morën 4,9 përqind. Kështu që në Gjermani politika bëhet edhe më tej nga qendra.

Një politikë nga qendra e larg skajeve shpesh duket jo interessante. Pyetja që shtrohet është se çfarë u shërben më mirë qytetarëve: një politikë e llojit të Trumpit, apo Berluskonit, apo kjo që ofron Gjermania. Një politikë nga qendra ofron stabilitet, të rëndësishëm për Evropën dhe të lakmuar nga shtete të tjera.

Së fundi, duhet të fiksojmë se këto zgjedhje i fituan socialdemokratët. Dhe konservatorët e CDU/CSU këto zgjedhje i humbën.

CDU-ja humbi për shkak të difekteve në fushatë të kandidatit për kancelar të CDU-së, Armin Laschet. Ajo humbi edhe sepse pati një program jo energjik. Mosqënia e Laschetit njëkohësisht kancelar, veç kryetar i CDU-së, si tradicionalisht, e dobësoi më tej pozicionin e tij. Te CDU ka nisur një proces i pamëshirshëm për të ndëshkuar përgjegjësit për humbjen. Për humbësit kjo parti tregon tradicionalisht pak respekt.

Socialdemokratët fituan,  jo për shkak të një programi shumë modern, por të një programi shumë të kuptueshëm për elektoratin e tyre dhe më gjerë. Kandidati Scholz, pjesë e qeverisë aktuale gjermane, i mori të gjitha meritat për veprat sociale të kësaj qeverie. Socialdemokratët ia përshtatën fushatën elektorale personit të Scholzit, gjë që  e ndihmoi atë të shfaqet kompetent e të shmangë gabimet.

Deri tani shumëçka flet që do të jenë socialdemokratët, që do të drejtojnë qeverinë e re.  Megjithatë, nëse ata dështojn në negociata me liberalët e FDP-së dhe Të Gjelbrit, në lojë hyn sërish CDU/CSU./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota armin laschet zgjedhjet ne gjermani armin laschet zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj