LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Gjermani përballë së panjohurës

31 Gusht 2021, 12:02 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Gjermani përballë së panjohurës

GJERMANI– Rezultati i institutit demoskopik Forsa i ditëve të fundit erdhi papritur. Sipas tij socialdemokratët (SPD) kryesojnë në sondazhe, për herë të parë në 15 vitet e fundit. SPD kryeson me 23 përqind të votave, ndërsa CDU/CSU-ja merr 22 përqind. Të gjelbrit kanë zbritur tashmë prej kohësh në vend të tretë, me 18%. Kryesimin e socialdemokratëve e ka konfirmuar edhe një sondazh i një instituti tjetër demoskopik, ndërsa një sondazh i institutit Allensbach sheh CDU/CSU-në përpara.

Është e ditur që sondazhet nuk janë rezultatet e zgjedhjeve. Sondazhet pasqyrojnë edhe emocione të momentit. Por që Partia Socialdemokrate Gjermane të dalë partia më e fortë në zgjedhje, kjo tani nuk përjashtohet. Shihet si një mundësi 50:50.

Pse ndryshoi opinioni në dobi të socialdemokratëve?

Në fakt, ngjitja socialdemokrate në sondazhe është vetëm tre përqind në krahasim me zgjedhjet e shkuara parlamentare. Dhe atëherë, në 2017-ën, rezultati u konsiderua historik i ulët për socialdemokratët. Forcimi i socialdemokratëve, në radhë të parë, është një dobësim i CDU/CSU-së.

CDU/CSU kanë rënë 20 përqind përballë socialdemokratëve, që nga janari i këtij viti. I largët duket fillimi i vitit, kur kjo parti pritej t’i fitonte me mbi 30 përqind zgjedhjet. Ndërsa që nga zgjedhjet e kaluara parlamentare partitë unioniste kanë rënë 10 përqind.

Rënia e CDU/CSU-së në sondazhe nisi me krizën e pandemisë. Vaksinimet ecën ngadalë, pasi vaksinat mungonin në Gjermani, ku u shpik vaksina BionTech/Pfizer; në kufizimet e forta të jetës publike njerëzit shpesh nuk dallonin një strategji të qartë; një aferë korrupsioni me maska e disa deputetëve të CDU/CSU-së i goditi më tej partitë unioniste; së fundi, fundi i paorganizuar mirë i angazhimit në Afganistan dhe mungesa e paralajmërimeve në përmbytjen e madhe në dy lande federale duket se e goditën tolerancën e njerëzve.

Me gjithë këto, shanset që kandidati i CDU/CSU-së për kancelar, Armin Laschet të bëhet pasardhës i Merkelit ende ekzistojnë. Lascheti është I aftë për surpriza, siç e tregoi edhe debate televiziv I së Dielës me 3 kandidatët: në të ai i vuri qartë përpara socialdemokratit Scholz p.sh. qëndrimin e pavendosur të SPD-së për angazhimet ushtarake.

Performancën e Laschet-it e ndikuan megjithatë disa pakujdesi. Një buzëqeshje në sfond në televizion, kur po fliste presidenti i Gjermanisë për përmbytjen, u interpretua nga kundërshtarët si mungesë empatie. Pengues për Laschetin është edhe fakti që në CDU/CSU ka njerëz që ende e shohin kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, të përshtatshëm si kandidat për kancelar. Dhe sa më të dukshme bëhen krizat, aq më fort pyesin njerëzit kush duket më kompetent për t’i drejtuar më mirë.

Ngjitja e SPD-së lidhet edhe me kandidatin për kancelar

Është fakt, kandidatit socialdemokrat për kancelar, Olaf Scholz deri tani nuk i kanë shpëtuar gabime në fushatën elektorale. Scholz-i ka përvojë të gjatë drejtuese. Si ministër i Financave të Gjermanisë ai drejtoi ekonominë gjatë pandemisë duke shpërndarë shumë para e subvencione. Ai ka qenë ministër në dy qeveri të Merkelit: me përvojën drejtuese dhe me natyrën e qetë ai sugjeron kompetencë e vazhdimësi. Edhe në popull, socialdemokrati Scholz është kandidati më i preferuar për kancelar: për momentin atë e mbështesin 35 përqind e gjermanëve. Pasohet nga kandidatja e Të Gjelbërve, Annalena Baerbock, me 15 përqind. Kurse kandidati i CDU/CSU, Laschet, për momentin merr 11 përqind. Njëkohësisht: 44 përqind e gjermanëve nuk mbështesin asnjërin nga kandidatët.

Sondazhet mund të ndryshojnë. Janë ende katër javë deri në zgjedhjet parlamentare në 26 shtator. Por edhe po nuk dolën të parët, socialdemokratët duket se vendin e dytë e kanë të sigurtë.

Për herë të parë prej 1949 një qeveri me tri parti

Njëkohësisht, emëruesi i përbashkët i të gjitha sondazheve të deritashme sugjeron se CDU/CSU ka shanse të dalë partia më e fortë nga zgjedhjet. Dhe që mandatin për të formuar qeverinë do ta marrin unionistët. E sigurtë megjithatë kjo nuk është.

Më të sigurtë që do të jenë pjesë e çfarëdo koalicioni qeveritar janë të Gjelbrit. Ata janë tani në vend të tretë, me 18 përqind. Të Gjelbrit janë të vetmit që e kanë dyfishuar mbështetjen që nga zgjedhjet e kaluara parlamentare. Mbështetja për Të Gjelbrit deri në mes të majit përkohësisht qe më e madhe edhe se mbështetja për CDU/CSU-në. Veç pandemisë, ndryshimi i klimës është tema tjetër që i preokupon më fort gjermanët.

Por edhe liberalët e FDP-së, aktualisht me 12 përqind duket se do të luajnë rol vendimtar, në çdo qeveri koalicioni. Ultra të djathtët e AFD-së, me 10 përqind, nuk i dëshiron njeri si partnerë. Kurse partia E Majta nuk arrin më shumë se 6%.

Përndryshe për momentin duket krejt e hapur se cili koalicion qeveritar do të drejtojë Gjermaninë pas 26 shtatorit.

Shifrat sugjerojnë se Gjermania do të ketë një qeveri me tri parti pas zgjedhjeve parlamentare. Kjo është e re për Gjermaninë dhe mund ta ngadalësojë formimin e qeverisë. Do të ishte hera e parë, prej vitit 1949 që Gjermaninë do ta drejtonin tri parti.

Me gjasa për të formuar qeverinë aktualisht shihet një koalicion CDU – Të Gjelbrit – liberalët e FDP-së. Por gjasa ka po ashtu edhe një koalicion i dominuar nga të majtët: pra midis Socialdemokratëve, të Gjelbërve dhe liberalëve të FDP-së. Edhe një koalicion SPD-E Majta-Të Gjelbrit nuk përjashtohet si mundësi matematikore.

CDU-ja u druhet fort koalicioneve të tilla, ajo flet për rrezikun e një koalicioni të majtësh në pushtet. Prandaj tani i ka  shpallur socialdemokratët dhe Scholzi-n si kundërshtarët kryesorë në fushatë. Më pak i preferuar, sepse shihet mjaft i konsumuar me dy partitë kryesore, do të ishte një koalicion mes CDU-së, SPD-së dhe liberalëve të FDP-së./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota armin laschet zgjedhjet ne gjermani armin laschet zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj