LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Gjermani: Politika e jashtme në fushatën elektorale

29 Gusht 2021, 09:13 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Gjermani: Politika e jashtme në fushatën elektorale

GJERMANI- Çfarë thonë partitë kryesore gjatë fushatës elektorale për temat aktuale ndërkombëtare? Një vështrim tek programet e tyre.

Klima  

Partitë e Unionit, kristiandemokratët dhe partia simotër në Bavari, kristiansocialët duan që në temën e mbrojtjes së klimës Gjermania të vazhdojë të mbetet qendër industriale. Përveç kësaj kristiandemokratët ndjekin synimin e arritjes së neutralitetit të klimës në mes të shekullit, duke u mbështetur në „teknologjitë inovative dhe investimet ekonomike”. Kryetari i kristiansocialëve, Markus Söder, kërkon që të ndërpritet përdorimi i qymyrit që në vitin 2030, ndryshe nga kandidati për kancelar Armin Laschet, që mbështet vendimin e marrë për ndërprerjen e qymyrit në vitin 2038.

Socialdemokratët përpiqen të arrijnë neutralitetin klimatik në Gjermani në vitin 2045. Ata kërkojnë që duke filluar nga viti 2040 energjia elektrike në Gjermani të prodhohet vetëm në mënyrë regjenerative. Të gjitha ndërtesat publike duhet të kenë në të ardhmen sisteme fotovoltaike. Gjermania duhet të kthehet në vend kryesues në teknologjinë e hidrogjenit.

Të gjelbërit duan që vendi të bëhet neutral për klimën që në vitin 2030. Ministria e Mjedisit duhet të ketë në të ardhmen të drejtë vetoje dhe të jetë në gjendje të bllokojë projektligjet, që nuk janë në përshtatje me Marrëveshjen e Parisit për klimën, të vitit 2015. Prodhimin e dioksidit të karbonit, Të Gjelbërit kërkojnë që ta taksojnë shumë në të ardhmen, sipas sistemit europian të tregtimit të emisioneve.

Për liberalët, FDP, edhe në mbrojtjen e klimës çështja është tek tregu dhe konkurrenca. Liberalët nuk i pranojnë teknologjitë e parashtruara nga ligjvënësit, si përshembull përdorimi i automjeteve me energji elektrike. Edhe FDP, kërkon që emetimi i gazrave të dëmshme për klimën, të reduktohet kryesisht me anë të tregtimit të emisioneve.

AfD dyshon në parim për ekzistencën e ndryshimit të klimës të shkaktuar nga njeriu. Ajo kërkon që të dilet nga Marrëveshja e Parisit për klimën. Sipas dëshirës së AfD, energjia elektrike duhet të vazhdohet të prodhohet nga qymyrguri dhe qymyrdruri dhe centralet atomike duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në punë.

Partia E Majta, është për “ndryshim socioekologjik sistemi”, sepse shkatërrimi i ambientit është i lidhur ngushtë me “raportet sociale të kapitalizmit”. Përdorimi i transportit publik të personave duhet të jetë mundësisht falas. Ndërmarrjet e prodhimit të energjisë duhet të jenë publike dhe të detyruara për mirëqënien e përbashkët.

Migracioni 

Partia kristiandemokrate, CDU, ka qenë nën drejtimin e Angela Merkelit dhe të paktën deri më 2015, pro-migracionit, një gjë e re për historinë e kësaj partie. Programi elektoral tani tingëllon në defensivë. Ai thotë se migracioni duhet patjetër të rregullohet dhe të zhvillohet sipas rregullave të qarta. “Ne nuk e pranojmë migracionin në sistemet sociale”. Unioni kërkon që dhunuesit e ligjit të dëbohen në mënyrë konsekuente nga Gjermania. Nga ana tjetër njerëzit me histori migracioni duhet të kenë të gjitha mundësitë e pjesëmarrjes “nëse ata ndajnë të njëjtat vlera me ne, nëse respektojnë ligjet tona dhe flasin gjuhën tonë”.

Socialdemokratët, SPD, tregohen më zemërgjerë. Për shembull ata kërkojnë që të lehtësohet marrja e më shumë se një nënshtetësie. SPD kërkon po ashtu që të zgjerohet më shumë bashkimi familjar. Përshembull motrat dhe vëllezërit mund të vijnë të bashkohen me refugjatët minorenë.

Të Gjelbërit e shohin Gjermaninë si “shoqëri e shumëllojshme migracioni”. Ata kërkojnë ndryshimin e ligjit të migracionit me hapjen e rrugëve të reja për marrjen e migrantëve për punë dhe arsim. Ndërmarrjet që marrin refugjatë për t’i mësuar ose për t’i punësuar duhet të mbështeten.

Liberalët e shohin Gjermaninë po ashtu si vend emigracioni, por kërkojnë më shumë se partitë e tjera që të mbrohen interesat e ekonomisë gjermane. Kryetari i Partisë, Christian Lindner tha në muajin korrik, për gazetën “Münchener Merkur”: “Ne na duhen duart e shkathëta dhe mendjet e ndritura të migrantëve, që kërkojnë nga ne”. Për këtë FDP ka plane për një ligj migracioni me vendosje kriteresh si niveli i arsimit, njohuritë e gjuhës dhe nevoja për forca të specializuara.

AFD  është partia kritike ndaj migracionit se partitë e tjera të Parlamentit gjerman. Kjo parti kërkon që azili të bëhet sërish në nivel kombëtar dhe jo në nivel europian dhe që kufijtë gjermanë të sigurohen ndaj kalimeve ilegale. Azil duhet të marrin vetëm njerëzit që parlamenti i klasifikon si në nevojë të madhe për mbrojtje dhe ata të cilët kanë sfond kulturor në përputhje me “vlerat dhe rendin shoqëror gjerman”.

Partia e Majtë kërkon që njerëzve nga rajonet e luftës t’u ofrohen mundësi legale dhe të sigurta për t’u larguar. Po ashtu kjo parti kërkon të drejtë qëndrimi për të gjithë, duke ia kaluar në këtë pikë edhe politikës pro-migrantëve të Të Gjelbërve.

Europa   

Kristiandemokratët dhe kristiansocialët duan që të hyjnë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur kriteret e stabilitetit për financat dhe ekonominë, që u shfuqizuan për shkak të pandemisë së Coronës. Falja e përbashkët e borxheve duhet të mos përsëritet, por të mbetet vetëm për një herë. “Ajo nuk është dhe nuk do të kthehet në përfshirje në unionin e borxheve”, thuhet në programin elektoral.

Kurse tek SPD thuhet: “Në vend të kthimit në politikën e kursimeve të së kaluarës, ne jemi për një politikë të përbashkët investimesh si ajo që ka filluar gjatë krizës së Coronës”. Synimi është një bashkim i vërtetë fiskal, ekonomik dhe social. Po ashtu duhet të aplikohet paga minimale në nivel europian.

Të Gjelbërit duan që të forcohet më shumë roli i Parlamentit Europian. Qytetarët nga vendet e tjera të BE, që jetojnë në Gjermani duhet të lejohen në të ardhmen të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Me investime publike ata duan që të arrihet riformatimi ekologjik dhe pro-klimës i Bashkimit Europian.

Liberalët i kanë çuar edhe më tej idetë në politikën europiane. Ata kërkojnë një Kushtetutë Europiane. Në këtë mënyrë do të krijohet baza për krijimin e një “shteti europian federal dhe të decentralizuar”, shkruan partia FDP në programin e saj.

Edhe E Majta flet në programin elektoral për një Kushtetutë të BE. Në BE duhet të shpërndahet pasuria nga lart poshtë. Kërkesa konkrete janë vendosja në nivel europian e taksave minimale për ndërmarrjet dhe standardet e përbashkëta për taksimin e pasurive të mëdha.

Edhe në çështjet europiane AfD flet për një rrugë tjetër radikale. Sipas programit të saj, Gjermania duhet të dalë nga BE. Si argumentim kjo parti thotë se BE ka nxitur vitet e fundit “transformimin në një supershtet me ekonomi të planifikuar”. Euroja ka dështuar si monedhë e përbashkët, thotë AfD.

Mbrojtja dhe Aleanca  

Unioni Kristiandemokrat Kristiansocial mbështet synimet e NATO-s, që çdo shtet anëtar të japë për mbrojtjen dy përqind të të ardhurave ekonomike. Gjermania ka dhënë deri tani 1,5 përqind. Kristiandemokratët janë po ashtu pro krijimit të forcave të përbashkëta europiane, dhe kjo jo në kurriz të NATO-s. Numri i ushtarëve të ushtrisë gjermane duhet të rritet nga 184 000 që është tani, në 203 000. Për CDU/CSU miqësia gjermano-franceze është shumë e rëndësishme për Gjermaninë.

Socialdemokratët janë kritikë ndaj dy përqindëshit për NATO-n, por kërkojnë sidoqoftë që ushtria gjermane të armatoset më mirë në mënyrë që të mbajë si duhet përgjegjësinë për të qenë partner i besueshëm në Europë dhe NATO. SPD po ashtu si CDU ka qenë pjesë e planeve të qeverisë së deritanishme gjermane për gazsjellësin Nord Stream 2 nga Rusia për në Gjermani.

Programi i Të Gjelbërve shkon në disa pika në drejtim tjetër nga ai Unionit. Sipas tyre, Gjermania duhet të çarmatoset nga armët bërthamore. Të Gjelbërit nuk e pranojnë 2 përqindshin për NATO-n dhe janë kundër Nord Stream 2.

Sipas vullnetit të FDP, Gjermania duhet të luajë një rol më të madh në arenën ndërkombëtare. Për këtë duhet të krijohet një Këshill Kombëtar Sigurie. FDP është për krijimin e një unioni europian për mbrojtjen.

AfD kërkon afrim më të madh me Rusinë dhe përmirësim të marrëdhënieve me Moskën, pavarësisht nga aneksimi i gadishullit ukrainas të Krimesë. AfD kërkon një vend të përhershëm të Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit të OKB. Sipas vullnetit të tyre, ushtria gjermane duhet të jetë një aleancë e pastër mbrojtjeje, territoret ku janë aktive forcat e armatosura duhet të kufizohen tek shtetet e NATO-s. Kjo parti është kundër misioneve si në Afganistan apo Mali.

Partia E Majta është radikale në çështjet e mbrojtjes. Ajo është për shpërndarjen e NATO-s dhe krijimin e një sistemi kolektiv sigurie me pjesëmarrjen edhe të Rusisë. Ata duan që të gjitha bazat ushtarake në Gjermani të mbyllen.

Tregtia e jashtme 

Unioni kristiandemokrat dhe kristiansocial mbështet shumë multilaterizmin, sepse në Gjermani një në katër vende pune varet nga eksporti. CDU dhe CSU kërkon forcimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, OBT. Bisedimet me SHBA për një marrëveshje të tregtisë së lirë duhet të fillojnë sa më parë të jetë e mundur.

SPD thekson në prgoramin e sja rëndësinë e qëndrueshmërisë në temën e tregtisë. Në tregtinë me prodhime bujqësore socialdemokratët mbështesin partneritetin me fshatarët e vegjël dhe ekologjikë. Eksportimi i armëve gjermane duhet të rregullohet me rregulla më të ashpra, thonë socialdemokratët.

Të Gjelbërit duan ta orientojnë tregtinë më shumë drejt mbrojtjes së klimës dhe qëndrueshmërisë. Për shembull duhet mbështetur më shumë eksporti nga industritë që kanë synime më të mira sa i takon kushteve të mjedisit dhe jetës. Në nivel të BE duhet vënë në jetë ndalja e importimit të prodhimeve agrare që kanë lidhje me shpyllëzimet ilegale dhe me shkeljen e të drejtave të njeriut.

FDP është partia klasike që mbështet tregtinë e lirë Ajo mbështet po ashtu nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera tregtare me BE. Çështja e gazsjellësit Nord Stream 2, duhet të vendoset në nivel europian, thotë FDP.

AfD mundohet që në politikën tregtare të arrihen marrëdhënie më të ngushta me Rusinë dhe Kinën. AfD është kapur fort pas Nord Stream 2 dhe kërkon që BE t‘i japë fund sanksioneve kundër Rusisë. Për këtë parti është i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë me Kinën. Në program thuhet: „Me projektin e Rrugës së re të Mëndafshit, Kina ka filluar një projekt shekullor”, në të cilin duhet të marrë pjesë në mënyrë ofensive edhe Gjermania.

E Majta është kundër marrëveshjeve të tregtisë së lirë të BE me shtetet e treta si TTIP, CETA dhe Mercosur. Ajo është për marrëveshje të barabarta kooperimi. Eksportet e armëve nga Gjermania duhen ndaluar në përgjithësi, thotë partia E Majta. /DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zgjedhjet ne gjermani zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën