6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË – Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit “Tirana” ka dërguar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për njohjen e vendimeve të mbledhjes së fundit të saj në 24 janar. Mes këtyre vendimeve, kërkohet dhe njohja e Krenar Alimehmetit si kryetari më i ri i SHRF “Tirana”, i cili mori 44 vota nga delegatët përballë 2 votave të kandidatit tjetër Eduard Prodani.
Këto zgjedhje u bënë të njohura për shkak të tensionit që shoqëroi pas publikimit të audios së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në mbledhjen me disa anëtarë të shoqatave sportive të Tiranës ku ofendonte dhe ushtronte presion për të ndërhyrë në këtë proces zgjedhor. Pas fitores së Krenar Alimehmetit, kryetari i bashkisë së kryeqytetit paditi në Prokurorinë e Tiranës sekretarin e FSHF Ilir Shulkun dhe sekretarin e SHRF “Tirana”.
Veliaj është angazhuar fuqishëm kundër rizgjedhjes së Armand Dukës për herë të gjashtë në krye të FSHF. Ai ka deklaruar se do të padisë Dukën në të gjithë institucionet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për afera korruptive dhe pastrim parash gjatë 20 viteve në krye të FSHF.
Në orën 22:00 të ditës së hënë, një sasi tritoli shpërtheu në shtëpinë e Armand Dukës në Durrës, i cili ndodhej në ato momente në kryeqytet për të ndjekur derbin Dinamo-Tirana. Në një lidhje live me emisionin “Opinion”, Duka publikoi mesazhin kërcënues të dërguar në adresë të tij disa ditë para ngjarjes, ku i kërkohej të dorëhiqej nga funksioni i presidentit të FSHF, përndryshe do të ekzekutohej me 60 plumba. Pas ngjarjes, presidenti i FSHF shtoi se nëse ky shpërthim tritoli ishte paralajmërim për të mos kandiduar në zgjedhjet e 2 marsit, ai do të tërhiqej nga gara.
Policia identifikoi personin që vuri tritolin poshtë portës së shtëpisë së Armand Dukës në lagjen nr.4 në Durrës. Ai u identifikua si Arlen Hasanaj, 34 vjeç. I riu nuk ka dëshmuar asgjë deri tani në polici. Vetë Armand Duka hodhi poshtë aludimet se ai ka konflikt me Hasanajn.
LEXO DHE KËTË:
SHRF “Tirana” dorëzoi dosjen në Gjykatën e Tiranës,prokuroria e sekuestron menjëherë
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha është kthyer në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, pas më shumë se 5 muajsh mungesë. Sot, pasi kishte m...
TIRANË – Do vijnë sërish të hënën. Ne nuk ishim lajmëruar për këtë ardhje. Unë jam administrator i Shtëpsië së Futbollit. Ato kanë ardhur para një mu...
TIRANË – Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti reagoi lidhur me nismën e fundit të qeverisë të quajtur “garancia sovrane” ...
TIRANË– Një emër tjetër është zbuluar nga ana e socialistëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. Gazetari Muhamet Veliu duke iu referuar burimeve n...
TIRANË– Pas 1 ore e gjysmë protestë përpara parlamentit, banorët e ‘5 Majit’ dhe të Laprakës janë zhvendosur në ambientet e Bashkisë së T...
TIRANË– Banorët e zonës së “5 majit” dhe Laprakës kanë dalë në protestë sot para Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e tij për mediat, një ...
TIRANË– Një prej banorëve të ‘5 Majit’ tha se votën ia ka dhënë kryedemokratit Lulzim Basha vetëm për hatër të ish-kryeministrit Sali Ber...
TIRANË– Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama se...
TIRANË– Një prej banorëve të njësisë 8 në Tiranë, deklaroi gjatë protestës së sotme se është tërhequr zvarrë nga policia gjatë shembjes së banesave. ...
TIRANË– Nënë Liza, është banorja e cila ka mbetur e pastrehë pas shembjes së shtëpisë së saj në zonën e ‘5 Majit’. Në protestën që po zhv...