LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Zgjedhjet’/ Propaganda politike, profile false në rrjetet sociale mbrojnë Ramën e Veliajn

15 Prill 2019, 13:20 Nga DOSJA
‘Zgjedhjet’/ Propaganda politike, profile false në rrjetet

TIRANË- Teksa po afrohen zgjedhjet lokale, makina e propagandës së qeverisë dhe Bashkisë Tiranë po punon pa ndalim.

Tre komente të bëra shumë shpejt njëra pas tjetrës në një artikull të postuar nga Exit.al në Facebook, duket se tregojnë mbështetje të palëkundur të qytetarëve për vendimin e qeverisë për të nxjerrë nga shtëpitë e tyre banorët tek Bulevardi i ri, pak ditë më parë. Në të vërtetë, vendimi i institucioneve për të hedhur gaz lotsjellës së orën 6 të mëngjesit në shtëpitë e banorëve për t’i detyruar ata të largohen nga shtëpitë e tyre dhe fakti që shtëpitë do të prishen pa u dhënë dëmshpërblim banorëve është i paligjshëm dhe në shkelje të disa ligjeve kombëtare e konventave ndërkombëtare.

Megjithatë komentet vlerësonin qeverinë për punën e saj, duke pretenduar se shoqëria nuk duhet ta pengojë qeverinë në rrugën e zhvillimit dhe se qeveria duhet të vlerësohet, sepse po mendon për të ardhmen e qytetit. Në komente të tjera shkruhej se banorëve u janë ofruar banesa sociale me “kushte shumë të mira”.

Një vëzhgim i shpejtë në këto profile tregoi se jo gjithçka është ashtu siç duket sa i përket këtyre komentuesve.

Kështu, profili i “Elsa Memës” u krijua më 14 shkurt 2019. Postimet në faqen e saj janë ripostime të statuseve të Kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste. Me një kërkim të thjeshtë në Google, u zbulua se fotoja, që duhet të ishte e Elsës, është në të vërtetë një foto e Kim LaCapria-s, një shkrimtare në snopes.com. Shkrimtarja ndodhet në Nju Jork, nuk është shqiptare dhe as nuk është mbështetëse e zjarrtë e Edi Ramës.

Profili i Dritan Gjokës u krijua më 14 shkurt 2019 dhe ai, ngjashëm me Elsa Memën, ka ndarë postime pro-Ramës në faqe. Kërkimi në Google për foton e tij nuk nxorri asnjë rezultat (diçka që është e pazakontë në vetvete), por fakti që profili u krijua në të njëjtën ditë dhe ndan të njëjtat poste si Elsa, është i dyshimtë.

Një koment tjetër pro-qeveritar ishte shkruar nga “Blerina Cobani”. Përsëri, profili i saj u krijua në të njëjtën ditë si dy komentuesit e tjerë dhe ndan postet e ngjashme të propagandës, duke përfshirë video nga stacioni televiziv personal ERTV i vetë kryeministrit Rama. Fotoja e profilit në këtë profil rezulton të jetë e zonjës Sheryl Sandberg, një e diplomuar në Harvard, e cili ka punuar si zëvendëspresidente në Google dhe Facebook. Sërish, ajo nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk dihet të jetë përkrahëse e Edi Ramës.

Numri i vërtetë i këtyre profileve është i pamundur të përcaktohet në të gjithë mediat sociale shqiptare, por kur gjashtë prej tyre i gjen vetëm në një postim, kjo tregon shumë për situatën e përgjithshme.

Ajo që është interesante në këtë mes është se këto nuk janë profile në Facebook që kërkojnë hyrje individuale, email, dhe numra telefoni – këto janë faqe. Një përdorues i Facebook-ut, përmes një profili personal mund të ketë një numër të pakufizuar faqesh (fan page), që mund t’i administrojë dhe të publikojë komente, pa u detyruar të regjistrohet si individ i veçantë çdo herë. Kjo do të thotë që një person ka mundësinë për të lënë qindra e mijëra komente nën emra dhe profile të rreme.

Një koment tjetër shkruar nga Genti Bala në një artikull tjetër, thotë: “Erioni, kryebashkiaku më i mirë që ka pas Tirana ndonjëher”.

Genti, gjithashtu, ka një faqe (fan page) dhe jo një profil, të cilën e ka hapur më 5 prill 2019. Fotoja në profilin e tij rezulton të jetë foto e një të riu marrë nga një revistë mode.

Këto janë vetëm disa shembuj të ushtrisë së komentuesve fals që po vendosen në mediat sociale për të lëvduar qeverinë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Veliaj. Nuk është e qartë nëse këto profile janë krijuar nga qytetarë të thjeshtë të pakoordinuar apo nën udhëzimet e qeverisë, Bashkisë Tiranë dhe skuadrës së tyre të propagandës. Por është e qartë se këto profile të rreme, duke u hequr si qytetarë po përpiqen të ndikojnë opinionin publik, duke falsifikuar mbështetjen për qeverinë dhe Bashkinë Tiranë dhe politikat e tyre që po kritikohen gjerësisht.

Punësimi i qytetarëve dhe përdorimi i profileve të rreme për të përhapur propagandën qeveritare është fenomen i përhapur në të gjithë botën. Një raport i The Telegraph në vitin 2017 zbuloi se të paktën 30 qeveri po punësonin “ushtri tastierash” për të përhapur propagandën dhe sulmuar kritikët. Ndër këto shtete ishte Turqia, Rusia dhe Kina, të cilat përdorin komentatorë pro-qeveritarë të paguar për të krijuar iluzionin se qytetarët mbështesin qeverinë.

Taktika të tilla u përdorën gjithashtu për të ndikuar në zgjedhje dhe për të sulmuar mediat që kritikonin qeverinë ose politikanët.

Një raport në shkruar nga Genc Pollo në vitin 2016, shkruante se në zyrën e Kryeministrit ishin 40 persona dhe në Bashkinë Tiranë 23 persona, të cilët janë të punësuar për të sulmuar ata që kritikojnë qeverinë në internet. Këto profile të rreme propagandistike (trolls) thuhet se paguhen me taksat tona dhe qëllimi i tyre i vetëm është të formësojnë dhe ndikojnë se si flitet për qeverinë, përmes përhapjes së propagandës, apo edhe fyerjes dhe kërcënimit të atyre që nuk pajtohen dhe kundërshtojnë politikat e Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj.

Meqë zgjedhjet që po afrohen, qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe të presin më shumë të tilla komente. Përveç kësaj, ekspozimi në publik  i këtyre profileve dhe sjelljes së tyre ndihmojë në luftimin e propagandës së atyre që synojnë të ndikojnë sjelljen e votuesve./Marrë nga Exit.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama erion veliaj profile te rreme zgjedhjet e qershorit edi rama erion veliaj profile te rreme zgjedhjet e qershorit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj