Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Vijon të zgjerohet skandali me publikimin e pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë. Vetëm një ditë pasi u publikuan në WhatsApp pagat e shqiptarëve për muajin janar të vitit 2021, sot ka dalë dalë në qarkullim edhe lista me paga për muajin prill të 2021-shit.
Edhe lista e muajit prill duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”. Ajo përmban të dhëna sensitive si numri ID, Nipt-i i biznesit, emër mbiemër dhe paga. Mësohet se, kjo databazë ka disa ndryshime si në pagë, por edhe në të dhëna të tjera.
Ky skandal mori jetë dy ditë më parë, kur të dhënat e qytetarëve shqiptarë me pagat e tyre për muajin janar 2021, u përhapën frikshëm me anë të platformës ‘WhatsApp’, duke shkelur kështu çdo ligj për mbrojtjen e të dhënave personale.
Pagat e mbi 637 mijë punonjësve në sektorin publik dhe atë privat kanë rrjedhur në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre. Lista e pagave, një dokument në formatin “excel” është duke qarkulluar në “WhatsApp” duke përbërë një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.
Kjo ka bërë që Prokuroria e Tiranës të nis menjëherë hetimet për Drejtorinë e Tatimeve nga dyshohet se mund të ketë rrjedhur informacioni. Megjithatë nuk përjashtohet as mundësia që të jetë ndërhyrë nga jashtë në serverat e këtyre dy institucioneve, por që pritet që gjithçka të zbardhet nga hetimet. Në rast se verifikohen ndërhyrje në servera, ato do të sekuestrohen.
Lista i përket muajit janar 2021, ku nga të dhënat rreth 40 mijë persona kanë të ardhura nga 100 mijë lekë deri në 2 milionë lekë në muaj, 59 të tjerë kanë rrogë nga 2 milionë deri në 4 milionë lekë, ndërsa 23 persona kanë pagë nga 4 milionë deri në 50 milionë në muaj.
Ndërkohë, është zbuluar emri nga ka dalë lista e janarit dhe e prillit, por që jo domosdoshmërisht është personi që e ka shpërndarë. Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer del një user i krijuar me emrin e Moza Seraj. Lista është marrë me ‘Exel’ nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive. Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu në duart e mijëra personave. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të kenë rënë pre e një sulmi kibernetik.
Qeveria mohon që ky informacion të ketë dalë nga Ministria e Ekonomisë dhe se dokumenti që ka rrjedhur nuk ka të njëjtën paraqitje me dokumentin zyrtar që disponon kjo ministri, nuk përmban emrin e plotë dhe se është bashkim i disa copave të ndryshme.
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun socialist të Lushnj...
NJOFTIMI I PLOTË: Operacioni policor “Paketimi” ka përfuanduar me arrestimin e dy personave banues në Fier. 33-vjeçari dhe 30-vjeç...
TIRANË – Policia e kryeqytetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka bërë të mundur arrestimin e 9 personave, ndërsa ka proceduar penalisht edhe 8 të tjer...
MALIQ – Fshati Kreshpanj është një ndër prodhuesit kryesorë të fasules kokërrmadhe apo siç njihet ndryshe edhe fasulja pllaqi. Mirëpo, për shkak të...
TIRANË– Behije Arapi, ka udhëtuar nga Italia në Shqipëri për t’u përballur për herë të parë pas gati një dekade me vrasësit e djalit dhe bashkëshorti...
TIRANË– Dy ditë pas arrestimit të Astrit Carës dhe Besnik Balanit, Gykata e Tiranës vendosi ti lërëtë lirë protestuesit të cilët dogjën flamujt e Ser...
LEZHË– Enkeled Biba, 29-vjeçari me origjinë shqiptare që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Kretë të Greqisë, do të niset për në Shqipëri, për ...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar 11 vite e 4 muaj burg për Bardh Hotin, i njohur gjithash...
MALTË – Rrëfehet djali i gazetares malteze që iu bë atentat me bombë, të ardhur nga Shqipëria. Duke folur në një kafene të qetë në kryeqytetin e Shqi...
TIRANË– Vitore Tusha, edhe pse i ka mbaruar mandati, sërish nuk do të largohet nga posti i saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e djes...