LIVE UPDATES
Aktualitet

Zhveshën uniformat blu për jetën e rrugës, si i ekzekutoi MAFIA 3 ish-policët brenda vitit/ Telofonata paralajmëruese dhe

31 Gusht 2019, 13:03 Nga DOSJA
Zhveshën uniformat blu për jetën e rrugës, si i ekzekutoi

TIRANË– Me breshëri plumbash dhe pranë zonës ku banonin. Kështu do të ekzekutoheshin brenda një viti tre persona që dikur kanë shërbyer në repartet e Policisë së Shtetit. Boran Bërçana, Arben Bilali dhe Santiago Malko janë tre ish-efektivët që Kodi i Mafias u mori pa lënë asnjë gjurmë pas.

Kjo është historia e tre ish-efektivëve që dikur zhveshën uniformat blu, për t’ju futur jetës së rrugës, pa e ditur se aty do të linin edhe kokën e tyre. Familje të lëna pas, vajtim nënash dhe fëmijë jetimë.

Gjithçka do të niste në datën 15 korrik të vitit 2015 në Shkodër, ku brenda një makine do të ekzekutohej ish-polici Boran Bërçana së bashku me partneren e tij Silvi Ndoci.

Skena e krimit tronditës ka ndodhur përpara syve të djalit të tyre 2-vjeçar, që në atë moment ndodhej në makinë.  30-vjeçari, ish-punonjës i Policisë së Shtetit në Pukë dhe bashkëjetuesja, 25-vjeçe, të cilët janë ekzekutuar me armë zjarri automatike e llojit “M5P”, në automjetin e tyre “Mercedes Benz” me targa AA 006 HA, poshtë apartamentit ku banonin me qira.

23 gëzhoja që u gjetën në vendin e krimit shërbyen për t’i marrë jetën çiftit që u vra në orët e para të mëngjesit të së dielës fatkeqe. Të dy u gjetën të vdekur nga fqinjët rreth orës 06:00, bashkë me të voglin që qante prej orësh i mbuluar në gjak, në prehrin e nënës së vdekur. “Report Tv” publikoi në atë kohë edhe videon e ekzekutimit të dy të rinjve , procedurë e cila zgjati vetëm 7 sekonda.

Ish-efektivi Boran Bërçana ka qenë i martuar më herët me një grua tjetër, nga e cila është divorcuar rreth 5 vite më parë, për t’u lidhur më pas me Silvi Ndocin. Edhe kjo e fundit ishte e divorcuar prej 5 vitesh. 

Boran Bërçana nuk rezulton që të jetë i skeduar me probleme, ndërsa sipas të afërmve ai nuk ka pasur konflikte të vogla. E vemtja gjë që u gjet nga ekzekutorët ishte një makinë e djegur pak minuta pas ngjarjes. Automjeti tip “Benz C Class”, u gjet i djegur bashkë me armën e krimit të llojit automatic, tip “MP5”.

Teksa kishin kaluar vetëm 6 muaj nga ky krim, kryeqyteti do të tronditej nga vrasja e një tjetër ish-polici. Më 30 janar të këtij viti, Arben Bilali u ekzekutua në një atentat me breshëri plumbash në zonën e Selitës ku dhe ai jetonte prej kohësh me familjen e tij.

Autorët e këtij krimi e kishin nën vëzhgim Bilalin dhe po prisnin momentin e duhur. Ish-efektivi ishte në makinë me shokun e tij, dhe në momentin kur ka zbritur është qëlluar 15 herë me breshëri nga autorët që ndodheshin në një makinë Benz.

Për vrasjen e ish-policit Bilali është vënë në pranga Gjergj Cukali, të cilin Gjykata e ka lënë nën masën “arrest në burg”. Ka qenë analiza e ADN-së, gjurmat e gishtave dhe përgjimet e bisedave telefonike, të kryera nga Prokuroria e Tiranës dhe Policia, të cilat kanë zbardhur Cukalin si të dyshuarin kryesor për vrasjen e ish-efektivit të policisë, gjithashtu për vrasjen e Bilalit është vënë në pranga edhe Arben Xhetani. Ai akuzohet se u ka siguruar makinën autorëve të krimit dhe se ka ruajtur ish-policin para ekzekutimit.

Arben Bilali nuk ishte i pari person që ekzekutohej nga familja e tij. Më herët Bilalit i janë vrarë edhe dy vëllezërit,  Bujar dhe Leonard Bilali. Ish-polici u qëllua në në Selitë, 900 metra larg vendit ku 9 vite më parë u ekzekutua vëllai i tij, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos.

Familja Bilali është prej vitesh në hasmëri me familjen Xhabafti, gjë e cila ka prodhuar disa viktima.

Pa u mbushur një vit nga vrasja e Bilalit dotë ekzekutohej nëj tjetër ish-polic. 7 muaj pas ekzekutimit me breshëri prej 15 plumbash, një tjetër atentat do t’i mërrte jetën ish-policit, Santiago Malko.

Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në orën 22:25 minuta në zonën e “Xhamllikut”, në rrugën “Xhanfize Keko”. Natën e fundit të jetës së tij, Malko ndodhej në automjetin e tij tip “BMW X5”, me të cilën u fut në një lavazh në këtë zonë. Fakti që lavazhi ishte mbyllur do të ishte fatale për efektivn, pasi jashtë asaj porte e prisnin ekzekutorët.

Në momentin që ish-polici udhëtonte i qetë një makinë e tipit “Mercedez Benz”, i bllokon rrugën dhe krahas tij fillojnë të vijnë breshëri kallashnikovi nga një furgon. I hutuar nga plumbat dhe duke dashur t’i shmangej vdekjes, Malko humb kontrollin e makinës dhe përplaset me një shtyllë. Më pas teksa lëviz sërish, ish-efektivi merr përpara disa kosha plehrash e në fund përfundon duke u përplasur me murin e lavazhit.

Të ndihmuar nga errësira, atentatorët afrohen në automjetin e ish-policit për t’i dhënë plumbat finalë në kokë.  Santiago Malko ishte një person me precedentë penalë, por që dikur kishte qenë në radhët e uniformave blu.

Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ish-efektivi ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë.

Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Një telefonatë disa orë para atentatit, ende e paidentifikuar është pista kryesore ku është përqëndruar hetimi. Grupi hetimor konstaton se nga autorët është përdorur një makinë e vjedhur në Lezhë një vit më parë e ndërsa targat e vendosura në të janë vjedhur në muajin mars në Krujë.

Pista kryesore qe po heton policia është ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtrohen edhe ajo e konflikteve të mëparshme për bastet sportive, si dhe ajo e çështjes së drogës. Në lidhje me vrasjen e Malkos janë identifikuar dy persona, për të cilët policia ka dhënë thjesht inicialet, L.D. dhe D.A..

Për ekzekutimin e ish policit Santiago Malko në Tiranë është përdorur i njëjti mekanizëm me të cilin u ekzekutua Edison Harizaj. Sipas burimeve nga Policia e Tiranës mendohet se Malko është përfshirë në një atentat në Durrës, ku u përdor e njëjta skemë. Atentati përkon me atë të Edison Harizajt, i cili mbeti i vrarë në të njëjten skemë në Durrës.

Harizajt iu bë pritë nga 5 persona që qëlluan mbi të me breshëri, duke lëshuar mbi 50 plumba. Edison Harizaj ishte një emër i njohur për botën e krimit në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Ai njihej me nofkën ‘Il Padrino”, pasi shumë kishin frikë prej tij. Sipas Policisë ai ishte anëtar i një bande të fuqishme dhe kishte kryes disa krime.

Santiako Malko, 26 vjeç ishte një ish-polic që kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj. Më pas është tërhequr vetë nga Policia. Gjatë kursit, ish-polici i ekzekutuar, u njoh dhe u me ish-efektiven e Policisë Dea Riçku, me origjinë nga Dibra.

Së bashku u martuan dhe sollën në jetë dy fëmijë, një vajzë tre vjece dhe djalin 14 muajsh, të cilët tani do të rriten pa baba. Pas problemeve të Malkos me vëllezërit Lashi në vitin 2016, edhe Dea do të tërhiqej nga puna e saj në radhët e repartit “Shqiponja”.

Çifti u fejua dhe pas largimit nga Policia, krijuan jetën e tyre familjare, duke nisur edhe një biznes privat, me veshmbathje. Në një prononcim për gazetën Panorama, familjarët e Deas, e cila tani do duhet të rrisë e vetme dy fëmijët e saj të mitur, tregojnë se Santiago i kishte lënë pas historitë e vjetra dhe i ishte futur rrugës së fees.

Ai ishte kthyer në një mysliman të devotshëm për dy fëmijët e tij të cilët nuk arriti t’i gëzonte.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben bilali boran bercana historia e 3 ish-efektiveve te vrare santiago malko arben bilali boran bercana historia e 3 ish-efektiveve te vrare santiago malko

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit