LIVE UPDATES
Aktualitet

Zjarret në Shqipëri/ Maja e Rrunës nën ‘pushtetin’ e flakëve, kërkohet ndërhyrja nga ajri, një pjesë e shuan Kosova

20 Gusht 2021, 07:23 Nga DOSJA
Zjarret në Shqipëri/ Maja e Rrunës nën

TIRANË– Shqipëria është nën pushtetin e flakëve prej disa ditësh. Situata më problematike është në Majën e Rrunës në Kukës, aty ku po digjen sipërfaqe të tëra me pemë e kullota. Në terren për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 10 forca të zjarrfikëses, 8 forca të pyjores dhe si dhe 15 forca të Departamentit të Mbrojtjes Rajonale Kukës, por ende nuk është bërë e mundur neutralizimi i flakëve.

Vijon të jetë aktive edhe vatra në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morin zonë e mbrojtur Mali Koritnikut. Për izolimin e kësaj vatre janë angazhuar 5 punonjës të zjarrfikëses Kukës dhe 10 forca nga bashkia Kukës.

Fatmirësisht janë neutralizuar flakët në Përroin e Vishës në Himarë, ndërsa po punohet për shuarjen totale të zjarrit. Zona e Përroi të Vishës u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme, ndërsa dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, për të hapur kullota për bagëtitë. Megjithatë autoritetet nuk kanë identifikuar ende autorin apo autorët.

Situata u përkeqësua gjatë natës dhe në Himarë, aty ku flakët u përhapën deri në rrugën kryesore. Forcat zjarrëfikëse vijojnë punën për të shuar zjarrin.

SITUATA NGA ZJARRET NË SHQIPËRI:

Qarku Lezhë
1-Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Vatra e zjarrit ka avancuar poshtë shpatit me intensitet të ulet në drejtim të fshatit Xhuxhë. Forcat në terren kanë vështirësi për shkak të tymit të dendur. Nuk ka rrezik për banesat. Për shuarjen e zjarrit veç helikopterit holandez Chinook janë angazhuar trupat e FA dhe autoritetet lokale.

2-Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Situata është më e qetë sot. Ka vijuar puna për normalizimin e situatës me nga helikopteri Cougar i Forcës sonë Ajrore, trupat e FA dhe 25 FA dhe autoritetet lokale.

3-Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Aktualisht vatra nuk paraqet rrezik dhe po monitorohet në terren. Zjarri vijon në një zonë të zhveshur pa bimësi.

4-Bashkia Lezhë, njësia administrative Kolsh, fshati Patalej – Vatra e zjarrit është izoluar dhe në disa pika të saj ka tym. Situata po mbahet në monitorim nga forcat e pushtetit vendor.

Qarku Shkodër
5-Bashkia Pukë, Fushë Kumulli, Qershizë –Situata është nën kontroll dhe paraqitet e qetë, por në terren mbeten të angazhuar 25 trupa të FA, 8 nga shërbimi pyjor dhe 8 zjarrfikës.

6-Bashkia Fuzhë Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet –Situata sot paraqitet më e qetë. Në terren po punohet nga 20 trupa të FA dhe 52 forca të bashkisë dhe shërbimit pyjor. Nga ana e fshatit Srriqë situata është pak më problematike, ku është planifikuar të ndërhyhet nga ajri.

7-Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Situata sot paraqitet e qetë, megjithatë vijon puna në terren nga FA dhe shërbimi pyjor lokal.

Qarku Kukës
8-Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Sot situata paraqitet më e qetë, megjithatë krahas ndërhyrjes së helikopterit holandez Chinook, vijon puna në terren nga FA, zjarrfikësit lokalë dhe punonjësve të njësisë administrative.

9-Bashkia Kukës, në vendin e quajtur stanet e fshatit Morin, në afërsi të malit Koritnikut, brenda parkut natyror Korab-Koritnik zonë e mbrojtur, vijon të jetë aktive vatra, sot janë angazhuar 5 punonjës të AdZM Kukës dhe 10 forca të njësisë administrative Tërthorë.

Qarku Dibër
10-Bashkia Dibër, njësia administrative Selishtë, Qafë Murrë, Kaçni – Pasditen e djeshme ka pasur një riaktivizim të vatrës dhe sot janë angazhuar zjarrfikësit e Dibrës, punonjësit e shërbimit pyjor dhe 10 vullnetarë. Nga ana tjetër në Baxhaj po punojnë punonjësit e bashkisë Klos, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Qarku Vlorë
11-Bashkia Himarë, vijon aktive vatra në përroin e Vishnjes. Gjate natës zjarri nuk ka avancuar. Aktualisht digjen vetem trungje brenda vatrës si dhe humusi. Terreni është i vështirë dhe nuk lejon nderhyrjen nga toka. Sipërfaqja është me shqopë dhe koçimare. Situata po monitorohet nga zjarrfikësit lokalë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj