LIVE UPDATES
Aktualitet

Zjarri në Komisariatin e Kamzës/ Ekspertët: Të vihet në funksion Blloku i Sigurisë

13 Prill 2022, 20:48 Nga DOSJA
Zjarri në Komisariatin e Kamzës/ Ekspertët: Të vihet në

NË SHËNJESTËR/ Pjesa e Dytë

Kjo ngjarje nxori në pah edhe problematikat e rënda që kanë sot ambientet e sigurisë në komisariatet e policisë ashtu sikurse edhe mungesën e trajnimit nga efektivët e policisë në raste të tilla. Problematika të cilat janë ngritur kohë pas kohe nga institucione që merren me të drejtat e njeriut, por që kanë rënë në veshin e shurdhër të shtetit, që ka detyrën të mbrojë sigurinë e jetës si për qytetarë që janë të lirë, ashtu edhe për ata që janë të privuar nga liria përkohësisht apo me vendim të formës së prerë të drejtësisë.

Por ajo që e rëndoi edhe me tepër përgjegjësinë e autoriteteve në rastin e zjarrit në komisariatin e Kamzës, ishte edhe fakti se si një person që dyshohet se ishte me probleme të shëndetit mendor, mbahej i izoluar në ambiente të tilla pa ndihmën e mjekut të specializuar.

Fakt që konfirmohet edhe nga dëshmia e përgjegjësit për sigurinë në dhomat e Komisariatit të Policisë në Kamëz, nga ku rezulton se Arben Mici, një nga zjarrvënësit e dyshuar, mbahej i izoluar në komisariat, pavarësisht problemeve të tij të shëndetit mendor, pa asistencën e një mjeku edhe pse kishte qenë i shtruar disa herë në psikiatri.

Ndërkohë që gjatë qëndrimit në dhomat e izolimit nuk kishte marrë asnjë mjekim.

Lutfi Muça, përgjegjës për sigurinë në dhoma

“Me shtetasit Arben Mici dhe Dilaver Idrizi kam kontaktuar për herë të parë më datë 23.03.2022 rreth orës 08:30 kur shkova për të kontrolluar dhomat.

Dilaveri më ka treguar se vuante nga problemet me zemrën dhe diabetin, ndërsa Arben Mici më tregoi se kishte qenë i shtruar në psikiatri dhe merrte mjekim të cilin ia ka sjellë nëna. Në bisedë me nënën e Arben Micit, e kam pyetur nëse kishte një dokument për gjendjen psikike të djalit, por ajo më deklaroi se nuk i kishin dhënë asnjë dokument në spital”.

Por kjo ngjarje nuk vuri në rrezik vetëm të lënduarit, por edhe të shoqëruar të tjerë të cilët në atë moment ishin në dhomat e izolimit, çka në një rast hipotetik mund ta rriste ndjeshëm numrin e viktimave.

Artur Hoti shpëtoi mrekullisht atë mbrëmje pa lëndime, ndërsa tymi kishte pushtuar edhe dhomën e izolimit ku ndodhej bashkë me një të ndaluar tjetër.

Artur Hoti, i ndaluar

“Rreth orës 18:30 më kanë shoqëruar punonjësit e policisë të Komisariatit Kamëz, pasi babai im hodhi një kamion me dhé në oborr. Policia me shoqëroi pasi lëvizja e dherave nuk ishte e lejuar. Në dhomën e izolimit kam qëndruar me një djalë tjetër që quhej Ilir Topalli. Vetëm njëherë i kam kërkuar policit të shërbimit që të shkoja në tualet dhe më ka shoqëruar. Lëvizje të tjera nuk kam bërë. Unë nuk pi duhan dhe nuk kam pasur me vete asnjë mjet ndezës.

As ai djali që ishte në dhomë me mua nuk ka pirë cigare gjatë kohës që ishim bashkë. Pas rreth një ore që kam qenë i shoqëruar, në dhomë filloi të hynte tym dhe ishte e vështirë frymëmarrja. Në momentin që punonjësi i policisë na hapi derën për të na nxjerrë kam dalë nga dhoma në drejtim të shkallëve dhe më pas jashtë komisariatit. Nuk kam parë zjarr, vetëm shumë tym dhe nuk e kuptova se nga cili drejtim vinte”.

Komisariati i Kamzës nuk ka qenë për herë të parë në monitorimin e rreptë të organizatave në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Problematikat që dolën në pah me zjarrin në këtë komisariat, janë konstatuar kohë pas kohe edhe nga institucioni i Avokatit të Popullit.

Besnik Deda, Ndihmës komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës

“Nga inspektimet që keni bërë çfarë problematikash keni konstatuar?

Nga një verifikim paraprak i ngjarjes kemi konstatuar disa problematika të cilat kanë të bëjnë me moszbatimin e procedurave standarde të miratuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Konkretisht ambientet e sigurisë në komisariatin e policisë Kamëz, por edhe në tërësi në komisariatet e policisë së Tiranës nuk plotësojnë parametrat teknikë dhe jetësorë për jetesë normale për arsye se përç do person që ndodhet në këto ambiente duhet të sigurohet një sipërfaqe 6-8 m².

Kjo garanton jo vetëm jetesën në këto ambiente, por edhe cilësinë e shëndetit të këtyre personave për ditët që kalojnë në këto ambiente. Është konstatuar gjithashtu se në ambientet e sigurisë të këtij komisariati mungon ambienti i ajrimit i cili shërben qoftë për ajrimin e këtyre personave, por dhe për konsumin e duhanit, të gjithë ato persona që e konsumojnë atë. Në kushtet kur mungon ky lloj ambienti i veçantë, këto ambiente duhet që patjetër organi i policisë të caktojë një vend të veçantë ku duhet të konsumohet duhani si dhe mënyra se si këta persona duhet të shoqërohen gjatë gjithë kohës që ata e konsumojnë atë, gjë e cila nuk është zbatuar në këtë komisariat”.

Fati duket se mbrëmjen e 26 marsit në komisariatin e Kamzës, ka qenë edhe me një tjetër të lënduar. Dëshmia e tij tregon edhe kushtet në të cilat ndodheshin dhomat e izolimit të këtij komisariati, por edhe tmerrin që përjetoi.

Ilir Topalli, i ndaluar

“Më datë 26 mars 2022 rreth orës 18:00 jam shoqëruar nga një patrullë e Komisariatit të Policisë Kamëz të cilët më kanë akomoduar në dhomat e shoqërimit, të cilat ndodheshin në katin e dytë të godinës dhe më pas zbrisje me shkallë poshtë. Pas një ore më futën në dhomë edhe një shtetas tjetër që nuk e pyeta për emrin. Kam dëgjuar një zhurmë dhe jam afruar tek dritarja e derës për të parë se çfarë po ndodhte. Nuk kam arritur të shoh, por vetëm dëgjoja të bërtitura. Punonjësit e policisë ishin duke bërtitur për të hapur dyert dhe në këtë moment janë fikur dritat”.

Ai rrëfen gjithçka ndodhi në minutat në vijim, derisa iu dha ndihmë mjekësore

Ilir Topalli, i ndaluar

“Menjëherë ka ardhur punonjësit i policisë me emrin Fatmir dhe na ka thënë ‘dilni pas nesh’. Në momentin që është hapur dera kam parë tymin dhe zjarr tek ambientet e dhomave të personave të arrestuar. Gjatë kohës që po ngjiteshim tek shkallët për në katin e dytë kam parë një person rreth 55 vjeç, i shëndoshë, i cili po ngjitej bashkë me ne. Ai ishte djegur në njërën anë të kokës. Në këtë kohë kam parë punonjësin e policisë Hajredin Boja të futej sërish poshtë tek ambienti që kishte rënë zjarr. Pastaj ka ardhur zjarrfikësja dhe ambulanca”.

Bazuar në inspektimet që Avokati i Popullit ka kryer lidhur mbi ngjarjen, ky institucion ka vërejtur shkelje edhe në mënyrën se si efektivët e policisë kanë vepruar në rastin konkret.

Ndërkohë që siç doli edhe në dëshmitë e oficerëve të policisë, komisariati nuk ka kamera vëzhgimi të brendshme.

Besnik Deda, Ndihmës komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës

“Është vërejtur një neglizhencë në zbatimin e detyrave nga punonjësit e policisë që kryenin shërbim në dhomën e sigurisë pasi nuk kanë bërë një kontroll të imtësishëm të personave të cilët kanë qenë dhe ndodhen në këto ambiente, lidhur me sendet që nuk lejohen për t’u përdorur prej tyre.

Gjithashtu një element tjetër i cili është konstatuar nga ana jonë ka të bëjë me mungesën e butonit ose të ziles i cili duhet të jetë në çdo dhomë sigurie dhe njofton punonjësit e policisë në rast nevoje apo emergjencë që ata mund të kenë. Një element tjetër i vlerësuar nga ana jonë është pjesa e kamerave të sigurisë në këtë

Komisariat të cilat përbëjnë kusht kryesor, jo vetëm për parandalimin e ngjarjeve të cilat kanë të bëjnë me veprime apo kundërveprime të paligjshme të personave që ndodhen në këto ambiente, por ka të bëjë edhe me këqyrjen e gjithë pamjeve të cilat mund të shërbejnë për një hetim të mundshëm të ngjarjes”.

Por duket se problematikat në dhomat e izolimit nuk janë vetëm në komisariatin e Kamzës, por janë të shtrira në të gjitha komisariatet në Shqipëri.

Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, thotë se infrastruktura në pjesën më të madhe të komisariateve lë shumë për të dëshiruar.

Erinda Skëndaj

“Për sa i përket pjesës së Infrastrukturës në një pjesë të komisariateve përfshi këtu dhe komisariatet e policisë në Tiranë siç është komisariati nr.1,2,3 dhe 5 apo dhe komisariate të tjera të cilat janë në qytete të tjera duke përmendur komisariatin e Dibrës, Ersekës, të Malësisë së Madhe apo dhe komisariate në pjesën e qyteteve që ndodhen qoftë në skajin jugor, por edhe në Shqipërinë e Mesme ajo që ne konstatojmë është se mënyra se si mbahen apo akomodohen këta persona në dhomat e sigurisë, këto dhoma nuk përmbushin garancitë e nevojshme apo edhe standarde minimale për një trajtim human dhe për respektimin e dinjitetit të këtyre personave në përputhje me nenin 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që ndalon trajtimin çnjerëzor dhe degradues, madje ka pasur raste të veçanta kur kushtet e infrastrukturës kanë qenë në skajet edhe të mjerimit duke i vendosur personat e akomoduar pikërisht në kushtet e trajtimit çnjerëzor dhe degradues”.

Po sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, problem në shumë komisariate mbeten edhe mbipopullimi dhe kushtet higjieno sanitare. Ndërkohë që kushtet duket se janë çnjerëzore për të ndaluarit.

Erida Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit

“Si janë kushtet higjieno-sanitare?

Kushtet higjieno-sanitare në një pjesë të komisariateve që ne kemi monitoruar vitet e fundit janë tepër të vështira ose të këqija nëse mund ta themi kështu. Ambientet mbajnë erë të keqe. Duket që nuk i janë nënshtruar një higjienizimi dhe pastrimi që të bëjë të mundur një jetesë normale për aq kohë dhe për aq orë sa këta shtetas mbahen në komisariate. Ashtu sikurse kemi vërejtur prezencën e lagështirës, muret pa meremetuara ose të mbajtura në gjendje tepër të keqe, mungesa e ajrimit, pasja e dritareve të cilat nuk janë me xhama mbrojtës për të garantuar kushte klimaterike të nevojshme me qëllim që këta persona të mbahen në ambiente edhe kur moti është shumë i keq. Nuk ka sistem të ngrohjes apo të ftohjes, kubatura e dhomave të sigurisë është nën minimumin e standardeve të rekomanduara nga Komiteti për parandalimin e Torturës. Për shembull ka pasur komisariate në Tiranë që ne kemi parë që dhomat e sigurisë janë me një sipërfaqe 4m², ndërkohë që Komiteti për parandalimin e Torturës ka rekomanduar që sipërfaqja të jetë minimalisht 6m², por që në këto dhoma është vërejtur vendosja e dyshekëve pa krevat. Pra personat jo vetëm kanë fjetur në tokë, që le të themi është në kushte të trajtimit çnjerëzor, por njëkohësisht në një sipërfaqe prej 4m² ka qëndruar më shumë se një person, mund të kenë qëndruar 2 persona, ashtu sikur ka pasur raste kur mbipopullimi ka qenë akoma më i lartë çka ka bërë tepër të vështirë qëndrimin e këtyre shtetasve në ambientet e dhomave të sigurisë duke e pamundësuar le të themi edhe pjesën e pushimit sidomos gjatë orëve të natës kur është e nevojshme që ata të flenë dhe të kenë mundësi për të pasur një trajtim sa më dinjitoz”.

Lidhur nga rasti i fundit në Komisaratin e Kamzës, ku i ndaluari, viktima, Arben Mici, nuk merrte mjekimin e duhur pavarësisht se ishte diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, konstaton se ky fenomen nuk është një rast i izoluar në komisariatet e policisë në mbarë Shqipërinë.

Ku siç thotë edhe drejtuesja e kësaj organizate, ka raste kur psikologun në këto institucione e bën juristi.

Erida Skëndaj

“A është personeli që ndodhet në komisariate dhe më specifikisht në dhomat e shoqërimit i specializuar për punën që bën? A ka mungesa në personel?

Personeli gjithashtu ka mangësi që ne i kemi ngritur në mënyrë të vazhdueshme.

Ka komisariate që nuk kanë në pozicionin e tyre mjekun që është shumë i nevojshëm. Jo vetëm është i nevojshëm sepse në një moment që person i futet dhe i kufizohet liria qoftë edhe në komisariatin e policisë, autoritetet janë përgjegjëse për jetën dhe shëndetin e tij që do të thotë se ky person sipas legjislacionit në fuqi duhet t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor. Mund të jetë një shtetas i sëmurë që ka nevojë për një trajtim të specializuar mjekësor dhe për kohën që qëndron në komisariat, që do me thënë se ai duhet të marrë ilaçet, duhet të jetë nën supervizimin e mjekut. Mund të jetë një shtetas që në përballje me policinë apo gjatë shoqërimit prej autoriteteve të policisë mund t’i jetë nënshtruar formave të dhunës dhe për të bërë të mundur pikërisht identifikimin e këtyre shenjave të dhunës nëse ato janë të freskëta, janë krijuar pikërisht disa orë më përpara se ai të vendosej në këto ambiente sigurie është tepër e domosdoshme që të ketë një mjek në organikën e secilit komisariat. Një pjesë e komisariateve në Shqipëri nuk e kanë pozicionin e mjekut në organikë. Një pjesë e tyre nuk ka mjek, por ka ndihmësmjek, gjë që e privon kontrollin e specializuar të këtyre personave që mbahen në cilësinë e personave të ndaluar apo të arrestuar në flagrancë. Kemi vërejtur që juristi i komisariatit bën njëkohësisht edhe psikologun”.

Kushtet aspak normale në institucionet e paraburgimit, kanë çuar institucionin e Avokatit të Popullit, edhe në rekomandimin e mbylljes së tyre përfundimtare,

si edhe në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare që do të shmangte raste si ai në Komisariatin e Kamzës, apo viktima në institucionet që janë aty për të ruajtur sigurinë e tyre.

Besnik Deda, Ndihmës komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës

“Ju përmendët kushtet e vështira në të cilat qëndrojnë personat e arrestuar në dhomat e sigurisë. Sipas jush çfarë masash mund të merren për përmirësimin e këtyre kushteve?

Nga viti 2019 Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka filluar të zbatojë një projekt për ndërtimin e një blloku të sigurisë. Të gjithë dhomat e sigurisë të komisariateve Tiranë do të mbyllen dhe të gjithë personat do të akomodohen në këtë ambientin e ri që është ndërtuar në Tiranë. Blloku i Sigurisë ka pasur dinamikën e vet të ndërtimit për shkak edhe të ecurisë së veprimeve, për shkak edhe të problematikave që kanë dalë me pandeminë, por sipas afatit ky bllok sigurie do të përfundonte në vitin 2021. Në vizitën inspektuese që ka zhvilluar Avokati i Popullit së bashku me dy komisionerët e tij shoqëruar edhe nga Drejtori i Policisë Vendore të Tiranës në janar të vitit 2022 kanë konstatuar që blloku i sigurisë nuk ka përfunduar. Ne mendojmë se është momenti nisur nga ngjarja e Kamzës që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë duhet të përshpejtojnë të gjithë procedurat e nevojshme për plotësimin e këtyre elementeve të sigurisë dhe marrjen në dorëzim të tij si dhe fillimin menjëherë dhe vënien në funksionim të këtij objekti”.

Marrë nga Balkan Web

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben mici artur hoti besnik deda erida skëndaj ilir topalli lutfi muça arben mici artur hoti besnik deda erida skëndaj ilir topalli lutfi muça

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni