Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Partia Demokratike pyet ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në lidhje me zjarrin që sipas demokratëve ka rënë në katin e katërt të këtij dikasteri. Bardh Spahia, ish-deputet i PD, një ditë pas publikimit të emailit nga Gazmend Bardhi, pyet MSH në lidhje me zjarrin. Spahia ngre shqetësimin pse zjarri ka ndodhur 5 orë e gjysmë pas orarit zyrtar të punës, apo faktin pse vetë Manastirliu e mohoi fillimisht zjarrin e më pas e pranoi pasi PD, nxorri emailin.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE:
OGERTA, ja që tym në Ministri paska pasur Një ditë e mohon rënien e zjarrit në ministri, e të nesërmen e quan “incident“! As 24 orë nuk i mban gënjeshtra, por teksa gënjen, zonja ministre del edhe më zbuluar me justifkimet që vetë nxjerr. Ogerta ja që tymi të paska dalë… Kur e quan “incident“ zjarrin e rënë në katin e katërt ku ka zyrat e dy drejtoreshave militante të tenderave, ministrja Manastirliu duhet të sqarojë:
– Përse “incidenti“ ndodhi të paktën 5 orë e gjysëm pas orarit të punës 08.00 -13.00 që vetë ministrja me vendimin nr 237 /2020 ka percaktuar në kuadër të epidemisë së Covid? Komunikimi zyrtar, që Ogerta e pranoi, thotë se alarmi antizjarr ka rënë rreth orës 18.00..
– Përse gjithë ai zell për të djegur dokumente, përtej orës 13.00?
– Kaq shumë ishin sa nuk mjaftoi orari zyrtar, apo duhej që ndërtesa të ishte pa punonjës, që të mos mësohej se po digjeshin dokumente?
– Cilët ishin punonjësit piromanë që djegin letra dhe i shuajnë me ujë? Me urdhër 166 datë 12.03 2020 “Per miratimin e masave organizative dhe administrative MSHMS Ogerta i kishte dërguar punonjësit në shtëpi të punonin online dhe të gjitha drejtoritë vazhdonin të punonin me grafik (1 ose 2 punonjës prezent ) -Nga ky urdhër sipas pikës 8 “Ogerta e Tymit” përjashtonte vetëm punonjësit e përfshirë në procedura nga autoriteti kontraktual. Ne ministri me urdhërin tënd zonja ministre kanë qenë vetëm punonjësit e tenderave sekrete. -Nëse ky paska qenë një “incident”, përse ministrja e mohoi personalisht e zyrtarisht?
Pse u desh që të publikonim emailin që ministrja ta pranonte?
Në kuadër të fshehjes së të vërtetës, ministrja që i “shet” të gjithë dhe nuk merr asnjëherë përgjegjësi individuale, tha se “Incidenti” ka ndodhur 26 ditë më parë! E vërtetë, zjarri është konstatuar fiks 9 ditë pas denoncimit të parë të PD për tenderat sekretë dhe një ditë pasi emisionet investigative anoncionin skandale dhe portalet publikuan një investigim mbi tenderin e paracaktuar të pajisjeve mjekësore, maskave dhe më vonë tenderin e kiteve nga OES Distribution ( Firma Jote e preferuar zonja ministre që për koincidencë të fatit ka fituar fiks 166 tendera gjatë periudhës tënde nga drejtimi i QSUT deri në daljen e tymit).
Këto nuk janë rastësi Ogerta, as gafa te trasha; (SI LIDHJA E PORTIT TE VLORES ME ATE TE ANCONES QE E THE ME LEHTESINE E NJE NJERIU TE PALEXUAR JAVE ME PARE NE MEDIA). ME ARROGANCE vazhdon të prodhosh gënjeshtra për të mbuluar abuzimet që janë sa flagrante, aq edhe mjerane! Ja që tym paska pas Ogerta. Dhe tymi që ka dale nga firma jote këtë herë ka qenë i zi… PS. Përsërisim thirrjen për prokurorët e SPAK që të hetohet rënia e këtij zjarri të provuar me dokument të Ministrisë së Shëndetësisë, e të administrohet deklarata e ministres Manastirliu që e mohon dicka që është e shkruar e zezë mbi të bardhë!
Ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ai që i hodhi më tej “dru zjarrit”, duke zbuluar se disa ditë më parë, në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, janë djegur qëllimisht dokumentet që lidhen me tenderat sekretë. Ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manastirliu nxitoi të përgënjeshtronte Bashën, por dje, sekretari i PD, Gazmend Bardhi publikoi një email të brendshëm që provonte ngjarjen e zjarrit. Tashmë pritet që SPAK të zbardhë më tej procedurën e ndjekur me këto tendera, në kohën që demokratët ngulmojnë se ka patur abuzime, ndërsa qeveria mbrohet duke thënë se procedura është e ligjshme.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka rikthyer në Kuvend ligjin për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Meta thekson se ky ligj që në thelb ka procedurën p...
Tiranë- Së fundmi Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 4 ligje. Presidenca njofton se mes ligjeve të dekretuara nga Presidenti është edhe falja e gjobave në periud...
TIRANË– Ish-eurodeputetja Doris Pack ka reaguar në lidhje me shoqërimet në polici, të protestuesve në Tiranë.Përmes një statusi në Twitter, Pack ka ripostu...
TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka menduar që të përcjelle një urim krej ndryshe për 10-Majin, Ditën e Drejtësisë. Në një postim në Faceboo...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se pronari i firmës së internetit në Nikël, ku njëri nga punëtorët vdiq pai ra në kontakt me rrymën elektr...
TIRANË– Deputetët dhe ministrat janë parë të ecin krah njëri-tjetrit duke mbajtur një distancë prej më shumë se dy metrash larg.Në fotot e publikuara nga P...
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shfaqur në një intervistë disi ndryshe.Përballë aktorit të humorit Alban...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sërish pas replikave me Ministrinë e Shëndetësië, në lidhje me zjarrin e ...
TIRANË– Ish-kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka kujtuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë. Përmes një...
Tiranë- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar një video në Facebook, ku shfaqen masvie me drurë të prerë. Sipas tij kjo ma...