LIVE UPDATES
Aktualitet

Zvarritjet e gjyqeve, 3 vjet shtyrje me arsyetime se adresat janë të pasakta!

24 Qershor 2021, 19:55 Nga DOSJA
Zvarritjet e gjyqeve, 3 vjet shtyrje me arsyetime se adresat janë të

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes zvarritjet e proceseve gjyqësore me arsye qesharake. Dy persona janë dënuar me 5 vite burg me akuzën e mashtrimit, pasi u faktua se kishin shitur tokën dy herë. Prona, aktualisht është te blerësi i dytë, në një kohë që duhej të ishte te blerësi i parë. Dhe, për këtë gjyq të thjeshtë, Gjykata e Tiranës bën ping-pong me çështjen, teksa e kthen padinë me arsye qesharake si “të meta në padi” për adresat e paditësve. Por, këto adresa janë vendosur në padi sipas Regjistrit të Gjendjes Civile.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një përfaqësues i firmës “Lani”. Ai thotë se firma ka blerë në vitin 2008, një pronë rreth 1 mijë metër katrorë në Sauk, Tiranë. “Blerja është bërë me kontratë noteriale, derdhje të vlerës në bankë, mandate arkëtimi. Kontrata është me palë familjen Gjuzi shitësit dhe blerësi Vladimir Kosta. Kontrata është bërë në datën 22.08.2008. Objekti është një parcelë toke arë që do të pajiset me titull pronësie me vete, prej 1000 m2 tokë are. Çmimi i shitjes është 10 milionë lekë të reja” thotë përfaqësuesi i firmës. Më tej shton se, për shkak të punëve, këtë kontratë nuk e dërguan në Hipotekë, “por kjo s’do të thotë se ne nuk jemi pronarë!”. Vite me vonë, kanë parë që prona po rrethohej nga tjetërkush. Kanë pyetur në institucionet përkatëse dhe kanë mësuar se shitësit, familja Gjuzi, e kishte rishitur këtë pronë. Pra, të njëjtët shitës si herën e parë, por kësaj herë me blerës të ndryshëm. Madje, pa u revokuar kontrata e parë mes Gjuzëve dhe Vladimir Kostës. Ky i fundit bën një kallëzim penal ndaj shitësve dhe ata dënohen për mashtrim, madje janë ende në burg. Vendimi penal faktoi pretendimet e firmës “Lani”, se pronarët e parë janë ata.

Madje, pa u shfuqizuar kontrata e parë, familja Gjuzi e rishiti.
Më pas firma “Lani” shkon në Hipotekë për të regjistruar pronën në emrin e tyre. Por, punonjësit i thonë duhet vendim gjykate të shfuqizojë certifikatën se s’ia heqin dot pavarësisht se e ka blerë ai i pari. Firma bën padi në Gjykatën e Tiranës në Dhomën Civile. Fillimisht, gjyqi bëhet nga z.Niko Rrapi. Ky gjyqtar njofton paditësit të cilët marrin edhe njoftimet përkatëse. Kjo vërtetohet nga procesverbali i seancave gjyqësore. Më pas, ky gjyqtar jep dorëheqjen dhe çështjen e merr gjyqtarja Migena Laska. Kjo gjyqtare merr vendim duke kthyer padine “me të meta”, pasi pretendonte se s’janë të sakta adresat e të paditurve.

Sipas dokumenteve, z.Kosta e çon këtë vendimmarrje në Gjykatën e Apelit. Apeli vendos që të rikthejë sërish për rigjykim çështjen, pasi padia është e saktë me të gjitha të dhënat. Rigjykimi, me të njëjtën gjyqtare, Migena Laska. Por, kjo e fundit, merr një tjetër vendim dhe kthen sërish padinë “me të meta”, pasi s’janë të sakta adresat e paditësve. Sipas përfaqësuesit të firmës, adresat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, pra janë të sakta. Paditësi e çon sërish në Apel dhe prej më shumë se 1 viti, çështja është ende në Apel, kjo si pasojë e pandemisë dhe vetingut. “Kërkojmë që të shpejtohen procedurat. Vendimi penal na dha të drejtë. Ne jemi blerësit e parë. Kërkojmë që mos të zvarritet çështja” thotë përfaësuesi i firmës.
Fiks Fare u interesua pranë Gjykatës së Tiranës. Sipas drejtuesve, gjyqtarja Migena Laska është transferuar në Dhomën Penale të kësaj gjykate. Ndërkohë, Fiksi siguron aktet e dosjes, ku shkruhet se gjyqtari i parë z.Niko Rrapi i ka njoftuar normalisht paditësit. Por, përse e ktheu dy herë këtë padi gjyqtarja Laska?

Gjykata e Tiranës na ktheu përgjigje se “çështja është regjistruar në vitin 2019. Kjo çështja është gjykyar nga gjyqtare Migena Laska, e cila ka vendosur në dhjetor 2019 kthimin e kërkesë padisë. Gjykata thotë se dosja ndodhet në Apel dhe se aktet janë në atë gjykatë. Sipas kësaj përgjigje që po shikoni, edhe gjyqtarja Migena Laska thotë se çështja është në Apel! Sipas saj, “në çdo rast, unë si gjyqtare nuk jam aktualisht e ngarkuar me gjykimin e kësaj çështje civile. Nuk e kam në gjykim. Nuk disponoj asnjë akt të kësaj dosje gjyqësore civile”. Por, zonja Laska e ka pasur dy herë në dorë këtë çështje. Dhe, në të dyja herët, e ka pushuar!

Megjithatë, skandali mund të thellohet më tej, pasi një nga të dënuarit për mashtrim, ka nisur një letër, ku deklaron se firma që ndodhet në aktin e shitjes së dytë është e falsifikuar. Mond Gjuzi shkruan se kjo firmë është hedhur në Rrugën e Kavajës, duke thelluar akoma më tej këtë skandal. “Jam Mond Gjuzi. Po vuaj dënimin në burgun e Fushë Krujës. O Lad, prokurën që është bërë tek notere Ardiana Ibraj, prokura është plotësisht e falsifikuar dhe nuk kena asnjë lidhje me atë prokurë ne. E kena verifikuar se prokura është falsifikuar me noterinë në Rrugë të Kavajës. Na futët në burg pa na pyet e pa u konsultu fare me ne si janë gjonat se unë Mondi nuk ta bëja një gjë të tillë kurrë ty. Nëse ke mundësi kur e verifikoi dhe vetë gjonat mos i le në hije dhe jam i sigurt se do dalësh në të njëjtin përfundim me mua. Kjo prokurë është e falsifikuar 100 % në Rrugë të Kavajës. Po të lutem bjeri mbrapa këtij muhabeti pasi edhe babin e kam të sëmurë që dhe ty të të kthehet prona se kjo gjo është shumë e thjeshtë dhe se ne po bëjmë burg kot o vlla. O Lad çfarëdo përgjigje të jetë pres gjithsesi një përgjigje nga ty. Mos e lë pas dore po deshe. Adresa IEVP Fushë – Krujë, notere ka qenë Ardiana Ibroj me nr repertori 1227. Verifikoje këtë notere se po bëj burg kot” thuhet në këtë letër.

Pra, për një çështje të thjeshtë, gjykata e zvarrit prej më shumë se 3 vitesh. Dhe ndërkohë, nëse institucionet e drejtësisë do të thelloheshin pak në këtë histori, atëherë do të zbulonin se edhe kontrata e dytë është e falsifikuar.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e tiranes gjykata e tiranes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj