LIVE UPDATES
Bota

Zyrtari kinez pranon se efektiviteti i vaksinave kineze është i ulët

11 Prill 2021, 13:20 Nga DOSJA
Zyrtari kinez pranon se efektiviteti i vaksinave kineze është i

KINË– Në një rast të rrallë të pranimit të dobësisë së vaksinave kineze të koronavirusit, zyrtari më i lartë Qendrave Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve tha se efektiviteti i vaksinave kineze është i ulët. Një rast mjaft i rrallë që ky vend pranon dobësinë e vaksinave të veta.

Ai tha se qeveria po konsideron përdorimin e tyre në kombinim me vaksina të tjera për t’ia rritur efektivitetin.

Vaksinat kineze “nuk kanë norma shumë të larta mbrojtjeje”, tha drejtori i Qendrave Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu, në një konferencë të shtunën në qytetin jugperëndimor Chengdu.

Pekini ka shpërndarë qindra miliona doza jashtë vendit ndërkohë që përpiqet të nxisë dyshime në lidhje me efektshmërinë e vaksinës Pfizer-BioNTech, e prodhuar duke përdorur procesin mRNA që më parë ka qenë eksperimental.

“Aktualisht po shqyrtojmë zyrtarisht nëse duhet të përdorim vaksina të ndryshme nga linja të ndryshme teknike për procesin e imunizimit,”– tha zoti Gao.

Zyrtarët në një konferencë shtypi të dielën nuk iu përgjigjën drejtpërdrejt pyetjeve në lidhje me komentin e Gaos ose ndryshimeve të mundshme në planet zyrtare. Por një tjetër zyrtar i Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve tha që kompanitë për prodhimin e vaksinave po punojnë për vaksinat të bazuara në mRNA.

“Vaksinat me RNA të zhvilluara në vendin tonë kanë hyrë tashmë në fazën e provës klinike,” – tha zyrtari, Wang Huaqing. Ai nuk dha asnjë afat kohor për përdorimin e mundshëm.

Ekspertët thonë se kombinimi i vaksinave, mund të rrisë efektivitetin. Studiuesit në Britani po hulumtojnë një kombinim të mundshëm të Pfizer-BioNTech dhe vaksinës tradicionale AstraZeneca.

Pandemia e koronavirusit, e cila filloi në Kinën qendrore në fund të vitit 2019, shënon herën e parë që industria kineze e ilaçeve ka luajtur një rol në përgjigjen ndaj një emergjence globale shëndetësore.

Vaksinat nga dy prodhues shtetërorë të ilaçeve, Sinovac dhe Sinopharm, janë eksportuar në 22 vende përfshirë Meksikën, Turqinë, Indonezinë, Hungarinë, Brazilin dhe Turqinë, sipas ministrisë së jashtme.

Efikasiteti i një vaksine Sinovac në parandalimin e infeksioneve simptomatike u zbulua të ishte deri në 50.4% nga studiuesit në Brazil, afër pragut prej 50% në të cilin ekspertët e shëndetit thonë se një vaksinë është e dobishme. Për krahasim, vaksina Pfizer-BioNTech ka rezultuar të jetë 97% efektive.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se vaksinat kineze nuk ka gjasa të shiten në Shtetet e Bashkuara, Evropën Perëndimore dhe Japonin për shkak të kompleksitetit të procesit të miratimit.

Një zëdhënës i kompanisë Sinovac, Liu Peicheng, pranoi se janë identifikuar nivele të ndryshme efektivitet, por tha se kjo mund të jetë për shkak të moshës së njerëzve në një studim, llojit të virusit dhe faktorëve të tjerë.

Pekini ende nuk ka miratuar asnjë vaksinë të huaj për përdorim në Kinë.

Zoti Gao nuk dha detaje për ndryshimet e mundshme në strategji, por përmendi mRNA si një mundësi.

“Të gjithë duhet të marrin parasysh përfitimet që mund të sjellin vaksinat e mRNA për njerëzimin,” tha Gao. “Ne duhet ta ndjekim me kujdes dhe të mos e injorojmë vetëm për arsyen se tashmë kemi disa lloje vaksinash.”

Gao më parë kishte vënë në dyshim sigurinë e vaksinave me RNA. Ai ishte cituar nga Agjencia Zyrtare e Lajmeve Xinhua të thoshte në dhjetor se nuk mund të përjashtonte efektet anësore negative sepse ato po përdoreshin për herë të parë tek njerëz të shëndetshëm.

Vaksinat me acid ribonukleik (RNA) nuk përmbajnë virusin. mRNA është një molekulë që udhëzon ADN-në që të prodhojë proteina nga rritja e sasisë së koronavirusit. Kjo metodë e shkurton kohën e prodhimit të vaksinës.

Mediat shtetërore kineze dhe bloget e njohura të shëndetit dhe shkencës gjithashtu kanë vënë në dyshim sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës Pfizer-BioNTech.

Që nga 2 prilli, rreth 34 milion njerëz në Kinë kanë marrë dy dozat e duhura për vaksinat kineze dhe rreth 65 milion kanë marrë një, sipas zotit Gao.

Zëdhënësi i Sinovac, Liu, tha se studimet zbulojnë se mbrojtja “mund të jetë më e mirë” nëse koha ndërmjet vaksinimeve është më e gjatë se 14 ditë, por nuk la të kuptohe se kjo mund të bëhet praktikë standarde.

Marrë nga VOA.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota gao fu sinovac biotech gao fu sinovac biotech

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj