LIVE UPDATES
Bota

​Kamberi: Serbia shfryn armiqësitë me Kosovën tek shqiptarët e Luginës

1 Janar 2022, 12:56 Nga DOSJA
​Kamberi: Serbia shfryn armiqësitë me Kosovën tek

KOSOVË- Deputeti Shaip Kamberi ka qenë i zëshëm në ngritjen e shqetësimeve të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë. Në një intervistë për KosovaPress, Kamberi deklaroi se Serbia po nxjerr inatin në banorët e Luginës për shkak të armiqësisë që ka ndaj Kosovës, duke i shkelur të drejtat që ju takojnë. Ai flet edhe për mosrespektimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi nga ana e shtetit serb, duke fajësuar BE-në që nuk po përmbush rolin që ka në këtë proces.

Përfaqësuesi shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se pa demokratizim të Serbisë nuk mund të presin realizim të të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Serbia, si një shtet i papërfunduar, siç thotë ai, nuk njeh ende as kufijtë e vet dhe ka aspirata për territore të shteteve të tjera.

“Nuk mund të vij derisa në Serbi ka klimë e cila mohon krimet e luftës, e cila mohon ekzistimin e varrezave masive, e cila ka një politikë vitet e fundit të glorifikimit të kriminelëve të luftës. Pra, jam munduar të gjitha këto tema t’i prek, për t’i prekur së paku në ndërgjegjen të asaj pjese të Serbisë, që sinqerisht dëshiron Bashkimin Evropian. Ky shtet akoma nuk e ka të qartë, ose së paku publikisht nuk e thonë, se cila është politika e tyre prioritare. Pavarësisht se në deklarimet që flasin për integrimet evropiane si prioritetin e parë të politikës së jashtme të Serbisë, në veprimet e përditshme gjithmonë janë të orientuar me Rusinë dhe Kinën që e shndërron në orientim terciar”, shprehet ai.

Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Kamberi thotë se BE nuk mund të ketë rolin vetëm të lehtësuesit por edhe atë të garantuesit të zbatimit të këtyre marrëveshjeve. Ai shprehet se Bashkimi Evropian nuk e ka fuqinë e mjaftueshme për të detyruar Serbinë për të respektuar marrëveshjet e arritura me Kosovën, duke shtuar se shpresë që të arrihet kjo mbetet ShBA-ja.

“BE-ja nuk mund të luajë rolin vetëm të lehtësuesit. Kur ata thonë se ‘do të lehtësojmë bisedimet’, çfarë nënkupton? ‘Do të sjellin ujë të ftohtë në tavolinë, do të sjellin klimatizim’. Esenca nuk është këtu, një ndërmjetësues aq i fuqishëm si Bashkimi Evropian do të duhej të trasojë rrugën në të cilët palët duhet të ecin. Përkundër dhjetë viteve bisedimeve, përkundër shumë marrëveshjeve të arritura, BE-ja nuk po arrin të detyrojë, apo ta bind Serbinë, që ato marrëveshje të respektohen. Prandaj mbetet shpresa që e vetmja fuqi shtytëse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaron ai.

Sa i përket iniciativës “Open Balkan”, kreu i Partisë për Veprim Demokratik thotë se nuk mund të jetë e plotë një iniciativë ku nuk përfshihen edhe tri shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor. Mbi të gjitha, ai deklaron se ky koncept po sfidohet rrezikshëm nga koncepti politik serb.

“Kjo iniciativë sado të jetë e vullnetit të mirë, sa do të jetë një dëshirë e të ardhmes së popujve të Ballkanit, po sfidohet rrezikshëm nga bota serbe, nga koncepti politik i botës serbe i cili po shohim po sfidon në Mal të Zi demokracinë duke tentuar që përmes keqpërdorimit të kishës serbe të ndryshohet pushteti atje. […] Tentativa e Serbisë për të destabilizuar Kosovën dhe përmes serbëve të manipuluar që jetojnë në pjesën veriore, janë sfidat kryesore që po i bëhen këtij koncepti”, shprehet ai.

Edhe gjatë vitit 2021, Kamberi thotë se Serbia ka vijuar me politikën diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke mos pasur ndonjë përmirësim në jetën e tyre. Edhe plani prej 7 pikash që përmban çështje jetësore bazike të tilla si arsimi, shëndetësia etj., përkundër mbështetjes së OSBE-së, nuk ka dhënë rezultate.

“Mjerisht mund të them se nuk ka pasur rezultat konkret pozitiv deri në këto momente. Kemi një reagim të çmuar të shefit të misionit të OSBE-së, Jan Braathu, i cili shtyn përpara nevojën dhe domosdoshmërinë e aprovimit të aplikimit të planit shtatë pikësh, një dokumenti të hartuar nga politikat shqiptare në ndërmarrjen e masave emergjente për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve. Por, pavarësisht ndikimit që OSBE mund të ketë në këtë shtet, nuk ka dhënë edhe rezultat. Jemi në pritje, por edhe pritja është e kushtëzuar me çështjen se në Serbi vitin e ardhshëm do të jenë zgjedhjet”, deklaron Kamberi.

Përfaqësimi dhe pozita politike e shqiptarëve në Serbi dallon shumë prej serbëve në Kosovë. Tre deputetë shqiptarë dhe tre boshnjakë janë zëri i vetëm që synon të sensibilizojë problematikat e minoriteteve në Kuvendin e Serbisë.

“Pozita jonë është e kushtëzuar edhe për shkak të raporteve që Serbia ka me Kosovën, armiqësinë që ka me Kosovën, shfryhet në shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo është një pozitë e brishtë dhe ajo që na lejon për momentin të bëjmë është që së paku të tentojmë të sensibilizojmë çështjen e shqiptarëve për padrejtësitë që janë këtu. Jemi tre deputetë shqiptarë edhe tre boshnjakë që mundohemi së paku me paraqitjet tona (të arrijmë) një sensibilizim të çështjes së shqiptarëve dhe boshnjakëve”, shprehet deputeti shqiptar.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi open balkan shaip kamberi dialogu kosove-serbi open balkan shaip kamberi

Sondazh

Poll
Bota 1 Janar 2022, 12:24

VIDEO/ Gruaja që iu bë nënë 15 fëmijëve

KOSOVË- Ndonëse u shkollua për mjekësi, dashuria e madhe për kujdesin ndaj fëmijëve bëri që Sadete Hajrizi t’ua kushtojë afër 18 vjet të jetës së saj fëmij...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj