LIVE UPDATES
Bota

Përmbledhje: Krimet që e tronditën Kosovën në vitin 2021

1 Janar 2022, 10:00 Nga DOSJA
Përmbledhje: Krimet që e tronditën Kosovën në vitin

KOSOVË- Kosova la pas një vit të përgjakur, me krime të rënda. Babai e vrau djalin, burri gruan, motra e mbyti motrën e kushëriri kushëririn. U vranë edhe dy zyrtarë të PDK-së. Por dy prej vrasjeve që e tronditën tërë vendin ishin ajo e Marigona Osmanit në Ferizaj dhe tragjedia e Gllogjanit. Në këtë fillimvit, Gazeta Express ju sjell një përmbledhjeve të këtyre rasteve.

Vrasja e trefishtë –Sulmi ndaj autobusit në Gllogjan

Tragjedia e Gllogjanit do të mbahet mend si një ndër vrasjet më makabre që janë kryer ndonjëherë në Kosovë. Vrasja e trefishtë u krye mbrëmjen e 26 nëntorit, rreth orës 19:00. Atë natë, autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan u sulmua ma kallashnikov. Të vrarë mbetën ngasësi i autobusit dhe dy nxënës që ndodheshin brenda. Për motivet e rastit nuk dihej asgjë në orët, as në ditët e para. Përflitej për sulm terrorist, por policia njoftoi se s’ka arsye për të besuar se sulmi mund të ketë motive të tilla.

Të dyshuarit për sulmin nuk u zbuluan për disa ditë. Tek më 11 dhjetor, Prokuroria Themelore e Pejës njoftoi se janë arrestuar tre të dyshuar për rastin. Për motivin nuk është dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare, por në medie është përfolur si pistë hetimi vetëvrasja e një të reje para dy vitesh, për të cilën dikush e fajësonte shoferin. Ajo që kishte kryer vetëvrasje ishte vajza/motra e të dyshuarve për sulmin ndaj autobusit. Tre të arrestuarit ndodhen aktualisht në paraburgim.

Vrasja mizore e 18-vjeçares nga Ferizaj

Vendi u trondit edhe nga një vrasje që u krye në Ferizaj, në fund të gushtit. 18-vjeçarja Marigona Osmani u vra mizorisht, duke u keqtrajtuar për dy ditë rresht. Ajo ishte dërguar pa shenja jete nga dy persona në Emergjencën e Ferizajt. Për këtë rast dyshohen ish-partneri i Marigonës, Dardan Krivaqa, dhe Arbër Sejdiu, të dy emra të njohur për organet e rendit. Sipas Gjykatës, vrasja është kryer për motive të ulëta.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krivaqës thuhej se “i pandehuri, më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij, me dashje, në mënyrë mizore, për motive të ulëta, një natë përpara, e ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë”.

Ndërkohë, për Sejdiun thuhet se “gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe ka marrë pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”.

Vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë

Një muaj më vonë, një vrasje që u krye në Pejë i shokoi të gjithë. Dy zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj, u vranë pas një zënke. Astrit Ademaj dyshohet se u vra nga Blerand Kadriaj, kurse Blerandi dyshohet se u vra nga vëllai i Astritit, Avniu. Sipas aktvendimit për fillim të hetimeve, prokuroria ka mbledhur prova, të cilat tregojnë se viktimat ishin takuar së bashku në një lokal, ku gjatë bisedës i kishin nxjerrë armët dhe i kishin futur fishekët në tytë.

“Pasi viktimat ishin takuar së bashku, prezent kishin qenë edhe i pandehuri Avni dhe dëshmitari N.N. Gjatë bisedës, në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata, ashtu që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët, i fusin fishekët në tytë dhe prapë vazhdojnë të fjalosen”, thuhet në aktvendim.

Aty thuhet se i pandehuri Avni Ademaj ia kishte marrë armën tani të ndjerit Astrit Ademaj dhe kishte shtënë në drejtim të tani të ndjerit Blerand Kadrijaj.

“Për një moment, gjersa viktimat po fjaloseshin, i pandehuri Avni ia merr armën viktimës Astrit dhe më të njëjtën fillon të gjuajë në drejtim të të ndjerit Blerand, i cili poashtu në të njëjtën kohë shtie edhe ky në drejtim të viktimës Astrit dhe të pandehurit Avni. Si pasojë e këtyre goditjeve të pandehurit Avni, është privuar nga jeta viktima Blerand, i cili ka mbetur i vrarë në vend të ngjarjes, kurse viktima Astrit ka mbetur i vdekur nga të shtënat e të ndjerit Blerand, e poashtu edhe i pandehuri Avni ka marrë lëndime në shuplakën e dorës së majtë”, thuhet në aktvendimin e prokurorisë.

Zyrtarish s’dihet motivi i këtij rasti, por sipas familjarëve të Astrit Ademajt, vrasja ka ndodhur për motive politike.

Babai e vrau djalin në Prishtinë

Një tjetër vrasje e rëndë që u krye në vitin që shkoi ishte edhe ajo e Albert Krasniqit, i cili u vra nga babai i tij, Skënder Krasniqi. Ai është shpallur fajtor dhe dënuar me 3 vite e pesë muaj burgim për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Rasti kishte ndodhur më 27 janar vitit të kaluar, rreth orës 17:00. Skënder Krasniqi e kishte telefonuar vetë Policinë e Kosovës për të raportuar se e kishte vrarë djalin. Pas tragjedisë, ai kishte qenë në gjendje të rëndë emocionale. Avokati i tij, Ramiz Krasniqi, kishte deklaruar për Gazetën Express se në vendin ku ka ndodhur krimi ka pasur kamera dhe pamjet janë tërhequr nga policia.

Unë nuk e di së çka kanë deklaru familjarët, por e di që vrasja është aksidentale, ashtu më ka thënë Skënderi. Tani ta shohim se çfarë po flasin pamjet e kamerave. Me gjasë ka pasë kamera, i ka tërheq policia, por tash a kanë qenë funskionale, a jo, nuk e di, se nuk e kam pa atë pjesë. Ajo pjesë ka qenë me kamera, por nuk e di që policia ka shku dhe besoj që i kanë tërheq”, pati deklaruar avokati Krasniqi. Sipas avokatit, arma që e kishte blerë tashmë i ndjeri, Alberti, kishte qenë pa leje.

Ish-bashkëshorti e vrau gruan dhe bëri vetëvrasje në Emshir të Prishtinës

Vrasjet e grave vazhduan edhe vitin e kaluar. Një 42-vjeçare me inicialet S.S. u vra nga ish-burri i saj, i cili më pas bëri vetëvrasje. 12 ditë para se të privohej nga jeta, ajo e kishte raportuar burrin në polici.

Viktima kishte pasur probleme me burrin edhe në të kaluarën. Palët ishin të njohur për policinë për një denoncim të bërë për sulm dhe dhunë në familje edhe në vitin 2019. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të problemeve që çifti kishin mes vete. Gjithashtu, raportohet se së fundmi i kishin ndarë rrugët – ishin në procedura të shkurorëzimit.

Motra e mbyti motrën në Fushë Kosovë

Një 33-vjeçare vdiq tragjikisht vitin e kaluar në Fushë Kosovë. Ajo dyshohet se u ngulfat me jastëk nga motra e saj, rreth tre vjet më e vogël. Për vdekjen tragjike të 33-vjeçares nga fshati Vragoli i Fushë-Kosovës ishte deklaruar menjëherë Policia e Kosovës.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër 33 vjeçe. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po e heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po i ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do t’i ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, kishte njoftuar policia.

Mësimdhënësi e vrau prindin e nxënëses në Pejë

Peja u trondit edhe nga një vrasje tjetër tragjike që ndodhi në maj. Një 50-vjeçar me inicialet G.K. u vra me armë zjarri, pak metra larg banesës së tij. I dyshuari për vrasje është ish-kujdestari i klasës së vajzës së viktimës, Xhevdet Januzaj.

Arsimtari i fizikës ishte dënuar me tri vite e gjashtë muaj burgim dhe ndalim të ushtrimit të profesionit për vepren penale “sulm seksual”, të kryer në vitin 2019, ndërsa nxënësja – viktimë e këtij rasti, ishte vajza e G.K., në atë kohë 13-vjeçare. Sipas familjes së viktimës, ai u kishte ardhur disa herë te banesa dhe i ruante me sëpatë.

Veprimet e tij i kishte denoncuar në polici G.K. një ditë para se të vritej, kishte thënë djali i tij për Gazetën Express. Por familja e viktimës kishte marrë kërcënime nga profesori edhe në të kaluarën që të tërhiqeshin nga deklarata e tyre për sulm seksual ndaj nxënëses.

Vrasja mes kushërinjve në Batllavë të Podujevës

Një vrasje u krye edhe në Batllavë të Komunës së Podujevës. Një 41-vjeçar me inicialet G.B. u vra nga kushëriri i tij. Sipas të afërmve të viktimës dhe dorasit, dyshja kishte pasur probleme të vazhdueshme dhe të ndryshme mes vete, përfshirë ato pronësore. Vrasjes i kishte paraprirë edhe një mosmarrëveshje e ndodhur mes tyre, ku, sipas policisë, i dyshuari kishte shtënë më armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës dhe ishte arratisur.

Viti u përmbyll me një vrasje të një shitësi në Mitrovicë – deri në gusht të vitit 2021 u kryen 19 vrasje

Për vrasjet e kryera vitin e kaluar është deklaruar edhe Policia e Kosovës. Sipas statistikave të policisë, deri në gusht të këtij viti janë kryer 19 vrasje, prej të cilave 12 kanë qenë të rënda.

E fundit vrasje është kryer në Mitrovicë. Një tentim-grabitje, e ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ka përfunduar me vrasje atje. I vrarë ka mbetur pronari i lokalit, pasi s’ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

“Mund të konfirmoj se një person i plagosur, që kishte ardhur për trajtim, ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja, nuk mund të deklaroj informacione tjera”, ka deklaruar Mustafa-Hakaj.

Detaje për grabitjen ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se, nga hetimet fillestare, bëhet e ditur se dy persona të dyshuar e të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë tentuar të grabisnin nga viktima, e cila ndodhej në dyqanin e vet. Si pasojë e të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të viktimës, viktima ka mbetur e plagosur. Dy të dyshuarit për këtë rast janë arrestuar.

Në burg për vrasje aktualisht janë 242 persona

Për numrin e personave që janë në vuajtje të dënimit për vrasje, janë deklaruar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Zëdhënësi i ShKK-së, Florent Gashi, i ka thënë Gazetës Express se aktualisht në burgje për këtë vepër ndodhen 242 persona.

Ata janë të dënuar për veprat: vrasje, vrasje e rëndë, vrasje nga pakujdesia, vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme dhe vrasje me paramendim. Prej tyre, 231 janë burra dhe 11 gra.

Marrë nga Gazeta Ekspress

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosove vrasjet ne kosove kosove vrasjet ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 1 Janar 2022, 09:49

Izraeli raporton për raketa të hedhura nga Gaza

IZRAEL- Ushtria izraelite tha se dy raketa të hedhura nga Gaza kanë rënë në Detin Mesdhe, në afërsi të bregdetit të Tel Avivit në orët e para të 1 janarit.Ushtr...

Bota 1 Janar 2022, 09:02

FOTO/ Si u festua Viti i Ri në botë

Qytetarët në mbarë botën festuan Vitin e Ri. Shumica e shteteve vendosën një sërë kufizimesh për festat e fundvitit, me qëllim të frenimit të përhapjes së mëtej...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit