LIVE UPDATES
Ekonomi

10-mujori, BSH: Fitimi i bankave me standardet lokale, më i larti në pesë vjet

13 Dhjetor 2021, 07:31 Nga DOSJA

SHQIPËRI – Sektori bankar rriti më tej fitimin me 1.8 miliardë lekë për muajin tetor. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë një vijimësi të përmirësimit të performancës financiare këtë vit. Për 10-mujorin 2021, fitimi neto arriti vlerën e rreth 17.8 miliardë lekëve, me rritje prej 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimi i sektorit bankar për këtë periudhë të vitit është njëkohësisht më i larti që prej vitit 2017. Edhe treguesit e rentabilitetit paraqiten në përmirësim krahasuar me vitin e kaluar. Kthimi nga kapitali aksioner arriti në 12.77%, nga 9.62% që kishte qenë për 10-mujorin e vitit 2020. Kthimi nga aktivet ka arritur në 1.39%, nga 1.09% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këto të dhëna bazohen në standardet e mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë dhe kanë kryesisht një vlerë orientuese për tendencën e performancës së sistemit. Standarde ligjore të raportimit për bankat janë Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), por ato janë të disponueshme vetëm me bazë tremujore. Sidoqoftë, edhe sipas IFRS, deri tani përmirësimi i performancës së bankave është i dukshëm. Mbështetur në të dhënat e 9-mujorit të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, me standardet IFRS sektori bankar po regjistron fitimin më të lartë të dekadës së fundit.

Vitin e kaluar, fitimi i bankave pësoi një rënie të ndjeshme, për shkak të një qasjeje konservatore që ato ndoqën me provigjionimin. Pandemia dha një goditje të rëndë në ekonomi dhe në mënyrë logjike bankat rritën parashikimet për humbje nga kreditë në modelet e tyre të provigjionimit. Por, në fakt efektet e krizës në cilësinë e portofolit të kredisë deri tani kanë rezultuar mjaft të kufizuara. Të dhënat kanë treguar se deri në fund të muajit shtator provigjionet kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Sipas Bankës së Shqipërisë, deri në fund të muajit shtator vlera e provigjioneve për kreditë ka pësuar rënie me 84% krahasuar me një vit më parë (gjithnjë sipas standardeve lokale të raportimit). Rënia e provigjioneve ka ndikuar direkt në rritjen e fitimit të bankave krahasuar me vitin e kaluar, por edhe me vitet pararendëse.

Këto të dhëna tregojnë se ulja e vazhdueshme e raportit të kredive me probleme po reflektohet gradualisht në përmirësimin e përfitueshmërisë së bankave. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit tetor niveli i kredive me probleme zbriti në 6.35%, niveli më i ulët në 13 vjet. Rritja e përfitueshmërisë është një parakusht i rëndësishëm për stabilitetin afatgjatë të sektorit dhe për mbështetjen e nevojshme të ekonomisë me kreditim, por edhe për ta bërë sektorin bankar më tërheqës për investitorë strategjikë. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme në kushtet kur bankat po përballen me rritjen graduale të kërkesave për kapital nga Banka e Shqipërisë. Në vitet e fundit, sistemi është përballur me largimin e disa prej grupeve të rëndësishëm bankare të Eurozonës, që ka sjellë një proces konsolidimi dhe rritjen e peshës së investitorëve lokalë dhe rajonalë. Shumica e bankave janë shitur me çmime relativisht të ulëta dhe nën vlerën e kapitalit të tyre aksioner, pikërisht për shkak të keqësimit të performancës financiare në periudhën e pas krizës së vitit 2008. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë fitimet e bankave sektori bankar banka e shqipërisë fitimet e bankave sektori bankar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj