LIVE UPDATES
Ekonomi

100 kompanitë më të mëdha në rajon, asnjë nuk është nga Shqipëria

5 Nëntor 2020, 06:32 Nga DOSJA
100 kompanitë më të mëdha në rajon, asnjë nuk

Shqipëria nuk ka asnjë ndërmarrje mes 100 kompanive më të mëdha për nga xhiroja në Europën Juglindore. Në publikimin vjetor të SEE News, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë vendet që nuk kanë një kompani ndër 100 të parat. Kjo mund të shpjegohet kryesisht me përmasat më të vogla të tregjeve, por jo vetëm.

Në vendin e 17 në renditje përfshihet edhe Johnson Matthey, kompani e industrisë kimike e vendosur në Maqedoninë e Veriut. Ky shembull dëshmon se prania e kompanive të mëdha nuk lidhet ekskluzivisht me përmasat e tregut, por edhe me një klimë tërheqëse për investimet e huaja.

Në këtë drejtim, Shqipëria ngelet shumë prapa vendeve të rajonit, për shkak të korrupsionit dhe taksave më të larta, mungesës së stabilitetit politik, problemeve me shtetin e të drejtës, por edhe për shkak të mungesës së skemave efikase incentivuese. Megjithë përpjekjet që zgjasin prej më shumë se një dekade, Shqipëria nuk arritur ende sot të krijojë një zonë të lirë ekonomike. Incentiva të këtij llojidhe krahu më i lirë i punës kanë tërhequr mjaft kompani të rëndësishme të hapin impiante prodhimi në vendet e rajonit.

Tre kompanitë më të mëdha për nga xhiroja në Europë Juglindore në vitin 2020 ishin të treja rumune. Më e madhja ishte Dacia, në sektorin e prodhimit të automjeteve, me 5.2 miliardë euro xhiro, e ndjekur nga OMV Petrom me 4.65 miliardë euro dhe dhe OMV Marketing, me rreth 4 miliardë euro, të dyja këto të fundit në sektorin e karburanteve. OMV Petrom ishte kompania me fitimin më të madh në rajon, në vlerën e 746 milionë eurove.

Kompania më e madhe shqiptare për nga xhiroja vitin e kaluar ishte Kastrati, me një qarkullim vjetor prej rreth 535 milionë euro, rreth 55 milionë euro më pak se vendi i 100 në renditjen e SEE News.

Për sa i takon sektorëve strategjikë të ekonomisë, Shqipëria ka një prani të konsiderueshme në listën e 100 aktorëve më të mëdhenj në sektorin bankar, me tetë prej bankave të pranishme. Në renditjen sipas totalit të aseteve, BKT renditet në vendin e 28-në rajon, duke humbur tre pozicione krahasuar me vitin e kaluar. Vijon Raiffeisen Bank në vendin e 47-të, edhe ajo në rënie me tre pozicione dhe Credins Bank në vendin e 50-të, njëlloj si në vitin 2018. Bankat e tjera shqiptare në Top 100 e SEE Neës janë Intesa Sanpaolo në vendin e 58-të, OTP Bank Albania në vendin e 90-të, Alpha Bank Albania në vendin e 93-të, Tirana Bank në vendin e 97-të dhe banka Amerikane e Investimeve në vendin e 99-të.

Në sektorin e sigurimeve, renditja është bërë sipas primeve të shkruara bruto dhe prania e kompanive shqiptare fillon në gjysmën e dytë të listës. Sigal Uniqa Group Austria renditet në vendin e 51-të, në rritje me dy vende krahasuar me vitin 2018. Vijon Albsig në vendin e 76-të dhe Eurosig në vendin e 78-të. Vijojnë ky kompanitë e Vienna Insurance Group, SIVIG dhe Intersig, në vendin e 80-të dhe të 88. Prania modeste e siguruesve shqiptarë lidhet me zhvillimin e dobët të tregut të sigurimeve në Shqipëri. Vitin e kaluar, Shqipëria gjeneroi vetëm 50 euro prime sigurimi për frymë.

Sipas raportit të See News, kompanitë në Europën Juglindore regjistruan rritje të dobët të shitjeve në vitin 2019, të ndikuara kryesisht nga performanca e dobët e ekonomisë së Bashkimit Europian, çmimet e ulëta të naftës dhe lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës. Ndikimi negativ i këtyre faktorëve, sidoqoftë, u kompensua nga një rritje ekonomike mesatare me 3.5%, e mbështetur nga konsumi dhe shtimi i të ardhurave, ndërsa rajoni hodhi hapa të mëtejshëm në integrimin me BE.

Sektori bankar ishte shumë likuid dhe raporti i kredive me probleme vijoi rënien. Infrastruktura në rajon vazhdoi përmirësimin, e mbështetur nga fondet e BE-së dhe nga financimet ndërkombëtare. Kina ishte sërish një investitor i rëndësishëm, kryesisht në infrastrukturën e Serbisë dhe Malit të Zi, duke shtuar shqetësimet për rritjen e ndikimit politik kinez, nivelet e larta të borxhit publik të vendeve të rajonit, varësinë e lartë nga furnitorët kinezë dhe vëmendjen e ulët për çështjet e mjedisit. Në një hap drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ranë dakord për krijimin e një zone të tregtisë së lirë në rajon. Nga ana tjetër, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë ngelën të tendosura, pas vendimit të qeverisë kosovare për të vendosur taksa doganore në masën 100% për mallrat e prodhuara në Serbi dhe Bosnje.

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi alpha bank bkt dacia kompanite me te medha ne rajon rajon shqiperi sigal uniqua gruop austria alpha bank bkt dacia kompanite me te medha ne rajon rajon shqiperi sigal uniqua gruop austria

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj