Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Durrës- 18 ditë pas atentatit ka dalë nga spitali prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. Mësohet se Ndoja ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Një ditë më parë la spitain edhe i forti i Sukthit, Aleksandër Laho (Pëllumb Ymeri).“Rrumi” mbeti i plagosur me një plumb në nofull teksa udhëtonte me prokurorin Arjan Ndoja, pasditen e 1 nëntorit kur u bë dhe atentati.
Atentati i 1-nëntorit, si u plagos prokurori me shoferin dhe mikun e tij, Landi Muharremi
Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.
Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku që ndërroi jetë para disa ditësh dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.
Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.
I vetmi që ndodhet pas hekurave në lidhje me këtë ngjarje është Redjan Rraja, i njohur ndryshe si ‘Dara” i Krujës, që është gjithashtu edhe nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ai u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë dhe u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i padjegur nga atentatorët në Ishëm.
Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.
Pista kryesore që po hetohet në lidhje me atentatin ndaj Ndoja është ajo e pronave në Gjirin e lalëzit, ku mendohet të ketë pasur interes Rrumi. Kjo indicje erdhi pasi në “ML”-në e prokurorit Ndoja u gjetën dosjet e vjedhura nga prokuroria një vit më parë, mes tyre edhe ajo e pronave të ish-gjyqtarit të vrarë Skerdilajt Konomit.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Gjirokastër- Alfons Buzheri ka dhunuar në një magazinë në Lazarat, Lavide Buzherin, nusen e xhaxhait pas një konflikti me të. Për këtë ngjarje ai është shoqërua...
TIRANË- “Të lutem më lër të qetë nuk mban më ujë pilafi”. Këto janë fjalët e imamit të “Rrugës së Kavajës”, në Tiranë, Ahmet Kalaja pasi një qytetare e bez...
Gjirokastër-Alfons Buzheri, një person me precedent penal ka dhunuar në një magazinë në Lazarat, gruan e tij xhaxhait të tij, Lavdie Buzherin pasi një debati me...
TIRANË– Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
Lushnje- Fiks Fare denoncoi skandalin e radhës të pronave në Lushnje, ku kësaj here “lufta” bëhet për shtëpinë dhe truallin e këngëtares së famshme Vaçe ...
Tiranë- Ditën e sotme do të ketë reshje të dendura shiu. Sipas Meteoalb që prej fillimit të javës, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë:...
TIRANË- Pas shumë thirrjesh nga Presidenti Ilir Meta më në fund ka reaguar dhe Avokati i Popullit, institucioni që ka vëzhguar të gjithë procesin e emërime...
TIRANË- Një sherr i rëndomtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën e autobusit Fushë Krujë-Tiranë, me protagoniste disa femra.Nga pamjet e dërguara në reda...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se shumë shpejt do të publikohen disa video. E ftuar në emisionin “Opinion”, teksa diskutohet për videon e paralaj...