LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasja Meta-Dvorani, Avokati i Popullit kritika të forta KED-së: Ishte jotransparente, nuk publikoi në kohë listat e kan

19 Nëntor 2019, 07:10 Nga DOSJA
Përplasja Meta-Dvorani, Avokati i Popullit kritika të forta

TIRANË- Pas shumë thirrjesh nga Presidenti Ilir Meta më në fund ka reaguar dhe Avokati i Popullit, institucioni që ka vëzhguar të gjithë procesin e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në një raport të gjatë dhe të hollësishëm, Avokati i Popullit ka shpejguar të gjithë situatën dhe përplasjen me Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Presidentit të Republikës.

Në raport AP shkruan se “në këtë rast është i dyfishtë, jo vetëm si institucion Kushtetues i parashikuar për mbrojtjen dhe garantimin e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, por edhe si një institucion të cilit Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacioni për Reformën në Drejtësi i ka dhënë rol dhe kompetenca të caktuara në këtë proces në mënyrë të posaçme”.

Më tej theksohet se “në lidhje me hedhjen e shortit për krijimin e KED-ve, vlen për t’u theksuar se shqetësimet e ngritura nga institucioni ynë në Raportimin e vitit 2017, nuk na rezulton të jenë shqyrtuar, ndaj disa prej problematikave të konstatuara nga ne gjatë hedhjes së shortit në dhjetor 2017, u përsëritën sërish edhe gjatë hedhjes së shortit në dhjetor 2018”.

Raporti më tej thekson që problematike ka filluar që në ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi është shkelur kushtetuta në krijimin e këtij institucioni. Pas një shpejgimit të të gjithë situatës së ngritjes së këtij institucioni, Avokati i Popullit ka vijuar me punën e KED në vitin 2019 ku thekson se “se asaj(KED) i ra barra e jashtëzakonshme për të verifikuar e vlerësuar lista me kandidatë për shumë vakanca njëherazi. Kjo KED kishte gjithashtu edhe presionin e jashtëzakonshëm të publikut, pasi vendi ishte pa Gjykatë Kushtetuese funksionale”.

Avokati i Popullit përgëzon më tej punën e KED dhe shprehet se ka kryer punën me një përgjejgshmëri të lartë dhe në të gjitha mbledhjet kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të Presidentit. Por dhe pse KED ka bërë punën e saj me një presion të shtuar dhe me një rregullore që ka probleme, Avokati i Popullit shprehet se kreu i këtij institucioni ka thyer disa herë ligjin dhe nuk ka qenë transparente.

Sipas nenit 226 gërma d të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”: Kryetari i KED «siguron që mbledhja e Këshillit të regjistrohet në sistemin audio dhe që një përmbledhje e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit mbahet dhe bëhet publik në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Përmbledhja e procesverbalit u vihet në dispozicion anëtarëve të Këshillit përpara se të bëhet publike. Në rast se ndonjëri prej anëtarëve ka dyshime për saktësinë e përmbledhjes së procesverbalit, Kryetari i Këshillit urdhëron ballafaqimin e përmbledhjes me regjistrimin audio dhe ndryshimin e saj në qoftë se dyshimi i anëtarit rezulton i justifikuar»”, shtohet në raportin e AP.

Më tej shtohet se KED nuk ka publikuar në kohë listat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese pavarësisht këktesave të përsëritura të Avokatit të Popullit. “Në gjykimin e Avokatit të Popullit, mosadresimi i kërkesave të bëra prej nesh në lidhje me transparencën dhe/ose çështje të tjera që ne kemi ngritur, kanë kufizuar dukshëm mundësinë tonë për të bërë detyrën e ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji. Në leximin që ne i bëjmë Kushtetutës dhe ligjit nuk na rezulton i justifikuar apo legjitim qëndrimi i mosmarrjes në shqyrtim të kërkesave të vëzhguesit dhe trajtimi i tyre jo në prani të tij”, shtohet në raport.

Më tej kritikat vijojnë dhe për mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve për në Kushteutese nga KED, ku Avokati i Popullit shton se “Për fat të keq se puna shumë e madhe dhe me dedikim e të tërë anëtarëve, e pjesëmarrësve të tjerë në mbledhje, por edhe e këshilltarëve ligjor e sekretarisë së KED-së, nuk arriti të realizonte një proçes të patëmetë, për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Që gjatë muajit gusht 2019 u identifikuan disa problematika në lidhje me numrin e kandidaturave që Këshillit i kishin mbetur për të vlerësuar, pas kryerjes së proçesit të verifikimit të kandidaturave”.

Në fund Avokati i Popullit u kërkon të gjitha institucioneve që mbajnë përgjegjësitë që u takojnë, por kritikat më të mëdha i ka për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ku shprehet se “As KED si organ kushtetues dhe aq më pak një anëtar i vetëm i saj nuk mund të ngushtojë mundësinë e përzgjedhjes të organeve të emërtesës, të cilat janë të sanksionuara si të tilla nga Kushtetuta. Kurrësesi rënditja e KED nuk është detyruese, përveçse kur është rasti i përdorimit të mekanizmit zhbllokues. Por a mund të jetë i justifikuar apo legjitim përdorimi i mekanizmit zhbllokues si qëllim për të kufizuar (madje parapërcaktuar) përzgjedhjen e organeve të emërtesës?”

RAPORTIN E PLOTË E LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani avokati i popullit ilir meta kritikat e avokatit te popullit per ked padia e metes per ardian dvoranin perplasja meta-dvorani ardian dvorani avokati i popullit ilir meta kritikat e avokatit te popullit per ked padia e metes per ardian dvoranin perplasja meta-dvorani

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë