LIVE UPDATES
Aktualitet

20 vite në një kolibe- Si u harrua në mes të Tiranës familja e varfër

24 Nëntor 2021, 19:25 Nga DOSJA

Tiranë-Në një prej zonave më të mëdha në Tiranë, në “Don Bosko”, ngjitur me një vilë dykatëshe, një kolibe e fshehur në oborrin e  saj , deri një vit më parë, ishte streha ku jetonte Lindita Heta dhe familja e saj.

Bashkëshorti Faiku, kishte ardhur nga fshatrat e Devollit pas viteve ’90, për të kërkuar dicka më të mirë se çfarë i ofronte jeta në fshat.

Fqinjët e tij thonë për gazetën “Si” se Faiku vuante nga probleme të lehta mendore, por përpiqej të gjente punë për të mbajtur veten ndërsa për tu strehuar kishte gjetur një strehë tek bashkëfshatarët e tij që kishin ndërtuar shtëpi në zonën e “Don Boskos” por që nuk jetonin aty.

Faiku kujdesej për pasurinë e tyre dhe ata në këmbim i kishin “dhuruar” një hapësirë brenda saj ku qëndroi për vite me radhë.

Në vitet 2000 pas martesës me Linditën, çifti i ri strehohet në një pseudoshtëpi, dhuruar nga vëllai i saj i cili e ndërtoi në shpejtësi pa u diktuar prej pushtetit vendor, dhe për 19 vjet me radhë në këtë kolibe jetuan ata të tre, burrë e grua dhe vajza e tyre e vetme.

Sot, Faiku nuk jeton më. Ai mbylli sytë vitin e kaluar në moshën 60 vjeçsi pasojë e shumë sëmundjeve nga të cilat u prek gjatë këtyre viteve.

E pyetur nga gazeta “SI”, Lindita tregon se në këto 20 vjet martesë në derën e  saj nuk trokiti asnjë edhe pse  ata kanë një adresë  të saktë në listat elektorale.

“Ne jemi të regjistruar si banorë të njësisë bashkiake nr.9. Kur vajzën e kishim të vogël akoma, Faiku kërkoi ndihmën e kryeplakut të lagjes ku jetojmë, për t’i gjetur punë ose të merrnim ndihmë nga shteti. Ata i kërkonin një dokument tek zyra e Punës që ai nuk ishte i punësuar por Faiku shkonte shpesh e kthehej duarbosh sepse gjithnjë e përcillnin. Ai u lodh dhe nuk shkoi më kurrë në zyrat e minibashkisë”, tregon Lindita.

Kur e pyet se si ja kanë dalë të jetojnë në këto kushte, në një dhomë të vetme ku flinin të tre dhe si derë shërbente një perde, ajo thotë se në lagje ka dëshmitarë fqinjët që I kanë parë të jetojnë për vite me radhë këtu.

“Këtu kam jetuar, era frynte sa nga dritarja e sa nga dera por nuk kishim ku të shkonim. Vëllai im s’kishte mundësi më shumë, Faiku punonte me ditë si hamall apo çirak në lagje ku të kishin nevojë për të. Sapo u rrit pak vajza unë nisa të kërkoja punë nëpër lokalet e lagjes si pastruese”, thotë Lindita.

Por duket se pushteti kujtohej për të vetëm kur vinin zgjedhjet. E kur panë se asgjë nga premtimet e tyre nuk mbaheshin, Lindita thotë se 5 vitet e fundit nuk kishte votuar.

Pandemia e gjeti familjen e varfër po njësoj. Vajza kishte mbaruar shkollën 9-vjeçare dhe ndryshe nga moshataret e saj nuk vazhdoi  shkollën e mesme, por nisi të kërkojë punë.

Lindita tregon se Faiku u shtrua dy herë në spital me probleme në mushkëri. Sipas saj, lagjështira e kasolles ku kanë qëndruar ishin shkaku që ai u sëmur rëndë dhe nuk u ngrit më nga krevati.

Teksa e pyet se çfarë kërkon sot, Lindita të përgjigjet se ka nevojë për një shtëpi. Vajza nuk e lë  të punojë, sepse shpenzimet e jetesës i përballon me pagën e saj minimale si shitëse.

Por përveç kësaj, gruas i ka humbur besimi se shteti do të ndërhyjë. Me vdekjen e të shoqit janë larguar nga shtëpia dhe jetojnë në shtëpinë e vëllait, ngjitur me koliben, në një dhomë që ai u ka lëshuar motrës dhe mbesës së tij.

“Një shtëpi dua, të jetoj si të gjithë. Por nuk kam besim se do fitoj gjë”, mbyll bisedën gruaja.

Në ligje  parashikohet që për familjet me të ardhura të pakta të ofrohen mundësi strehimi si dhe punësimi.

Prej disa vitesh, në bashkinë e Tiranës me dhjetëra raste të familjeve në nevojë janë suportuar me bonus qiraje apo u është ofruar strehim në banesat sociale, duke shqyrtuar më parë dokumentacionin në Këshillin Bashkiak.

Kjo procedurë duket që nuk është kryer nga familja Heta por as nuk është ofruar nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, i pari kryeplaku i lagjes, i cili është pika e parë e kontaktit të pushtetit vendor me komunitetin.

Mungesa e aftësisë së familjarëve për të marrë informacion dhe për tu asistuar nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, është arsyeja kryesore e gjendjes së tyre të mjerë ku për 19 vjet me radhë jetuan në këto kushte dhe e msobesimit t thellë që kjo familje ka edhe ndaj medias kur intresohet për ta.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet don bosko kolibe shtëpi tirane don bosko kolibe shtëpi tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Nëntor 2021, 18:59

FOTO/ Aksident në Astir, lëndohet një person

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në lagjen Astir në Tiranë. Mësohet se nga aksidenti 1 person është i lënduar.Ende nuk dihet se cili është ...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait