LIVE UPDATES
Politike

Komisioni Evropian refuzon draftin e parë për ligjin e zonave të mbrojtura

Kjo është përpjekja e parë drejt shfuqizimit të ligjit, ndonëse e vonuar, qëkur shtatorin e shkuar u vendos caktimi i piketave mbyllëse (Closing Benchmarks) si  kusht për anëtarësim e vendit në Bashkimin Evropian.

22 Korrik 2026, 23:00 Nga Artan Rama
Komisioni Evropian refuzon draftin e parë për ligjin e zonave të
Foto ilustruse

Ministria e Mjedisit i ka përcjellë Komisionit Evropian draftin e parë për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Dokumenti nuk është publik, por unë munda të siguroj një kopje e cila, sidoqoftë, nuk është voluminoze (vetëm tre faqe). Materiali i shumëpritur nga të gjithë, edhe nën presionin e protestuesve në Bulevard, u prezantua pak ditë më parë në tryezën e ngushtë të diskutimeve të Kapitullit 27, mes palëve negociatore: zyrtarëve të ministrisë dhe ekspertëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit të Komisionit Evropian.

Kjo është përpjekja e parë drejt shfuqizimit të ligjit, ndonëse e vonuar, qëkur shtatorin e shkuar u vendos caktimi i piketave mbyllëse (Closing Benchmarks) si  kusht për anëtarësim e vendit në Bashkimin Evropian.

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mjedisit më pohoi se adresimi i piketave parashikohet të përfundojë në dhjetor dhe krahas konsultimeve, të hyjë në fuqi brenda gjashtëmujorit të parë të 2027. Orët e ardhshme pritet që ministria t’i dorëzojë Komisionit planin e veprimit dhe afatet e shqyrtimit të çështjeve të përshkruara në udhërrëfyesin e gjelbër.

Por drafti është shqetësues. Ndryshimet janë, as më shumë e as më pak, përkthimi fjalë për fjalë i nenit 6, me fokus paragrafin 3 dhe 4, të Direktivës së Habitateve, duke hedhur hije dyshimi mbi seriozitetin dhe vullnetin e qeverisë në zhvillimin e negociatave mjedisore, ndërkohë që dy prej kërkesave kryesore të protestave janë anulimi i ligjit në fjalë, si dhe anulimi i resortit brenda Peizazhti të Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë; një zhgënjim i hidhur, jo vetëm për protestuesit, por edhe për aspiratën evropiane, e cila për qeverinë socialiste ka marrë prej kohësh ngjyrat e një manifestimi elektoral.

Ndryshe nga sa pritej dhe është denoncuar deri tani mbi ndryshimet dramatike ligjore të administrimit të zonave të mbrojtura, drafti i propozuar nuk adreson asgjë për ndërtimin e hoteleve me pesë yje dhe të strukturave akomoduese turistike brenda parqeve kombëtare; asgjë për heqjen e zonimeve të peizazheve, për heqjen e zonimeve të monumenteve të natyrës (buffer zone); asgjë për lejimin dhe shtimin e aktiviteteve ekonomike prej Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU), duke shpërfillur, të vetmin udhëzues për lejimin e tyre: planet e menaxhimit. Të mos harrojmë se për shkak të këtyre deformimeve lindi nevoja dhe detyrimi për shfuqizimin e tyre dhe shpërtheu protesta në vend – më e madhja qysh nga rënia e komunizmit, në 1992.

Në të kundërt, ajo çka drafti paralajmëron është se adoptimi i nenit 6, mund të përdoret nga autoritetet për të justifikuar ndryshimet famëkeqe të ligjit të zonave të mbrojtura, sesa si një mekanizëm për mbrojtjen e tyre.

Dhe konkretisht, në nenin 2, pika 5 të draftit, që përkon me nenin 6, pika 4 të Direktivës së Habitateve, thuhet  “Nëse, pavarësisht përfundimeve negative të vlerësimit të duhur të ndikimeve… një plan ose një projekt duhet të realizohet për arsye detyruese të interesit publik madhor… merren të gjitha masat kompensuese të nevojshme për të siguruar ruajtjen… e rrjetit të zonave të veçanta të ruajtjes. Direktiva sugjeron se anulimi a priori i një aktiviteti ekonomik mund të jetë i vështirë dhe se duhet parë konkretisht, rast pas rasti. Por ndjesia ime është seky interpretim mund t’i joshë autoritetet. Në kushtet kur ky ndryshim thelbësor i propozuar mbetet i vetmi, nuk mund të mos shqetësohemi se resorti në Zvërnec, sikurse të tjerë në të ardhmen, mund të mos anulohet. Rama ka treguar kokëfortësi në administrimin e zonave të mbrojtura, duke humbur prej kohësh kontaktin me realitetin. Është plotësisht e mundshme që ai të vijojë të justifikojë ndërtimet e resorteve brenda zonave të mbrojtura si interes i lartë publik. Ne e shohim sesi  po e bën këtë, çdo ditë e më shumë: në ekran, rrjete, WhatsApp; kudo kundër kujtdo. Qëndrimi prej harbuti ndaj çështjeve kaq të rëndësishme e ka lënë atë dhe administratën e tij pa një alternativë. Duket me shumë një psikozë sesa një përpjekje për vizion (siç ai po përpiqet ta paraqesë).

Por këtë radhë, shpërfillja dhe arroganca e tij është kthyer edhe nga Komisioni Evropian. Askush nuk mund të parashikojë me siguri sa  mund të zgjasë. Qëndrimi i tij i  përhershëm ndaj përpjekjeve për mbrojtjen e burimeve është përbuzës. Dy vjet më parë, në kulm të troshitjes publike për shkak të ndryshimit dhunshëm të ligjit të zonave të mbrojtura, ai nxitoi të shfaqej, duke u imponuar me stilin e një mafiozi: ”na respektoni, nëse doni që t’ju respektojmë…”. Ai nxitoi të ndërhynte për ta korrigjuar drejtpërdrejtë Komisioneren Marta Kos, javën e shkuar në Bruksel, gjatë një konference të përbashkët, teksa pohoi se fjala ishte për rregullime përputhshmërie, jo për shfuqizim dispozitash.

Deri tani, Komisioni ka qenë i palëkundur në devizën e tij: “të shfuqizohen plotësisht të gjitha dispozitat e papajtueshme [me legjislacionin evropian]”, por Rama vijon të ruajë të njëjtën sjellje. Ajo çka pritet është diçka tjetër: si do sillet Komisioni Evropian? Në mbledhjen e së enjtes së shkuar, ekspertët ishin të shqetësuar, por të kthjellët, kur iu drejtuan përfaqësuesve të qeverisë me këto fjalë: “Të jeni seriozë, korrektë dhe të sinqertë!”. Drafti u refuzua. Një i dytë u porosit në ditët në vijim. Me gjasë, nëse qëndrimi i autoriteteve do të vijojë të udhëhiqet nga fantazia e Kryeministrit, komunikimi mes palëve negociatore do të rëndohet. Por ndërkohë, një gjë nuk duhet harruar. Nëse autoritetet nuk sillen seriozisht, grupet e interesit dhe ekspertët mjedisorë duhet të jenë serioze. Në rrethana kaq armiqësore ndaj zonave të mbrojtura, kaq kërcënuese, lë të hedhin edhe një herë vështrimin drejt karnavaleve me postera pink të aktivizmit politik dhe flamingove me bukë peshku që zhurmojnë në bulevardin me asfalt të kryeqytetit, e le të ngrenë një pyetje: a është kjo rruga efektive për të ndaluar resortin dhe për të mbrojtur burimet në zonat e mbrojtura?/Citizens

ke be ministria e mjedisit

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait