Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
21-vjeçarja që humbi jetën nga COVID-19, dalin përgjigjet për familjarët e saj. Si rezultuan
23 Korrik 2020, 20:48Nga DOSJA
TIRANË- E gjithë familja e viktimës më të re në moshë nga pandemia e COVID-19, 21jeçares kanë rezultuar negativ. E motra e saj në 20 korrik në një intervistë për Top Channel tregoi gjithë ecurinë e ngjarjes se si e motra u shtrua ne spital e deri në momentin kur u njoftuan për ndarjen e saj nga jeta, por mbi të gjitha kërkonte një përgjigje se pse asaj të ëmës të atit dhe të fejuarit të saj iu bë tamponi 13 ditë më vonë.
“E kemi kërkuar me ngulm tamponin. Na kanë marrë informacion dhe nuk na kanë ardhur. Unë i kam marrë vetë në mëngjes në telefon dhe më thanë se duhet të na kuptoni se jemi të ngarkuar. Motra kishte disa ditë me temperaturë. I kishte shumë keq bajamet. Amantia ankohen nga mpirje krahu, fytyrë dhe mbajtje fryme. I morëm në telefon se motra ishte keq. Më thanë se nuk vinin dot se nuk kishin veshjen e veçantë. Amantia ka zbritur me këmbët e saj nga shtëpia. Kur po prisnim ambulancën u nxi ng duart. I bënë tamponin dhe nuk morëm kurrë përgjigje. Kemi marrë vesh në 15 korrik që ajo ka vdekur, ndërsa në skedën e vdekjes shkruhet data 14 por pa orar. Kam kërkuar kartelën për Amantian. Ajo s’ka ndenjur as 24 orë në intubim. Kam folur në telefon me të. U përkeqësua përnjëherë. Hera e fundit që kam folur ka qënë data 13 dhe më tha vetë që nuk ishtë mirë,”-u shpreh ajo.
3 ditë pas kryerjes së tamponeve, të gjithë kanë rezultuar negativ dhe nuk janë të prekur nga Covid-19.
KAVAJË- Ditën e sotme në Kavajë dhjetëra të moshuar janë mbledhur para zyrës së postës shqiptare ku nuk respektohen rregullat e distancimit social dhe të ...
SHKODËR– Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur, megjithëse nuk është gjetur në vendngjarje nga Policia e Shteti...
SHKUP– 35-vjeçari shqiptari, i cili u raportua i zhdukur më 7 mars të këtij viti është gjetur i pajetë disa ditë më parë në një gropë në periferi të Shk...
FIER- 9 raste pozitive janë shënuar ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku mes tyre janë edhe babë e bir. Të infektuarit janë një vatër e re, tek lagjja “Konfere...
TEPELENË- Ministia e Shëndetësisë ka raportuar sot një rast të ri të infektuar me Covid-19 u raportua sot në qytetin e Tepelenës.Mësohet se personi që ka d...
ELBASAN– Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit në Elbasan duke se nuk mbetet vetëm tek një konflikt i momentit mes bandave për shitjen e lëndëve narkotike në qy...