Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BOSNJE HERCEGOVINË– Sot shënohet 26-vjetori i Masakrës së Srebrenicës. Mbi 8 mijë burra, djem dhe gra boshnjake u vranë në atë që njihet si Masakra e Srebrenicës, më 11 korrik të vitit 1995.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kriminielët duhet dënuar dhe theksoi se është e pabesueshme që ka politikanë në rajonin tonë, që thonë se ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan kundër dialogut e kundër fqinjësisë së mirë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur të postojë një foto homazh në nder të kësaj dite të rëndë për historinë e Ballkanit. Ndërkohë kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka konsideruar akt genocidial i cili duhet të dënohet dhe u shpreh e Partia Demokratike së shpejti do të paraqesë një rezolutë në Kuvend për këtë.
Gjenocidi që pati për objektiv popullsinë myslimane të vendit, u krye nga forcat serbo-boshnjake, edhe me ndihmën e ish-Jugosllavisë. Sot në qendrën përkujtimore të Potoçarit në Srebrenicë, u nderuan viktimat, ku morën pjesë politikanë dhe figura të larta të politikës nga vende të ndryshme.
Kjo masakër konsiderohet si një nga më të rëndat në historinë moderne europiane. Ai solli vdekjen e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë të moshës 12 deri 77 vjeç, të përndjekur nga fillimvitet 90 kur nisën konfliktet etnike në vend. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth dhe identifikimi i tyre vazhdon edhe sot.
26 vite pas masakrës, kërkimet vijojnë ende për të gjetur varret masive. Identifikimi është i vështirë, trupat u copëtuan ndërsa hidheshin në gropa me buldozer. Në raste të tjera, trupat janë hequr nga varret për t’u rivarrosur diku tjetër, për të fshehur krimin. Ekspertët mjekoligjor, kanë punuar mbi mbetjet e trupave që janë gjetur në qindra gropat masive që janë zbuluar në zonë. Emrat e viktimave, janë gdhendur në një memorial të gurtë.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se këto vrasje kanë përbërë gjenocid. Sot, që shënohet dhe përvjetori i 26-të i masakrës, në Potoçari do të varrosen eshtrat e 19 viktimave të gjenocidit. Viktima më e re që do të varroset është Azmir Osmanoviq, i cili ishte 16 vjeç kur u vra. Eshtrat e tij u gjetën në një varr masiv dhe u identifikuan në maj të këtij viti.
Eshtrat e 435 të miturve të vrarë në gjenocid janë varrosur në Qendrën Përkujtimore në Potoçari. Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për masakrën në Srebrenicë.
Liderët serb të Bosnjës, gjatë periudhës së luftës, Radovan Karadzic dhe Ratko Mladic, u akuzuan në vitin 1995. Për rreth një dekadë ata jetuan të lirë në ish-Jugosllavi, para se të dërgoheshin në Hagë. Pas më tepër se 10 vite të fshehur, ata u vunë në pranga, Karadzic në korrik të vitit 2008 ndërsa Mladic në maj të vitit 2010, për t’u dërguar më pas në gjykatë. Tashmë të dy rezultojnë të dënuar me burgim të përjetshëm.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BULLGARI– Qytetarët bullgarë me të drejtë vote do ti drejtohen kutive të votimit sot, për herë të dytë në tre muaj, për të zgjedhur një parlament të ri, pas tre...
BOSNJË HERCEGOVINË– Përfaqësuesi i sapoemëruar i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, tha se vendet e Ballkani...
KOSOVË– Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, do të raportojë më 12 korrik para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për preten...
KOSOVË– Edhe pse është dita e fundit e fundjavës pushuesit kosovar vijojnë të vijnë drejt bregdetit shqiptar.Mëngjesin e sotëm rradhë të gjata të cil...
SOMALI– Së paku tetë njerëz u vranë në një sulm vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, thanë autoritetet.Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi e...
KOSOVË– Qeveria e Kosovës ka filluar të ofrojë bono të Thesarit për diasporën, me qëllim të orientimit të fondeve të diasporës në financime që mundësojnë z...
GREQI– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Iliupoli të Greqisë, ku një 18-vjeçare ka denoncuar në polici se është abuzuar nga një efektiv policie.Si...
HAITI– Të dyshuarit për vrasjen e Presidentit të Haitit, Jovenel Moise, janë rojet e tij.Politikanët e opozitës dhe raportet e mediave në Haiti dhe Kolumbi tani...
BELGJIKË– Një grua 90-vjeçare belge, e cila ndërroi jetë pasi ishte me Covid, ishte e infektuar me të dy variantet Alpha dhe Beta të koronavirusit n...
NORVEGJI- Vrasësi Anders Breivik dëshiron të fitojë 7 milion euro duke shitur të drejtat për ta kthyer jetën e tij në një film. The sun raporton se Anders u ka ...