LIVE UPDATES
Politike

30 qershori/ PD: Padi ndaj Denar Bibës, shtabi i Ramës i dha urdhër për manipulimin e 280 mijë fletë votimi

4 Korrik 2019, 12:29 Nga DOSJA
30 qershori/ PD: Padi ndaj Denar Bibës, shtabi i Ramës i dha

TIRANË- Partia Demokratike vijon të akuzojë qeverinë për manipulim votash. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një dalje për mediet ka deklaruar se PD do të bëjë kallëzim penal për këtë krim penal, sipas tij, atë të manipulimit të votave.

Bardhi u shpreh se kryetari I KQZ-së, Denar Biba ka marrë urdhër nga shtabi i Edi Ramës për të manipuluar votot e 30 qershorit.

Partia Demokratike do të bëjë kallëzim penal për këtë krim penal, duke fillluar nga Denar Biba”, u shpreh Bardhi.

DEKLARATA E PLOTË  E GAZMEND BARDHIT:

Që prej 30 Qershorit, Edi Rama është zbuluar para shqiptarëve si Kryeministri i vetëm në Europë që ka manipuluar edhe votimet e veta antikushteteise me 1 kandidat.
Ai ka rritur pjesëmarrjen me të paktën 8% apo me rreth 280 mijë votues, duke përdorur Komisionin Qendror të Vjedhjeve, specifikisht, nënkryetarin kamikaz të këtij insitucioni, Denar Biba.
Partia Demokratike disponon të dhëna të plota sesi ka funksionuar skema e manipulimit të numrit të pjesëmarrësve në votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit.

Ajo ka funksionuar si një piramidë manipulimi, që nis me zyrën e Edi Ramës, vazhdon në zyrën e Denar Bibës, shtrihet tek drejtuesit e KZAZ-ve dhe përfundon tek komisionerët e qendrave të votimit në zonat ku nevojitej fallsifikimi.

Në Komisionin Qendror të Vjedhjeve Denar Biba, në bashkëpunim me 3 punonjës të administratës, kanë drejtuar operacionin e rëndë kriminal të fallsifikimit dhe manipulimit të votimeve.
Pasi merrte urdhrat nga shtabi politik i Edi Ramës për të deklaruar pjesëmarrje të rremë në favor të interesit politik të Partisë Socialiste, Denar Biba dhe tre bashkëpunëtorët e tij në krim, kërkonin nga kryetarët e KZAZ-ve rezultatin që duhej. Ata e siguron këtë nëpërmjet komisionerëve të qendrave të votimit, ku janë mbushur rreth 280 mijë fletë votimi për të plotësuar kuotat e përcaktuara nga Edi Rama dhe shtabi i tij i manipulimit te votimeve antikushtuese.

Kësaj skemë piramidale manipulimi dhe fallsifikimi i ka shërbyer edhe mekanizimi që ka denoncuar prej datës 30 qershor edhe Partia Demokratike. Për të mbuluar këtë krim dhe për të mos lënë gjurmë, Komisioni Qendror i Vjedhjeve zhduku transparencën tradicionale të këtij institucioni.

Nuk hodhi të dhënat e pjesëmarrjes në sistemin online të të dhënave për të mos lënë gjurmë.
Nuk publikoi asnjë tabelë me rezultatet e votimit për cdo qëndër votimi.

Votimet me 1 kandidat dhe të paligjshme kanë përfunduar prej 4 ditësh, por Denar Biba me grupin e tij të krimit, si asnjëherë më parë, nuk kanë publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki. Kjo është e paprecdentë.

Ky manipulim flagrant i shërben vetëm propagandës së Edi Ramës për të fshehur dështimin dhe braktisjen e tij totale, për të fshehur katandisjen e Partisë Socialiste në një parti rrogëtarësh, kriminelësh dhe klientësh biznesi.

Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale!
Partia Demokratike ka vendosur të bëjë kallëzim penal për këtë krim masiv elektoral dhe për shpërndorim detyre duke nisur nga Denar Biba dhe duke përfunduar tek çdo kriminel tjetër pjesë e administratës së Komisionit që ka marrë pjesë në dhunimin e rëndë të ligjit, kushtetutës dhe demokracisë.​

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori manipulimi i votave padia ndaj denar bibes 30 qershori manipulimi i votave padia ndaj denar bibes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj