Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
400 mijë pula ngordhën,Ministria e Bujqësisë e mohon:S’ka asnjë rast të gripit të shpendëve
16 Mars 2022, 15:34Nga DOSJA
SHQIPËRI- Ministria e Bujqësisë ka reaguar pas ngordhjes së 400 mijë pulave në Durrës, ku thuhet se nuk bëhet fjalë për grip shpendësh pasi një e dhënë e tillë është përjashtuar nga testimet e kryera. Sipas tyre, nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet me origjinë nga shpendët. Ndërsa pretendojnë se rastet e dyshuara janë të lokalizuara në vetëm 2-3 stabilmente në një zonë të vetme, e cila ende po mbahet nën vëzhgim për të mësuar më shumë lidhur me dukurinë.
Njoftim për mediat
Ministria e Bujqësisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Institutit për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë informon opinionin publik se nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani.
Pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve. Rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët.
Ju bëjmë me dije se rastet e dyshuara janë të lokalizuara në vetëm 2-3 stabilmente në një zonë të vetme. Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjen e Bimëve dhe Instituti për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë janë në monitorim të vazhdueshëm dhe po bën kontrolle për të verifikuar arsyet e kësaj situatë epizootike.
Nga Kharkivi në Vlorë, këto dy familje ukrainase udhëtuan në shumë vende përpara se ta gjenin paqen dhe qetësinë në qytetin bregdetar shqiptar, për të cilin u k...
Vaji, patatja dhe sheqeri janë mallra të shportës, pra ushqime të minimumit jetik për shtresat më të varfra. Por kjo varfëri sot, për shkak të rritjes së &ccedi...
TIRANË– Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane dhe zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian u barazua me konsumatorin shqiptar teksa vizitoi T...
Tërësia e fenomeneve politike të lidhura me rritjen e integrimit ekonomik, social dhe kulturor midis zonave të ndryshme të botës ka përcaktuar edhe globalizimin...
PASKUQAN- Euglen Benga, me detyrë nën-oficer te Garda e Republikës dhe shoqërues i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, pretendohet se ka kërcënuar sot me ar...
BRITANI E MADHE- Një i ri shqiptar është lënë në burg nga gjykata angleze pasi u kap duke punuar në një ‘shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për shqi...
ITALI– Të tjera detaje zbulohen nga mediat italiane nga operacioni i shkatërrimit të grupit criminal në Romë, pjesë e të cilit ishte dhe këngëtarja shqipt...
ITALI– Këngëtarja Elsa Lila është arrestuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se është vënë në pranga artistja shqiptare e cila dyshohet se bën pjesë n...
TIRANË- Mund të besohet se gjatë bisedës mes një përfaqësuesi të shtetit dhe një qytetari, tema e asaj që po flasin është një ftesë në kafe. Por realisht ...