LIVE UPDATES
Aktualitet

Kafe për “shefin”…për të shpëtuar nga halli/ Si tentojnë shqiptarët të korruptojnë policët

16 Mars 2022, 17:40 Nga DOSJA
Kafe për “shefin”…për të shpëtuar nga

TIRANË-  Mund të besohet se gjatë bisedës mes një përfaqësuesi të shtetit dhe një qytetari, tema e asaj që po flasin është një ftesë në kafe. Por realisht ftesa për kafe nënkupton një pagesë për shërbimin. “Është gjerësisht e përdorur,”- deklaron një zyrtar i policisë në versionin “të të jap një kafe” apo “pi një kafe”.

Dosjet e policisë, kryesisht të qarkullimit rrugor, e provojnë këtë opsion me gjithçka që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al.

“Unë e vura në dijeni drejtuesin e mjetit se do t’i nënshtrohej testit të alkoolit, sepse pas testit të parë, doli me 0,16 miligramë. Drejtuesi i mjetit më tha: ‘Të të jap një kafe, lëre këtë punë ta rregullojmë me kafe’“, – kështu e nis rrëfimin oficeri I policisë, E.K., i cili gjendej me shërbim në rrugën e Kastriotëve.

Polici e vërejti makinën “Benz”, duke udhëtuar në mënyrë të çrregullt dhe i bindur se shoferi duhet të kishte probleme, i bëri shenjë për të ndaluar. Ashtu siç ai e priste, shoferi ishte në gjendje të dehur. Shkeljet e para që vërejti polici ishin në dokumentacion, pasi 28-vjeçari B.Sh., u konstatua se udhëtonte pa policë sigurimi. Shkelja e dytë, që për policin rrugor ishte evidente, kishte të bënte me përdorimin e alkoolit, me të cilin 28-vjeçari e kishte tejkaluar.

Polici shton në deklaratën e tij përpara kolegëve, se pasi 28-vjeçari e ftoi për kafe me frazën që ai e ka dëgjuar shpesh, është sjellë sikur të mos e kishte dëgjuar.

“Ky person u afrua drejt vendit ku isha planizuar, futi duart në xhepin e pantallonave dhe nxori një kartëmonedhë 100 mijë lekëshe, duke thënë: ‘Merre këtë kafen, e rregullojmë’”.

Drejtuesi i mjetit ja futi paratë në xhep policit, i cili kujton në kallëzimin e tij që e denoncoi qytetarin, se tentoi ta korruptonte.

“Nxora paratë nga xhepi dhe e pyeta përse ma jep këtë? Ai u justifikua duke thënë se është kafe, pije kafe”.

Më tej, ajo që ndodhi sipas policisë, është ajo që po iu ndodh përditë qytetarëve në rrugë.

“E vura në dijeni se ky veprim është tentativë për korrupsion ndaj një oficeri, mora radion dhe njoftova kolegët që të vepronin”, – shton polici, i cili u bë iniciator i shoqërimit në komisariat të të riut.

Punonjësi i policisë, sipas burimeve të Gazetasi.al, njoftoi sallën “eklipsi” për tentativën e qytetarit që e ftoi për kafe, duke i futur paratë në xhep.

“Pas disa minutash, aty mbërriti një patrullë e komisariatit numër 6, – thonë burimet e policisë së komisariatit në Kombinat, – dhe kryen shoqërimin e të riut nën veprën e korrupsionit aktiv”.

Çfarë thonë ata që “paguajnë kafenë”?

“Jam i stresuar psikologjikisht”, dëshmoi menjëherë sapo mbërriti në drejtori 28-vjeçari. Ai ka tentuar të prekë oficerët e policisë, duke ju kujtuar problemet që kishte dhe se qëllimi i tij nuk ishte korruptimi.

Jam lavazhier dhe kam një mal me halle. Nuk desha ta korruptoj efektivin, por ngaqë jam i ngarkuar psikologjikisht, desha ta ftoj për kafe, kështu që këtë frazë ai e ka keqkuptuar me korruptim. Nuk e mbaj mend t’i kem futur para në xhep policit, por jam shumë I penduar për veprimin që kam kryer”, – dëshmon para policëve i dyshuari.

Por kafe ofrohet edhe kur je arrestuar

“Më lini të iki, do ju jap lekë dhe jo euro për kafe, pasi nuk kam euro. Do ju jap kafe”. Kështu u lut shtetasi N.G., i cili teksa po punonte arën me misër, aty ia behu një patrullë policie që e gjeti duke punuar edhe disa rrënjë në kubikë të dyshuar si kanabis sativa.

Megjithëse këtij shtetasi iu hodhën prangat në flagrancë, ai ka provuar në furgonin e policisë që t’i joshë policët me ftesën e parave, që nënkuptonte pesë milionë lekë të vjetra. I lindur në Vilëz, të Zallbastarit 58-vjecari u vu në pozitë përpara policisë lokale, jo vetëm për akuzën e kultivimit të drogës, por nga dëshmitë e policëve ndaj tij u adresua edhe vepra e korrupsionit aktiv.

Në një raport shërbimi policor, thuhet se ndaj këtij shtetasi, akuza kryesore është ajo e mbjelljes së 20 rrënjëve kanabis të fshehura në arën me misër. Grupi i hetimit deklaron se banori pranoi se deshi t’u japë kafe oficerëve, por kundërshtoi që droga t’i përkiste atij.

“Desha t’i qeras oficerët, pasi ishin lodhur duke ecur në mal dhe kam thënë 5 lekë, jo 5 milionë, siç e kuptuan policët”.

Grupi i hetimit thekson se menjëherë sapo ai e ka pranuar këtë fakt, oficerët e kanë ndërprerë pyetjen e tij, duke qenë se nuk kishte më rolin e deklaruesit dhe se duhej që çdo gjë që do të thoshte, duhet ta rrëfente në prani të avokatëve.

Marrë nga GazetaSI

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet goditen dy raste te mitdhenies policia e shtetit tirane goditen dy raste te mitdhenies policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri