LIVE UPDATES
Politike

5 gjuhë të huaja falas, 20 profesione për të rinjtë shqiptarë. Basha ndan me të rinjtë në Vilë Bashtovë detaje të ma

13 Prill 2021, 16:02 Nga DOSJA
5 gjuhë të huaja falas, 20 profesione për të rinjtë

KAVAJË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka biseduar me të rinj në Vilë Bashtovë të Kavajës. Të rinjtë ngritën problematikat që hasin sot dhe i drejtuan pyetje Bashës për zgjidhjet që ka menduar qeveria e tij e ardhshme. Njëra prej tyre, Klara, për të treguar pasoja e emigrimit masiv të të rinjve, thotë se ka pesë vite që ditën e saj të lindjes e feston pa vëllain, i cili ndodhet në emigrim. Ajo gjithashtu tha se edhe pse ka mbaruar me mesatare të lartë, e ka të vështirë të gjej një vend pune në Shqipëri.


“Unë kam pesë vite që ditëlindjet e mia i festoj larg vëllait tim të vetëm. Ai u largua vetëm 16 vjeç, për shkak të qeverisjes së të babëziturve dhe sigurisht, ju keni vëlla vetë të vetëm dhe e dini shumë mirë që shpatullën e vëllait, nuk ta zëvendëson asnjeri. Flas këtu edhe në pozicionin e një studenteje, ish-studente, që ka mbaruar të dyja ciklet e studimeve të mia me mesatare 9.8 dhe nëse do bëja një paralelizëm, në vendet e Europës, të tillë studentë i trokasin në derë dhe i ftojnë që të punojnë në institucione me to, ndërsa ajo që jam hasur dhe përballur unë, janë dyer të mbyllura institucionesh dhe një hakmarrje e pastër politike nga njerëzit e vegjël të pushtetit local,”- u shpreh Klara.

Për të treguar rëndësinë që do të ketë rinia në qeverinë e ardhshme, Basha tha se rinia është motivi i tij në përditshmëri. Kreu i opozitës shpjegoi planin e Partisë Demokratike për rininë dhe për ekonominë në tërësi. Për të ringritja ekonomike, integrimi ne Bashkimin Europian dhe kthimin e shpresës tek rinia që të ardhmen ta ndërtoj në Shqipëri.

“Rinia është motivi im i përditshëm. Bashkimi Europian dhe ekonomia janë prioritetet absolute të programit tonë. Por nëse më pyet se cilat janë tre shtyllat e misionit tim për të cilat kam shkruar edhe një libër padiskutim një zgjim kombëtar ekonomik që do të forcojë ekonominë e shqiptarëve në çdo fushë, nga fermeri tek sipërmarrësi, nga i riu dhe studenti, tek pensionisti. E dyta integrimi në BE dhe këto të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk integrohesh dot në BE me 200 euro rrogë e më një shtet ku të gjitha pushtetet i ka një njeri i vetëm dhe nuk rritet dot ekonomia. Të gjithë ju e dini që ne nuk mund të garantojmë rritjen ekonomike dhe as garancinë pa u bërë anëtarë të Bashkimit Europian. Prandaj tashmë jo vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët e besojnë se rruga e vetme që garanton stabilitet, demokraci dhe ekonomi mirëqenie para, siguri për familjet tuaja dhe fëmijët tuaj është anëtarësimi në BE.

E treta, që ka të bëjë drejtpërdrejt me pyetjen që më shtove. Misioni tjetër i imi në politikë është t’i hap rrugën rinisë, asaj pjese të shoqërisë që për nga mendësia, nga përgatitjet, nga ambiciet, sot është njësoj si rinia europiane. Në se ka një fushë ku Shqipëria tani ka hyrë në Europë kjo është dëlirësia e shpirtit të të rinjve dhe të rejave shqiptare është aftësia juaj, talenti juaj për tu arsimuar dhe për tu përgatitur profesionalisht, është formimi juaj dhe karakteri juaj. Ndaj misioni im është ti hap rrugën ti hap rrugën rinisë dhe të marrë në dorë fatet ekonomike dhe politike të vendit, thënë shkurtë dhe qartë , ky është një motiv i fuqishëm dhe ju vetëm ma shumëfishoni tek ju shoh në ballë të përpjekjes, në ballë të fushatës dhe 25 prillit të jetë dita e ndryshimit, dita e fitores për çdo shqiptarë,”- tha Basha.

Basha gjithashtu tha se me bashkëpunimin me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe Komisionin Europian, do t’u mundësojë të rinjve praktika profesionale dhe me tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri, do të mundësoj vende të reja pune me paga dinjitoze për të rinjtë shqiptarë.

“Disavatazhi i studentëve është se sistemi shqiptarë ka mbetur në vendnumëro për 8 vite me radhë. Ata që vijnë nga jashtë kanë përfituar nga metoda të reja që përshtaten me tregun e ri të punës. E gjithë bota po ndryshon. Tregu i punës në botë po ndryshon, tregu i punës në Europë po ndryshon. Ndryshimi kryesorë vjen nga globalizimi, pra, nga aftësia për të komunikuar shumë më mirë midis shteteve edhe në kuptimin ekonomikë dhe nga digjitalizimi. Dhe kjo po dikton një revolucion ekonomikë nga i cili po përfitojnë shumë vende në veçanti vendet në zhvillim. Po trajnojnë rinin që të përgatitet për këtë ekonomi të re në qoftë se mund ta quaj kështu. Dhe nga ana tjetër europianët, amerikanët, korporatat e mëdha duan dhe kërkojnë që të zhvendosin investimet në Shqipëri siç po i zhvendosin në Ballkan. Cila është arsyeja që Serbia ka 40 mijë të rinj të punësuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe ne i numërojmë me qindra dhe ata janë punësuar jo për meritë por për kundër presionit të qeverisë. Cila është arsyeja që gjermanët kanë investuar 10 herë më shumë në Maqedoninë e Veriut me një popullsi më të vogël, me një vend pa akses në det, pa akses në porte sesa në Shqipëri? Arsyeja është keqqeverisja. Që do të thotë se vendi i ka të gjitha mundësitë dhe ju i keni të gjitha mundësitë. Ne do të bëjmë të mundur që çdo student dhe studente shqiptare të bëjë praktikë gjatë kohës që studion, të bëjë praktikë pasi përfundon studimet.

Në bashkëpunim me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe Komisionin Europian i cili ka rezervuar 26 miliard euro për rininë e Ballkanit. Ne do të mundësojmë për ty dhe për të gjithë bashkëmoshatarët e tu të trajnoheni në të paktën 20 profesione që i përshtaten ekonomisë së re nga teknologjia e informacionit tek kompjuterët pra, nga inxhinieria tek administrimi i biznesit, tek ekonomia dhe në këtë mënyrë të jeni të gatshëm për tu punësuar në investime perëndimore dhe investime të vendit, me paga të larta. Po marr shembullin e teknologjisë së informacionit, ku pagat fillojnë nga 800-900 Euro dhe përfundojnë 3000 euro. Paga më të larta sesa deputeti, ministri apo edhe vetë Kryeministri apo Presidenti. Si do ta bëjmë këtë të mundur? Së pari, duke sjellë një klimë miqësore për biznesin, duke ulur taksat, taksat e larta i morën frymën ekonomisë por, po kështu larguan investitorët. 9% taksa e sheshtë për tatim-fitimin, 9% taksa mbi të ardhurat personale për ata mbi rrogën minimale, ulja e sigurimeve shoqërore 18%, ulja e çmimit të naftës me 24 lekë/litër, ulja e çmimit të energjisë. Për prodhimin do të bëj të mundur që këtu të vijnë më shumë investime dhe në vend të një cikli humbës ku rriten taksat, bie biznesi, bie punësimi, bie konsumi, rritet mjerimi, rritet emigracioni që është e vërteta e 8 viteve të Edi Ramës, ne do të ndërtojmë një cikël pozitiviteti dhe rritjeje, ku rriten investimet, rritet punësimi, rriten të ardhurat e Shqiptarëve, rritet konsumi dhe ky cikël do të sjellë mirëqenie të rritur për të gjithë sektorët.

Do të sjellë po kështu edhe mundësinë e shtetit për të ndihmuar ata që nuk konkurrojnë dot vetë, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët, duke rritur pensionet, duke rritur mundësinë për ti ndihmuar personat me aftësi të kufizuara, duke rritur në tërësi aftësinë e shtetit për të ndihmuar kur shqiptari është në hall, fjala bie me shëndetësinë, me rimbursimin e barnave. Ky pra është cikli i pozitiviteti. Dhe për rininë e arsimuar në Shqipëri hapi i parë do të jetë ofrimi i pesë gjuhëve të huaja, të paguara nga qeveria e ardhshme, në një platformë amerikane, ku do të mësoni anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht dhe spanjisht, dhe ofrimi i 20 profesioneve po kështu online. Në këtë moment do të bashkohen 2 kolona të cilat mundësojnë, në Maqedoni, në Kosovë, në Serbi atë që nuk ndodh sot në Shqipëri. Kolona e parë është një klimë miqësore për biznesin pa të cilin nuk vjen dot investitori, se investitori do garanci që të derdhi paratë e tij. Dhe nga ana tjetër nuk mjafton vetëm garancia, do të dijë edhe nëse ka njerëz të aftë për të bërë detyrat, për të bërë punët, pra të zanatit. Qofshin këta inxhinierë të kompjuterëve, qofshin hidraulikë, qofshin elektricistë e kështu me rrallë. Dhe ne do ta bëjmë këtë të mundur përmes kësaj reforme që ju nuk do t’ju nxjerr nga universiteti me një letër në xhep, por do t’ju nxjerr profesionistë që gjysmën e kohës do ta harxhoni me praktikë dhe në fund të universitetit kështu do t’ju ofrohet një praktikë e paguar nga qeveria. Do të konkurroni pra denjësisht dhe me të njëjtat kushte me bashkëmoshatarët tuaj që kanë patur shansin të studiojnë në perëndim. Dhe do të jeni fuqia dhe motori i zgjimit ekonomik kombëtarë që do të sjellë ndryshimi me 25 prill duke votuar numrin 9,”- tha Basha.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës