LIVE UPDATES
Aktualitet

‘5 maji’ e Lapraka ulen këmbëkryq në mes të rrugës: Do i shkojmë Ramës në shtëpi

29 Janar 2022, 16:31 Nga DOSJA
‘5 maji’ e Lapraka ulen këmbëkryq në mes të

TIRANË – Banorët e lagjeve “5 maj” dhe Laprakë protestuan pasditen e sotme kundër shembjes së shtëpive të tyre nga bashkia e Tiranës. Për rreth një orë, ata bllokuan qarkullimin e automjeteve te ish-rrethrrotullimi “Shqiponja”. Ata deklaruan se pavarësisht se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk është takuar me ta, janë në gjendje ta presin për të zgjidhur përfundimisht çështjen e shpronësimit dhe dëmshpërblimit për prishjen e shtëpive të tyre. Në shenjë kundërshtimi ndaj heshtjes së qeverisë dhe bashkisë, ata u ulën këmbëkryq në rrugë.

Njëzëri, protestuesit pranuan se nëse nuk do të marrin përgjigje nga qeveria dhe bashkia e kryeqytetit, ata do t’i përshkallëzojnë protestat deri te shtëpia e kryeministrit Edi Rama. Për mediat, ata shtuan se nuk janë kundër zbatimit të projektit të “Unazës së Madhe”, por fakti që janë konsideruar zaptues dhe janë nxjerrë me forcë nga banesat, të cilat u janë shembur nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë së Tiranës, i ka irrituar pa masë. Qytetarët ashpërsuan tonet ndaj kryeministrit Edi Rama, qeverisë dhe bashkisë së Tiranës duke i konsideruar si hajdutë dhe kriminelë dhe se ata kanë ndjekur politika përçarëse ndaj qytetarëve shqiptarë.

Të pranishëm në protestë ishin të pranishëm dhe forca të rendit. Ndërkohë, njëri prej qytetarëve konfirmoi se ditën e hënë në orën 17:00 do të protestojnë sërish në “5 maj” kundër aksionit qeveri-bashki për shembjen e shtëpive të tyre. Ai u bëri thirrje edhe qytetarëve të zonave të Babrrusë dhe ish-Kombinatit që të bashkohen me kauzën e tyre.

Çfarë ka ndodhur deri tani?
Që prej vitit të kaluar, banorët e “5 majit” dhe Laprakës kanë protestuar vazhdimisht kundër prishjes së banesave të tyre. Ata pretendojnë se nuk kanë marrë përgjigje konkrete se si do të shpronësohen dhe kompensohen nga autoritetet.  Në 19 janar të këtij viti, IMT-ja e Tiranës shembi një grup banesash në “5 maj”. Në aksion morën pjesë dhe forcat e rendit të kryeqytetit dhe FNSH. Policia u akuzua për tejkalim të përdorimit të forcës. Emblematike mbetën pamjet kur oficerët e rendit tërhiqnin zvarrë 78-vjeçaren Liza Marku, të cilën nuk e lanë të merrte sendet personale dhe plaçkat para se t’i shembej shtëpia. I riu Ledion Mziu, banori i “5 majit” tentoi të hidhej nga çatia e shtëpisë së tij pasi policia po afrohej. Në momentin e fundit, efektivët nuk e lejuan që ai të kryente vetëvrasje. Kryebashkiaku Erion Veliaj akuzoi në “News 24” Elson Markun, njërin prej banorëve të “5 majit” si person i lidhur me skema fajdesh (peshkaqeni i fajdeve) dhe se ka qenë subjekt i OFL-së. Fillimisht, policia arrestoi disa banorë dhe në mbrëmjen e 19 janarit i liroi.

Një ditë para shembjes së banesave të “5 majit”, banorët e kësaj zone kallëzuan penalisht drejtorin e IMT-së Marigjel Qaton. Dje, u zhvillua seanca dëgjimore e Komisionit të Ligjeve për çështjen e prishjes së shtëpive në këtë lagje në 19 janar. Edhe pse u thirr nga opozita për të folur, Erion Veliaj nuk mori pjesë në mbledhje duke dërguar vetëm një letër. Drejtori i Policisë Gledis Nano tha se policia ka përdorur forcë proporcionale ndaj banorëve, që po bllokonin shembjen e banesave nga IMT.

Në seancën e djeshme ishin të pranishëm dhe disa banorë të “5 majit” (Liza Marku, Elson Marku dhe Ledion Mziu).

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Do i sjellim protestat te dhomat tuaja”,banori i Laprakës:Ejani të hënën në ‘5 maj’

Protestë e ‘5 majit’, Marku-qeverisë: Milionat që keni vjedhur do ju bëhen kancer

Protesta e ‘5 majit’ dhe Laprakës, banori :S’duam që Zaho të dëgjojë ankesat tona

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj gledis nano komisioni i ligjeve 28 janar 2022 ledion mziu liza marku protesta ne laprake shembja e banesave te 5 maji erion veliaj gledis nano komisioni i ligjeve 28 janar 2022 ledion mziu liza marku protesta ne laprake shembja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj