Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Lëvizja Besa shpall fitoren në Tetovë, Kasami: Do jem kryetar i gjithë tetovarëve
18 Tetor 2021, 06:38Nga DOSJA
MAQEDONIA E VERIUT-Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, tha se në Tetovë janë përpara dhe udhëheqin bindshëm në këtë komunë. Ai u shpreh se është i bindur se në raundin e dytë do të fitojnë kundër Teuta Arifit. Gjithashtu ai falënderoi të gjithë aktivistët dhe votuesit e Besës dhe u shpreh se në raundin e dytë nuk kanë për t’i zhgënjyer.
Në një prononcim për media, ai tha se ka ardhur koha që qytetarët të jetojnë në kushte më të mira.
“Lëvizja Besa ka fituar në disa vende që nga raundi i parë ndërsa në disa të tjera shkon në raundin e dytë. Në Tetovë do të fitojmë në rrethin e dytë, do t’i dyfishojmë votat. Do të jem kryetar i gjithë tetovarëve. Në Tetovë deri më tani na mungojnë vetëm 300 vota. Në Zhelinë shkojmë në rrethin e dytë. Në Bogovinë dhe Tearcë kemi rezultate shumë të mira”,- tha Kasami.
Ndërsa militantët e kësaj partie në këtë qytet, kanë festuar për fitoren e Bilall Kasamit në këto zgjedhje lokale.
Pas përfundimit të votimeve për zgjedhjet lokale, partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, në vlerësimet e para flasin ...
Kur u njoftua gati 10 ditë më parë që Kancelarja Angela Merkel do të vizitonte Turqinë në turneun e saj të lamtumirës unë pyeta veten, “Pse po e bën këtë?...
Përballë rritjes së ndjeshme të çmimeve të energjisë, Komisari i Punës i BE, Nicolas Schmit paralajmëron për më shumë varfëri energjetike në Evropë. Tash...
TIRANË– Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në daljen e parë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, tha se nuk ...
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), sipas rezultateve preliminare, nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa do...
KOSOVË– Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ka thënë se partia që ai drejton është rikthyer fuqishëm. Në fjalën e tij, ai ...
PRISHTINË– Mbyllet votimi për drejtuesit e komunave për 4 vitet e ardhshme në Kosovë. Sot, në 17 tetor, qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të vo...
GREQI– Në kishëzën e “Fjetja e Virgjëreshës,” ku u varros nëna e saj pesë muaj më parë, Lydia e vogël, vajza e Caroline Crouch u pagëzua sot. Pagëzimi u b...
SHKUP– Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ditën e sotme iu janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet e kryetarëve të 80 komunave dhe të këshillave komu...