LIVE UPDATES
Bota

“Për çfarë referendumi po përrallisin”, KMDLNJ reagon pas deklaratave të Borell

13 Janar 2022, 14:00 Nga DOSJA
“Për çfarë referendumi po përrallisin”, KMDLNJ

KOSOVË- Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas deklaratës së kryediplomatit evropian, Josep Borell, që të lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë. Sipas njoftimit të KMDLNJ, ajo ka ftuar të gjitha subjektet politike opozitare dhe  shoqërinë civile të përkrahin kundërshtimin e qeverisë së Kosovës për mbajtje të referendumit të Serbisë në Kosovë, si shprehje të mbrojtjes së sovranitetit të Kosovës dhe detyrim ndaj respektimit të Kushtetutës së Kosovës.

Reagimi i plotë i KMDLNJ:

PËR ÇFARË REFERENDUMI PO PËRRALLISIN JOSEPH BORRELL DHE VELKO ODALLOVIQ !

Komisioni i zgjedhjeve në Serbi është deklaruar se i ka bërë të gjitha pregatitjet për mbajtjen e një refrendumi në Kosovë për ndryshimet kushtetuese në Serbi por se po pengohet nga qeveria e Kosovës përkatësisht nga kryeministri Albin Kurti  . Më të zëshmit për mbajtje të këtij referendumi të Serbisë në Kosovë janë Joseph Borrell , përfaqësues i BE-së për politikë të jashtme dhe në të njëjtën kohë edhe zëdhënës i Aleksandar Vuçiqit brenda BE –së si dhe Velko Odalloviq , aktualisht sekretar i Kuvendit të Serbisë dhe njëri ndër ideologët për krime lufte në Kosovë në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Se Velko Odalloviq është agresiv në propagandën e tij kundër Kosovës dhe qeverisë së Kosovës edhe mund të kuptohet për faktin se tërë kohën ka qenë në shërbim të krimit në Kosovë , që nga koha e Sllobodan Millosheviqit e deri në kohën e Aleksandar Vuçiqit , i konvertuar nga kriminel lufte në kriminel të paqes. Po halli është te Joseph Borrell që , përveç se është përfaqësues i BE –së për politikë të jashtme , në të njëjtën kohë është edhe “ lehtësues “ në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe i cili shquhet për anim permanent në favor të Serbisë . Për faktin se BE –e asnjëherë nuk ishte distancuar nga qëndrimet anuese të Borrellit lehtësisht mund të kuptohet se qëndrimi i Borrellit është edhe qëndrim i BE –së aq më parë që kanë qëndrim mohues ( neutral ) ndaj statusit politik të Kosovës duke e mohuar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Nuk ka çështje më të pamoralshme se që është kushtëzimi i Borrell-it për lejim të mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë për ndryshime kushtetuese në Serbi në kohën kur mbajtja e referendumit në Kosovë edhe për një çështje minore siç është tredhja e qenve është pamundësuar edhe me vet Kushtetutën e Kosovës e që ishte imponuar nga borrellët para këtij Borrelli , zëdhënësit të Aleksandar Vuçiqit. Borrell-it , mund t’i mos pëlqejë dhe sigurisht nuk i pëlqen fakti se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran mirëpo duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe vullnetin e më shumë se 100 shteteve që e kanë pranuar Kosovën , shtet të pavarur dhe sovran. KMDLNj –ë  nuk e ka të qartë apo e ka shumë të qartë rolin e Borrell-it si lehtësues në bisedime për normalizimin e marëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë duke e vlerësuar kredibilitetin e tij me notën zero. Mbajtja apo lejimi për mbajtje të një referendumi të Serbisë në Kosovë ndërlidhet me sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës prandaj qeveria e Kosovës nuk duhet të lejojë në asnjë mënyrë dhunimin e këtij sovraniteti që ia garanton edhe e drejta ndërkombëtare sikur që e detyron edhe Kushtetuta e Kosovës të mos lejojë këtë referendum. Ndërkaq , sa i përket deklaratës së kriminelit të luftës , Velko Odalloviq se : “ Kurti  nuk po lejon mbajtjen e referendumit në tokat e Serbisë ( në Kosovë ) , është lehtësisht e zgjidhshme ; le të vijë Odalloviqi në Kosovë dhe të organizojë mbajtjen e referendumit .. “ Nuk ka nevojë të ankohet te Borrelli .

KMDLNj –ë fton të gjitha subjektet politike opozitare  dhe  shoqërinë civile  të përkrahin kundërshtimin e qeverisë së Kosovës për mbajtje të referendumit të Serbisë në Kosovë , si shprehje të mbrojtjes së sovranitetit të Kosovës dhe detyrim ndaj respektimit të Kushtetutës së Kosovës . Velko Odalloviq po e luan një lojë të ndyrë në përpjekje për ta përçarë skenën politike të Kosovës duke e bërë një prerje midis qeverive të mëparshme dhe qeverisë aktuale përkatësisht duke e satanizuar kryeministrin Albin Kurti e që kjo nuk duhet të lejohet. Bindjet dhe ndasitë politike duhet të lihen anash kur ësht në pyetje interesi i përgjithshëm dhe i përbashkët për Kosovën. Qeveria e Kosovës nuk mund të kushtëzojë se kush do të jetë përfaqësues i BE –së në bisedime midis Kosovës dhe Serbisë por duhet të reagojë në çdo veprim anues të Borrell-it dhe Lajçakut duke mos bashkëpunuar për jetësimin e propozimeve të tyre e që janë nga pozicionet puro serbe.

Moslejimi i mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë për ndryshime kushtetuese të Serbisë ku Kosova ësht pjesë e Serbisë nuk ka të bëjë fare me të drejtat e njeriut përmes mohimit të drejtës së votës por pikërisht është demonstrim i zbatimit të universalitetit të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht përkatësisë etnike , moshës , racës , gjinisë , bindjeve politike dhe statusit në shoqëri. Madje , pikërisht ndërkombëtarët i kanë imponuar Kosovës devijim nga universaliteti i të drejtave të njeriut përmes diskriminimit pozitiv që vlenë për serbët e që praktika e të drejtave të njeriut nuk e njeh këtë cilësim anadj KMDLNj –ë kërkon që ky cilësim diskriminues (diskriminimi pozitiv)  të hiqet nga përdorimi për t’i lënë vend zbatimit të të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare që rregullojnë të drejtat e njeriut , pa  bërë asnjë diskriminim.

LAJMI KRYESOR: Referendumi në Serbi/ Pjesëmarrja e qytetarëve serbë në Kosovë, debatet për votimin

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti kmdlnj referendumi ne serbi albin kurti kmdlnj referendumi ne serbi

Sondazh

Poll
Bota 13 Janar 2022, 12:47

‘Viktimat e të pa vaksinuarve’

Nga Peter SingerSHBA – Novak Xhokoviç, një nga tenistët më të njohur në botë, sapo u përjashtua nga pjesëmarrja në turneun e famshëm “Australian Op...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait