LIVE UPDATES
Aktualitet

96% e të hetuarve për aksidente janë meshkuj. Ekspertët: Problemi nuk zgjidhet me gjoba

8 Maj 2022, 17:12 Nga DOSJA
96% e të hetuarve për aksidente janë meshkuj. Ekspertët:

TIRANË– Megjithëse shifrat e të hetuarve për shkelje të rregullave të qarkullimit janë rritur në mënyrë domethënëse gjatë pesë viteve të fundit, këto masa hetimore dhe policore nuk po japin asnjë efekt në uljen e aksidenteve dhe të viktimave që shkaktohen prej tyre. Në të dhënat që ju vendosën në dispozicion gazetës Si tregohet se për brenda një viti u vendosën nën hetim 4114 shtetas shqiptarë të kapur në flagrancë për njërën nga tri veprat e krimit rrugor, mes të cilave shkelën rregullat e qarkullimit, drejtuan mjetin në gjendje të parregullt apo u larguan nga vendi i aksidentit. Shoferët e proceduar që përmenden po ashtu në raportin vjetor të kriminalitetit të dorëzuar nga prokurori i përgjithshëm krahasohen vit pas viti përgjatë pesë viteve të fundit dhe aty kuptohet se numri i të ndëshkuarve nga Kodi Rrugor dhe Kodi penal është trefishuar.

Megjithatë aksidentet mbeten në vendqëndro, ndonëse edhe gjobat prodhojnë shoferë të ndëshkuar administrativisht që janë kapur nga patrullat me njërën nga shkeljet klasike, ose duke folur në telefon, ose me shpejtësi të lartë. Fatmir Hasho flet për rastet më të fundit duke nisur nga përplasja e një fëmije të mitur dhe prindërve të tij në rrugën e Kavajës. Ashtu si Aljas Sulejmani, i cili po qarkullonte me shpejtësi, por edhe të tjerë që kryejnë aksidente megjithëse patenta iu është hequr, eksperti Hasho i thotë gazetës Si se policia duhet të kryejë skanim të qënësishëm, se çfarë ndodh me të gjithë ata që janë përsëritës në shkelje dhe ndaj të cilëve ka tolerancë.

Hasho thotë “ka një mospërputhje, i njëjti person është kapur prapë në makinë i dehur. Po ju jap një shembull konkret, ai shoferi i autobusit që u kap me pije alkoolike, ishte kapur në 2019 po me pije alkoolike në timon. A mund të dimë ne pse në timon ky person kur kishte patur precedent? A mund ta dimë ne kush i kontrollon këta shoferë se drejtimi i mjetit në gjendje të dehur është jo vetëm pjesë e ligjit por edhe e moralit”.

Në gjykatën e Tiranës çdo ditë dalin përpara gjykatës për drejtim mjeti në gjendje të parregullt katër deri në pesë persona të ditë. Shumica e tyre lihen të lirë, ose me masën e detyrimit me paraqitje ose nën arrest shtëpiak në rast se kanë shkaktuar pasojë. Policia pretendon nga ana e saj se një nga shkaqet se përse qytetarët janë të rënduar psikologjikisht është pikërisht trajtimi me dorë të hekurt ndaj shkelësve të ligjit që gjobiten. Në njërën nga këto raste që ju vendos në dispozicion gazetës Si nga komisariati numër pesë thuhet: Dy efektivët po patrullonin në qendër Kamëz dhe konstatuan mjete të ndaluara dhe për to kanë filluar plotësimin e procesverbaleve për shkeljet e konstatuara. Policia u afrua pranë veturës benz që shoferi e kishte lënë bllokazh dhe në të nuk ndodhej as drejtuesi dhe as ndonjë pasagjer.

Në këto momente nga një farmaci aty pranë shtetasi A.M., i cili filloi të bërtiste ndaj policisë me fjalët “çfarë jeni duke bërë, kujt i vendosni gjobë ju?”. Në debat e sipër qytetari raportohet për gazetën Si se i rrëmbeu stilolapsin efektives si dhe gjobën që pasi e grisi e flaku përtokë. I riu që më pas u arrestua në flagrancë nga dy kolegët e polices rrëfeu në prani të avokatit se kishte një të afërm sëmurë dhe se kishte ndaluar vetëm një minutë sa të blinte medikamente.

“Nuk ishte problemi tek gjoba, por tek shfaqja e tyre sa hap e mbyll sytë. Isha i shqetësuar për shëndetin e të afërmit dhe plani im nuk ishte kundërshtimi i policisë, isha në gjendje të paqetë për hallet e mia”, tha qytetari.
Por a ndikojnë gjobat e vendosura në uljen e aksidenteve në rast se hetimet nuk ndikojnë? Eksperti Hasho është i rezervuar edhe për to, pavarësisht se vetëm për një javë policia deklaron se preu gati 16 mijë gjoba rrugore në gjithë vendin për shkelësit.
“Nuk ndikojnë fare po fare përderisa përditë ne shohim që shkeljet i kryejnë ata që kanë para të paguajnë. Po ta përsëris gjobat i marrin ata që paguajnë edhe bëjnë prapë shkelje. Për mendimin tim duhet të rritet koha e rritjes së heqjes së lejes së drejtimit duhet kontrolluar. Të eleminohen ankimimet administrative në gjykatë. Jam për policinë e lëvizshme dhe jo statike që të mos njihen dhe të konstatojnë shkeljen e ta presin. Tjetra, duhet parë se për çfarë shkeljesh janë këto gjoba. Kam frikë se një gjobë parkimi siç kryesojnë nuk kanë lidhje me aksidentet” këmbëngul Hasho për gazetën Si.

Kush u gjobit? Nga të dhënat statistikore të prokurorisë së përgjithshme koeficientin më të lartë të të dënuarve për rregullat e qarkullimit në masën 65 përqind e kapin shtetasit e papunësuar dhe vetëm 0, 35 përqind e tyre janë përsëritës për krime rrugore, kurse 4.37 përqind janë të dënuar për vepra të tjera. Për gjeografinë sociale të tyre organi qendror i akuzës konsideron se numrin më të lartë të të hetuarve për aksidente, shkelje dhe largim nga aksidenti e zënë të proceduarit në kryeqytet në masën 34 përqind, kurs ekoeficienti më i lartë për 100 mijë banorë rezulton në qarkun e Lezhës me 421 procedime.

Marrë nga Gazetasi.

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ajas sulejmani ajas sulejmani

Sondazh

Poll
Aktualitet 9 Maj 2022, 13:11

VIDEO-Pamje nga banka që u grabit në Koplik

MALËSI E MADHE- Pamjet që po shikoni vijnë nga Kopliku, aty ku një bankë e një niveli të dytë u grabit mesditën e sotme. Zona rreth filialit të bankës ësht...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj