Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Grabitja në Koplik, autorët morën edhe mjetin e një qytetari, i vunë armën në kokë
9 Maj 2022, 13:26Nga DOSJA
MALËSI E MADHE- Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me grabitjen e bankës këtë mesditë në Koplik. Në njoftim bëjet me dije se grabitësit, përveç parave në bankë, kanë marrë edhe një makinë. Pasi kanë djegur mjetin e tyre të lllojit “Golf” në dalje të Koplikut, ata kanë ndaluar një mjet ‘Mercedes Benz’ që ka kaluar rastësisht në atë zonë. Drejtuesin e makinës e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë zbritur. Më pas janë larguar me mjetin e vjedhur.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:10, jemi njoftuar se disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur, nën kërcënimin e armës, një shumë parash në filialin e një banke të nivelit të dytë, në Koplik, Malësi e Madhe, dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Volksëagen”, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit. Personat, ende të paidentifikuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të saj.
TIRANË– Një depozitë uji ka rënë nga taraca e një pallati në Rrugën e Durrësit në Tiranë, duke rrezikuar jetët e kalimtarëve. Ngjarja ka ndodhur pasd...
MALËSI E MADHE- Pamjet që po shikoni vijnë nga Kopliku, aty ku një bankë e një niveli të dytë u grabit mesditën e sotme. Zona rreth filialit të bankës ësht...
BERAT– Ndotja në lumin Osum është kthyer në një problem shqetësues, pasi qytetarët hedhin mbeturina të ndryshme dhe mbetjet e fabrikave të ndryshme. Një v...
Nga Sonja Llana Kryeministri Edi Rama ka ndarë me anë të një shënimi në Facebook foto nga procesi i restaurimit të Torrës Veneciane në Durrës. Rama shkruaan se ...
DURRËS– Nesër do të ndodhin shpërthime të kontrolluar në plazhin e Durrësit. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës në bashkëpunim me Inspekt...