LIVE UPDATES
Insights

A do ta dorëzojë Rama ERTV-në, kur të dorëzojë Kryeministrinë?

23 Shkurt 2021, 14:51 Nga DOSJA
A do ta dorëzojë Rama ERTV-në, kur të dorëzojë

Ermal Mulosmani

Kur Kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama, doli në publik me një media private me akronimin e gërmave të emrit dhe mbiemrit të tij dhe prapashtesën TV, të gjithë mbetëm gojëhapur e pa fjalë.

A mundet një njeri që gëzon postin e lartë të Kryeministrit të ketë edhe një televizion privat të tij?! A ndikon posti i lartë i Kryeministrit në rritjen e audiencës dhe ndikimit të përditshëm të këtij televizioni? Sa janë të ardhurat që vijnë nga publikimet në FB e Kryeministrit përmes transmetimeve të ERTV-së? A ka të drejtë Kryeministri që t’ia japë ekskluzivitetin e lajmeve qeveritare stacionit privat të Edi Ramës? Ku mbaron Kryeministri dhe ku fillon Edi Rama? A kanë të drejtë edhe Kryeministrat pasardhës të kenë median e tyre me akronimet private në shembullin e Ramës? Sa është vlera e këtij stacioni televiziv online në momentin kur do mbyllet dhe a është shfrytëzim i lartë dhe i paprecedent i postit të tij?

Edi Rama dhe Kryeministri i Shqipërisë janë dy entitete qartësisht të ndara. Edi Rama është një person privat që për momentin ka edhe pozitën e Kryeministrit ndërsa Kryeministri i Shqipërisë është institucioni kushtetues më i lartë i qeverisë. Nëse do të ndërtosh një media për të promovuar agjendën qeveritare duhet ta bësh me emrin zyrtar të Institucionit (Kryeministri TV) dhe ai emër e ajo media i takojnë Kryeministrit pasardhës. Siç ua dorëzon dhuratat zyrtare (një gjest për tu përshëndetur) Kryeministrave pasardhës, ashtu u duhen dorëzuar edhe mediat që u bënë të famshme për arsye të qenies Kryeministër.

Edi Rama nuk ka asnjë të drejtë që audiencën e fituar nga qenia Kryeministër apo Kryetar i Partisë, ta marrë me vete, në Surrel, ditën që nuk do të jetë një më në ato funksione. Ngatërrimi i emrit të Kryeministrit me postin e tij është një ngatërresë e qëllimtë, djallëzore, për të përfituar në të ardhmen, është një konflikt i pastër interesi. Të kesh një dritare komunikimi me 1.3 milionë ndjekës, me emër personal, të krijuar nga nevojat e njerëzve për informacion qeveritar në fakt nuk është qëllimi parësor i krijimit të ERTV-së (megjithëse nuk është për tu nënvlerësuar).

ERTV ka thelb djallëzor propagandën e Ramës.

Ndërtimi i një mediumi qeveritar, në të cilin Kryeministri del sa herë t’i teket, është uzurpimi më i madh dhe i hapur që i është bërë ndonjëherë hapësirës publike të komunikimit. Transmetimi “live” nga të gjitha mediat nuk është një lapsus i tyre; ai është një sofizëm i mirëmenduar për një dorëzim vullnetar të kësaj hapësire .

Ngatërrohet qëllimshëm informacioni me propagandën.

Kryeministri i Shqipërisë rri çdo ditë, me orë të tëra, në faqen private të qytetarit Edi Rama me intervista online me gazetarë. Të gjitha mediat informative e marrin sinjalin e transmetimit publik nga media private e qytetarit Edi Rama dhe e ngopin gjithë hapësirën e komunikimit me monologje propagandistike kryeminsitrore.

Jo vetëm kaq. Statuset informative, publike, të Kryeministrit të Shqipërisë, publikohen në faqen e personit privat Edi Rama dhe po aty ndodh një debat i vazhdueshëm mes qytetarëve dhe Kryeministrit të tyre. Edi Rama i bën qerpaze nëse ata nuk janë dakort me qeverisjen, vaksinimet, personalitetet, Ndragetan, Nikun e ku di unë se çfarë…

Kjo ndodh vetëm në Shqipëri, është shembull unikal në botë!

Faza tjetër që pritet të ndodhë është: Qytetari Edi Rama, me petkun e përkohshëm të Kryeministrit, të hyjë në profilet individuale të shtetasve dhe t’i demaskojë! Tu shkruajë replika tallëse, të nxisë ndjekësit e tij të raportojnë profiling e qytetarit opozitar, t’i bulizojë…. Mediat do të pasqyrojnë konfliktin, gallatën, batutat. Nuk mendoj se do të jetë e largët dita kur të ndodhë. Televizionet informative ta pasqyrojnë “live” gallatën ndërsa ato gjeneraliste të na e risjellin në formën e spektakleve të humorit.

Ne qeverisemi nga Facebook-u. Kryeministri ynë ka të paktën që nga Shtatori mban takime të gjata, monotone, të përditshme me gazetarë, viziton fatkeqë të dëmtuar nga tërmeti, mbikëqyr vaksinimet, rindërtimin, spitalet, del në aeroport e pret vaksinat, na merr në telefon orë e pa orë për të larë duart, na paralajmëron për fatin e madh që kemi ne që kemi atë në krye… Të gjitha mediat i transmetojnë “live” deliret e tij prej babai të kombit. Dritarja e tij ERTV është si “Breaking News”, çdo televizor ndërpret transmetimet rutinë për tu lidhur me Babain.

E ky është edhe kurthi ku do të zihet Edi Rama. Si Narcisi u mbyt në pusin ku po shihte pasqyrimin, i mahnitur nga bukuria e tij edhe fundi i Ramës do të jetë nga pangopësia mediatike dhe deliri propagandistik.

Njerëzit nuk janë aq budallenj sa i mendon Ai. Marrë nga Gazeta Express

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione edi rama ermal mulosmani ertv edi rama ermal mulosmani ertv

Sondazh

Poll
Insights 21 Shkurt 2021, 12:59

Fletorka, tregimi i së dielës

Nga Agim Xhafka1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...

Insights 11 Shkurt 2021, 15:39

VAÇJA SHKOI NË QIELL 

“Pyetja me delikate ishte, kush do ta largoje Titon nga koncerti..?”Vaçe Zela. Kur degjova se paske shkuar, per disa çaste kalova Atla...

Insights 8 Shkurt 2021, 15:46

Analiza: Pse duhet votuar masivisht Vetëvendosja

Sot do doja të isha shqiptar i Kosovës për të votuar për Vetëvendosjen. Si shumëkush këtej nga ne, në anën tjetër të kombit, që e ka provuar mbi shpinë frustrim...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj