LIVE UPDATES
Insights

ANALIZA nga Weber në DW: Vetëvendosja të mos injorojë shansin unik për dialogun me Serbinë

18 Shkurt 2021, 11:14 Nga DOSJA
ANALIZA nga Weber në DW: Vetëvendosja të mos injorojë

Deutsche Welle: Fitorja sërishme e Vetëvendosjes në Kosovë është pritur me entuziazëm brenda Kosovës, por me rezerva nga jashtë . Si duhet lexuar rezultati paraprak i zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021?

Bodo Weber: Ngjashëm me rezultatin e zgjedhjeve të parafundit në nëntor 2019, pra, në radhë të parë, si një votë e shumicës së qytetarëve të Kosovës kundër strukturave të vjetra dhe të ngurta politike, kundër elitave që e kanë prejardhjen historike në luftën për pavarësi të viteve 1990, kundër korrupsionit, kundër mungesës së një ekonomie të orientuar drejt zhvillimit dhe politikës sociale. Kjo protestë u përforcua nga episodi me rrëzimin e qeverisë Kurti vitin e kaluar dhe faktin që PDK humbi Thaçin dhe Veselin.

DW: Me gjithë fitoren e thellë të Vetëvendosjes shumë vetë mendojnë se as Kurti nuk do ta ketë të lehtë. Ku i shihni ju pengesat e mundshme për një qeveri të qëndrueshme në Kosovë?

Weber: Mbetet të pritet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve dhe i shpërndarjes së ulëseve në parlament. Nëse Vetëvendosja nuk do të arrijë shumicën absolute, ka të ngjarë që të hyjë në koalicion me një pjese të madhe të përfaqësuesve të pakicave joserbe. Interesante do të jenë marrëdhëniet me Listën Serbe. Edhe pse z. Kurti refuzoi në fushatë koalicion me ta, unë nuk do ta përjashtoja një pjesëmarrje indirekte të LS në qeveri, nisur nga pozita e garantuar me kushtetutë e 10 deputetëve të pakicës serbe në parlament. Sa për zgjedhjen e presidentit, nuk besoj se ky problem është zgjidhur me të vërtetë me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Një komentues në gazetat gjermane parashikonte se Kurti do t’ia prishë rehatinë politikës së BE-së ndaj Kosovës, Çfarë e pret Brukselin nga Kurti si kryeministër?

Në një farë mënyre, komentuesi ka të drejtë, sepse Kurti dhe Vetëvendosja kanë vizione politike me përmbajtje. Pjesa tjetër e klasës politike e ka dëshmuar se nuk kanë thuajse asnjë qëndrim politik, që nuk është i negociueshëm me poste. Megjithatë, unë nuk shoh ndonjë problem. Qeveria e re do të jetë më e zëshme dhe e drejtpërdrejtë me kritikat legjitime për bllokimin e liberalizimit të vizave. Mbetet të shihet nëse do të realizohen sinjalet e treguara në vitin 2020 se këtë vit mund të jetësohet liberalizimi i vizave.

Ka gjasa që dialogu me Serbinë të jetë më i vështirë ose potencialisht më konfliktual. Duke pasur parasysh katër vitet e fundit dhe sfidat e pandemisë, është më se e kuptueshme që partia e re në pushtet e deklaron në mënyrë demonstrative se dialogu nuk është përparësi për ta.

Por ajo nuk duhet të injorojë faktin që me ardhjen në fuqi të administratës së Bidenit dhe përfundimin e mandatit të kancelares gjermane Merkel në fund të këtij viti, hapet një dritare kohore ndoshta e unike për të gjetur një zgjidhje përfundimtare dhe të drejtë në negociatat me Serbinë. Pra, për të arritur drejt një marrëveshje përfundimtare reale, gjithëpërfshirëse, dhe me njohje reciproke.

Qytetarët e Kosovës votuan për herë të dytë radhazi për një parti alternative. Në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor mungojnë alternativa të tilla. Është rastësi?

Nuk e besoj se është rastësi. Sa i përket gjendjes së demokracisë dhe shtetit të së drejtës, Kosova nuk ka një dallim të madh nga vendet fqinje, por shoqëria aty është shumë më plurale se pjesa tjeter e rajonit, si në politikë ashtu edhe në media. Ndoshta kjo ka të bëjë ndër të tjera edhe me faktin që popullsia është shumë më e re se në vendet e tjera.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione bodo weber kosove zgjedhjet ne kosove bodo weber kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll
Insights 11 Shkurt 2021, 15:39

VAÇJA SHKOI NË QIELL 

“Pyetja me delikate ishte, kush do ta largoje Titon nga koncerti..?”Vaçe Zela. Kur degjova se paske shkuar, per disa çaste kalova Atla...

Insights 8 Shkurt 2021, 15:46

Analiza: Pse duhet votuar masivisht Vetëvendosja

Sot do doja të isha shqiptar i Kosovës për të votuar për Vetëvendosjen. Si shumëkush këtej nga ne, në anën tjetër të kombit, që e ka provuar mbi shpinë frustrim...

Insights 4 Shkurt 2021, 16:43

QAnon dhe teoritë konspirative në avancim

GJERMANI- Nëse para disa vitesh dikush do të kishte thënë publikisht, se disa elita që veprojnë globalisht mbajnë të mbyllur fëmijë dhe i torturojnë ata, për të...

Insights 4 Shkurt 2021, 07:56

QAnon dhe teoritë konspirative në avancim

Nëse para disa vitesh dikush do të kishte thënë publikisht, se disa elita që veprojnë globalisht mbajnë të mbyllur fëmijë dhe i torturojnë ata, për të marrë një...

Insights 1 Shkurt 2021, 08:39

Kina rrit influencën për shkak të Covid-19

E vërteta më e preferuar e autokratëve është ajo që ata vetë e shpikin. Kur në pranverën e vitit të kaluar, erdhi papritur pandemia në Europë, presidenti serb, ...

Insights 31 Janar 2021, 13:45

Kina rrit influencën për shkak të Coronës

E vërteta më e preferuar e autokratëve është ajo që ata vetë e shpikin. Kur në pranverën e vitit të kaluar, erdhi papritur pandemia në Europë, presidenti serb, ...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën