LIVE UPDATES
Bota

A po merret Trump si shembull? Boris Johnson në kurs konfrontimi me BE, pse ka nisur provokimi

25 Janar 2021, 15:36 Nga DOSJA
A po merret Trump si shembull? Boris Johnson në kurs konfrontimi me BE, pse

Që nga maji i vitit të kaluar zien kjo temë, të hënën (25.01) në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE do të diskutohet për të konkretisht. Në vend që të ndërtojë marrëdhëniet miqësore me BE, aq e përfolur kjo pas përfundimit të Brexitit, Boris Johnson ndez një grindje diplomatike me qëndrimin e tij. Ai i refuzon misionit të BE në Londër statusin diplomatik, status që i takon sipas marrëveshjes së Vjenës. Nga Brukseli vijnë reagime të zemëruara.

Trump si shembull?

Megjithëse kryeministri britanik me retorikë të zgjedhur e pranoi fundin e epokës Trump dhe e përshëndeti ndërrimin e pushtetit në Shtëpinë e Bardhë, krijohet përshtypja, se ai ende orientohet tek ai. Trump në vitin 2019, ishte i vetmi kryetar shteti në botë, i cili I mohoi misionit të BE statusin e një ambasade, por muaj më vonë ndryshoi qëndrim, për shkak të reagimeve të ashpra.

Londra mbetet kokëforte: Megjithë reagimet e forta nga Brukseli, qeveria britanike i jep BE-së vetëm statusin e një organizate ndërkombëtare duke e kategorizuar kështu më poshtë se një shtet nga ana diplomatike. Ministria e Jashtme në Londër deklaroi, se diplomati i BE, Jao Vale de Almeida, do të gëzojë “privilegje shumë të njëjta” me atë të një diplomati të vërtetë. “BE e sheh veten si shtet, ne e shohim atë si një organizatë ndërkombëtare”, u tha. 

Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen

142 vende në botë e shohin këtë ndryshe, mes tyre edhe SHBA, u shpreh zëdhënësi i Komisionit të BE në Bruksel, Peter Stano. „Statusi i BE në marrëdhëniet e jashtme dhe me të edhe statusi diplomatik pasues (…) njihet në të gjithë botën dhe ne presim, që Britania e Madhe të trajtojë pa vonesë delegacionin e BE-së si duhet.” Diplomatët e BE shtojnë, se kjo nuk është një lëvizje e zgjuar shahu nga ana e britanikëve, për ta formuluar butë. Do të ketë një reagim përkatës të BE, dhe kjo grindje është një provokim i panevojshëm dhe akt jomiqësor.

Edhe kryenegociatori i BE, Michel Barnier, që tani është konsulent i posaçëm i BE për marrëdhëniet me Britaninë e Madhe shprehet qartë. „Ne do të shohim, se cili do të jetë vendimi përfundimtar i britanikëve në këtë pike, por ata duhet të jenë të kujdesshëm.”

Madje as konservatorët në Londër nuk e mbështesin qeverinë në këtë qëndrim. Presidenti i ri, Joe Biden „premton të forcojë aleancat, dhe ne i jepemi një grindjeje të pakuptimtë, që nuk e përforcon aspak bashkëpunimin në tregti dhe çështjet e sigurisë, thotë politikani konservator për çështjet e mbrojtjes,Tobias Ellwood.

Pse ky provokim?

Pas grindjes qëndron edhe njëherë përpjekja për ta ndarë BE-në e për ta sunduar atë. Londra kërkon që në negociatat pasuese të Brexitit të mos flasë më me përfaqësues të BE-së, por të mbyllë marrëveshje unilaterale me vende të veçanta. Nga ana e saj BE do që të ruajë unitetin dhe të dalë e bashkuar përballë Britanisë së Madhe. Në këtë pikë ka shumë punë për të bërë. Në fillim bëhet fjalë për negociatat vjetore për kuotat e peshkimit të britanikëve, ku ata kanë pjesën e tyre në kuadër të marrëveshjeve të negociuara me Norvegjinë dhe Islandën. Që në këto negociata britanikët do ta kuptojnë, se sa pak të drejta kanë si vend i tretë. Pas kësaj pasojnë një sërë temash të tjera, në të cilat britanikët janë në qëndrim lutës. Eksporti i peshkut britanik për shembull në BE duhet të lehtësohet, në mënyrë që t’ia vlejë peshkimi për peshkatarët skocezë.

Cila është politika gjeostrategjike?

“Administrata e Bidenit kërkon marrëdhënie më të mira me BE dhe Britaninë e Madhe, paralelisht, e do që në interesat e përbashkëta të dyja palët të ecin në një linjë”, pra një lloj trilateralizmi mes SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe”, shkruan Thomas Wright nga Instituti Brookings në Uashington. Ky do të ishte një „deal” i mirë për britanikët, por me grindjen aktuale për statusin e ambasadës, kjo strategji nuk funksionon. Britania e Madhë dëmton kështu imazhin e saj tek administrata e Bidenit.

Në Britaninë e Madhe politikanët konservatorë si ministri i dikurshëm për Europën, David Lidington, flet për një shembull të keq për regjimet autoritare, që i urrejnë ambasadorët e BE, sepse ata angazhohen për të drejtat e njeriut. Kurse eurodeputeti, Charles Tannock shkruan se „ky gjest do të largojë më shumë miqtë dhe aleatët e Britanisë së Madhe dhe nuk do të dëmtojë projektin e BE dhe statusin e saj global, por vetëm marrëdhëniet e Britanisë së Madhe. David Henig nga projekti “UK Trade Policy Project” shkruan: „Ky nuk është një startim i mirë për vitin tonë si të ashtuquajtur diplomatë globalë dhe mikpritës të samitit të G7-s dhe Cop 27. Përveç kësaj BE është fqinj, me të cilin ne duhet të bëjmë tregti dhe kemi nevojë për marrëveshje të tjera.”

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson boris johnson

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj