Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Abetarja, Kushi-homologes në Kosovë: Vonesë që teksti të jetë me standarte
1 Dhjetor 2021, 18:46Nga DOSJA
TIRANË – Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi se proçesi i unifikimit të Abetares mes Shqipërisë dhe Kosovës është vonuar si pasojë e punës së madhe që po bëhet për të.
Kushi iu përgjigj homologes së saj në Kosovë Arbërie Nagavci, e cila u shpreh sot se Shqipëria nuk e ka respektuar marrëveshjen e krijimit të një abetareje të unifikuar mes dy vendeve tona.
“Natyrisht në kontekstin e ri në të cilin ndodhemi, konteksti i ri social, kulturor, zhvillimi i madh i teknologjisë, revolucioni i madh dixhital na bëjnë të shkojmë drejt një Abetareje të re e cila i merr në konsideratë të gjitha këto ndryshime”, u shpreh ministrja e Arsimit Evis Kushi.
Më tej, Kushi foli dhe për lapsuset e botuara në librat shkollorë. Ajo theksoi se në janar të vitit të ardhshëm pret rezultatet nga grupet e punës të ngritura për verifikimin e lapsuseve në librat e shkollave.
“Për çdo tekst ne të verifikojmë nëse ka gabime, qofshin lapsuse apo gabime shkencore. Në fillim të muajit janar ne besoj do kemi rezultatet konkrete, raportet e grupeve të punës që pastaj t’i reflektojmë në korrigjimet përkatëse”, përfundoi ministrja Evis Kushi.
TIRANË– Genc Sejko, ‘njeriu i memve’, ka bërë me dije “arsyen” se përse biznesmeni Gjergj Luca është një nga mbështetësit më të mëdhenj të kryeministrit Ed...
TIRANË – Testimi i aplikantëve të rinj për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë u përshëndet dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Sht...
TIRANË- Dritat në pemën festive në zonën e Pazarit të Ri janë ndezur mbrëmjen e sotme. Ka qenë vetë i pranishëm kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili pas një ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me akuzën e tij të bërë nga “Folto...
TROPOJË– Ish-kryeministri Sali Berisha në fund të takimit me demokratët në Tropojë ka lëshuar një mesazh të fortë. Pa përmendur emra, ai është shpreh...
SHBA – Revista prestigjioze “Forbes” e ka përzgjedhur Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës si njërën prej “5 mrekullive natyrore të Ballkanit që duhen v...