Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka e ka cilësuar një ditë të trishtë 8 Janarin, por gjithashtu edhe një humbje të madhe për të dyja palët. Sipas Açkës, edhe pse situata e djeshme nuk ishte diçka e papritur, pasi prej muajsh po përgatitej dhe kishte një retorikë urrejtjeje, partia nuk është godina, partia është esencë, thelb, ideal dhe se duhej pritur vendimi i gjykatës.
Deputetja demokrate shtoi se ligji duhet të veprojë për çdo qytetar dhe institucion siç është Partia Demokratike, teksa termi revolucion paqësor sipas saj nuk qëndron. Deputetja e PD-së i bëri thirrje policisë të ngrihet në nivelin e saj.
“Jam e keqardhur që nuk jam aty, për arsye shëndetësore. E kam ndjekur përmes ekranit, ka qenë një ditë e trishtë. Nuk flas vetëm si deputete, por si qytetare dhe si shkrimtare.Ka qenë një ditë shumë e trishtë të paktën për mua personalisht. Mendoj se kemi humbur të dyja palët, më vjen turp ta them këtë fjalë palë. Mendoj se kemi humbur dhe ne si shqiptarë në sy të botës së madhe. Është një gjë më komplekse. Duke parë këtë pikturë më të gjerë, ishim në një farë përgatitjeje për luftë më para. Duke parë më gjerë. Është agravuar me muaj të tërë kjo retorikë. Është mbështetur një lloj qasjeje urrejtje prej muajsh. Partia nuk është godina, është esencë, thelb, ideal, janë njerëz që bashkohen për një ideal të caktuar, për të ardhur në pushtet. Pse kjo shpurë njerëzish që edhe mund të jenë në të drejtën e tyre, nuk jam gjykatës as prokuror, duhet lënë gjykatës. Fjalën e fundit duhet ta thotë gjykata. Pse të mos prisnim dhe pak që fjalën e fundit ta thoshte gjykata dhe unë e para do i thosha z. Basha të dilte nga zyra. Unë distancohem personalisht dhe nga ata gurë që u hodhën nga brenda. Kjo nga brenda jashtë nuk duhet të kishte ndodhur. Unë personalisht, pavarësisht se janë gjëra që ndodhin në momente të tensionuara, për të mbrojtur kokën… Nuk më është dukur aq e çuditshme ajo që ndodhi dje, gjithçka ishte parapërgatitur, po flitej për luftë. Më vjen keq që PD si institucion, s’ka rëndësi nëse është Luli apo Sali Berisha, PD është institucion dhe sa kohë është institucione juridik duhet të respektojmë ligjin. Nuk duhet të intimidohemi as nga policia, nëse duhet akuzuar një palë, i pari Sali Berisha që na ka lënë një polici politike. Do kishin mjaftuar 25 vetë policë që festa të ishte festë. Unë si Zot njoh ligjin. Ç’është ky nxit për t’i futur demokratët?”, tha deputetja ndër të tjera deputetja e PD, Flutura Açka.
(E.H/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Gjekmarkaj ka treguar se si i ka përjetuar orët e tensionit në selinë e Partisë Demokratike ditën e djeshme, i rrethuar nga gurët, varretë e...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar pas qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së djeshme dhe sot që i ...
TIRANË– Mesditën e sotme ka nisur pastrimi i zyrave të selisë së Partisë Demokratike, të cilat janë dëmtuar nga protestuesit. Të gjitha dyert dhe dri...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është distancuar nga trazirat që ndodhën ditën e djeshme në kryeqytet duke vendosur që këtë fundjavë ta kalojë në një ve...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar një ditë pas protestës së thirrur nga ai në selinë e Partisë Demokratike. Berisha ka ndarë një video në të...
TIRANË– Në kohën kur jashtë selisë së Partisë Demokratike po zhvillohej protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Ba...
TIRANË – Mjeku i djegieve dhe operacioneve plastike Gëzim Xhepa iu drejtua dje liderit të demokratëve Lulzim Basha për të zgjidhur krizën politike në...
TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti shprehu keqardhje për momentin kritik ku ka arritur partia më e madhe opozitare teksa ditën e s...
TIRANË – N/kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj reagoi për herë të parë për protestën e dhunshme që u mbajt sot në godinën e PD. Në Facebo...
TIRANË – Mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha Sali Lushaj akuzoi sot ish-drejtorin e Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxhën se ka vendo...