LIVE UPDATES
Bota

“Adresa e fundit” për viktimat e stalinizmit

8 Shtator 2019, 05:33 Nga DOSJA
“Adresa e fundit” për viktimat e stalinizmit

Pllaka e parë përkujtimore e projektit “Adresa e fundit” në Gjermani është vendosur në Tyringji. Tanja Hartmann ka përgatitur një fjalim prej dy faqesh. Por pas fjalive të para asaj i shpërthejnë lotët, edhe nëna e saj qan. Ajo mban në dorë një pllakatë të vogël me çeliku të mbuluar me zink në formë katrore.

Në pllakatën me përmasat 11 cm me 19 cm  është shkruar: “Këtu jetonte Heinz Baumbach, hidraulik, lindur më 1926, arrestuar më 10.05.1952, dënuar me vdekje më 16.07.1952, ekzekutuar në Moskë më 23.10.1952, rehabilituar më 1996.”

Kjo është pllakata e 980 përkujtimore e fondacionit rus “Adresa e fundit”. Në Gjermani kësaj pllakate të përuruar më 30 gusht i kushtohet një rëndësi e veçantë, sepse ajo është ekzemplari i parë. Për familjen e Tanja Hartmann me këtë merr fund kërkimi shumë vjeçar i gjyshit të saj Heinz Baumbach. Ai u zhduk pa gjurmë më 10 maj 1952, pasi një polic e pati thirrur të paraqitej në bashki.

“Mbathja në Perëndim!”

Nëna e Heinz Baumbach e kishte parandjerë të keqen dhe i kishte thënë të birit “Mbathja në Perëndim!” Asokohe muri ende nuk ishte ndërtuar, kufiri i pavrojtuar mes dy Gjermanive ishte vetëm pak minuta larg shtëpisë së tyre. Por Heinz, që nuk ishte i vetëdijshëm për rrezikun, shkoi e u paraqit në bashki.

Gjashtë muaj më vonë Baumbach u dënua nga një gjykatë ushtarake sovjetike për “aktivitete anti-sovjetike” dhe u ekzekutua. Në adresën e tij të fundit në Treffurt të Tyringjisë tani atë e përkujtojnë me modesti, por me mjaft emocione.

Vetëm para pak javësh familja e Tanja Hartmann-it, që jeton tashmë në Berlin mësoi për projektin “Adresa e fundit” nga gazetari me prejardhje nga Rusia Mario Bandi. Që nga viti 1993 familja kërkonte të mësonte diçka për fatin e gjyshit të humbur. “Natyrisht në nuk ngurruam asnjë minutë. Ky është nderimi i fundit i madh, që ne mund t’i bëjmë Heinz Baumbach”, thotë Tanja Hartmann.

Mbi fatin e viktimave të represionit stalinist në RDGJ askush nuk ka folur e nuk është lejuar të flasë, thotë Hartmann. Më 1966 në Treffurt mbërriti një certifikatë e falsifikuar vdekjeje, sipas së cilës Heinz Baumbach më 1954 ka ndërruar jetë normalisht. Vetëm 30 vjet më pas, më 1996, nga Moska erdhi një njoftim rehabilitimi, vë në dukjembesa e viktimës.

Shoqatat e viktimave në Gjermani

E para pllakë përkujtimore “Adresa e fundit” në Gjermani u mundësua falë angazhimit të shoqatës së Berlinit “Bashkësia e kampit Vorkuta/GULag Bashkimi Sovjetik”. Organizata është anëtare në shoqatën ombrellë gjermane të “Unioni i shoqatave të viktimave të regjimit komunist”. Iniciali GULag përshkruan rrjetin e kampeve të dënimit dhe të punës në Bashkimin Sovjetik, prej të cilëve njeri ndodhej në veri të Rusisë në Vorkuta.

Në vitin 1955 kancelari i atëhershëm Konrad Adenauer nënshkroi një marrëveshje me Bashkimin Sovjetik për lirimin e robërve të fundit gjerman të luftës nga këto kampe.

Bashkëpunimi me memorialin

Nikolaj Ivanov është kurator i projektit “Adresa e fundit” që ekziston që nga viti 2014 në Shën Peterburg. Sipas tij Gjermania është vendi i gjashtë, ku tani ekziston një pllakatë e tillë. “Ne duam që të tërheqim vëmendjen për fatin e një njeriu të thjeshtë dhe të tregojmë se sa lehtë mund të manipulohej për ta ngarkuar atë penalisht”, thotë ai. Me këtë pllakë përkujtimore duhet të kujtohet, se edhe në Gjermani ka pasur viktima të pafajshme të terrorit shtetëror sovjetik.

Fondacioni rus “Adresa e fundit” bashkëpunon me memorialin Gjermania, dega e memorialit Ndërkombëtar. Qëllimi i organizatës është që të zbardhë sundimin e dhunshëm stalinist dhe të përkujtojë viktimat.

Ky projekt ka ecur në gjurmët e projektit për përkujtimin e hebrejve “Stolpersteinen” – në secilën shtëpi prej nga janë deportuar hebrejtë e Gjermanisë sot gjenden në prag të derës pllakat e bronzta me  emrat e personave që kanë jetuar në të. Në dallim nga projekti Stolperstein, projekti “Adresa e fundit” realizohet vetëm me miratimin e pronarit të shtëpisë. Një leje e tillë nuk ështe e lehtë të merret për çdo rast.

Marrë nga DW

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjermani tanja hartmann gjermani tanja hartmann

Sondazh

Poll
Bota 7 Shtator 2019, 07:08

Pronat e presidentit dhe konflikti i interesit

Administrata Trump është vënë në vëmendjen e medias pas njoftimit se Zëvendës Presidenti Mike Pence kishte qëndruar në një hotel të Presidentit Trump gjatë një ...

Bota 7 Shtator 2019, 07:00

Holanda: Stacionet e gjelbëruara të autobusëve

Administrata e qytetit holandez ndërmori një nismë në dukje të thjeshtë, por që është mjaft efikase:  Kjo i ka gëzuar jo vetëm insektet e rrezikuara të zhduken,...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj