Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Agron Shehaj nxjerr videon e demokratëve të zhgënjyer: Me Bashën në krye, PD i humb edhe zgjedhjet e vitit 2025
10 Qershor 2021, 17:22Nga DOSJA
TIRANË– Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është shprehur se nëse kreu aktual nuk zëvëndësohet, atëherë PD do t’i humbasë edhe zgjedhjet e radhës.
Shehaj ka postuar në video në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ku shfaqen pakënaqësitë e antarëve të PD në Bulqizë për kreun aktual të partisë . Krahas videos, aleati i Bashës shkruan se demokratët kanë në dorë të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme me një një ekip të ri.
“E vërteta është e thjeshtë: Shqiptarët nuk e votuan për kryeministër liderin e Partisë Demokratike, nuk janë dhanë besimin ekipit të sotëm të lideshipit të Partisë Demokratike. Kjo gjë tani ka marrë fund. Ajo që demokratët kanë në dorë është të zgjedhin a do shkojnë me të njëjtin ekip në zgjedhjet e ardhshme apo do provojnë një ekip të ri. Unë jam i bindur se pa ndryshuar lidershipin Partia Demorkatike nuk fiton dot. Prandaj ju ftoj të votoni ndryshimin më 13 qershor. Të votoni për ta bërë PD-në përsër , shkruan Shehaj.
75 mijë demokratë pritet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të dielën. Në garë është kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Deri më tani surpriza është Agron Shehaj, i cili e deklaroi kandidimin pak para skadimit të afatit zyrtar për të marrë pjesë në garë. Si e sheh publiku? Perceptimi i deritanishëm në media dhe debate televizive është se nga procesi në PD nuk do të ketë surpriza dhe se Lulzim Basha do të rikonfirmohet, por pritet data 13 qershor për të parë çfarë do të ndodhë.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka zhvilluar një takim me strukturat në qytetin e Shkodrës. Në fjalën e saj, pa...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj të del aty ku nuk e pret! Kështu ndodhi dhe sot, kur kryeministri Edi Rama po merrej me përgatitjet e fundit p...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot 4 ligje, të cilat kanë lidhje me marrëveshje të rëndësishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë...
TROPOJË– Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ishte ditën e sotme në Malësi të mAdhe, nga ku kërkoi mbështjen e demokratëve për të marr...
TIRANË– Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste në Kolegjin Zgjedhor, Altin Kaziaj ka folur rreth mungesës së tij gjatë seancës së sotme të Kolegjit zgjedhor në...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar fjalën e plotë që ka mbajtur në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Shqipëri....
TIRANË– Deputeti i Kuvendit, Myslim Murrizi i është përgjigjur sot zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, disa orë pasi ky i fundit e ironizoi në Fa...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka lëshuar sot një reagim të fortë, vetëm një ditë pas shkresës së dërguar nga ministri i Brendshëm Bledi Çu&c...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një tubimi me demokratët në Tiranë, u shpreh se në datë 13 qershor do të vendoset që Partia Demo...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku po merr pjesë edhe homologia serbe Ana Brnabi&cce...