Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një tubimi me demokratët në Tiranë, u shpreh se në datë 13 qershor do të vendoset që Partia Demokratike, e bashkuar do vijojë betejën ndaj regjimit Rama –Doshi.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se Partia Demokratike është e vetmja shpresë e shqiptarëve, pasi zgjedhjet e 25 prillit nuk gjidhën asgjë për ta, por shtuan problemet.
Fjala e kreut të PD-së Lulzim Basha:
Ndaj miqtë e mi tani që kanë kaluar shumë javë nga 25 prilli dhe që shokut tronditjes, pabesueshmërisë për atë që ndodhi në ditët e para njësoj si 31 marsi i 91-shit, siç e mbajnë mend themeluesit dhe qëndrestarët, po i le vendin, jo thjeshtë arsyeja por edhe emocioni i zemërimit të njeriut të drejtë për padrejtësinë që është bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Tani nuk është koha të rrijmë me kokat ulur. Tani nuk është koha të rrijmë veç e veç. Tani është koha të rrimë prap me njëri-tjetrin dhe të bëjmë gjithçka që zemratën tonë që në fakt është dhe zemërata e gjithë bashkëqytetarët që votuan për ndryshimin dhe shumë e shumë të tjerëve që e donin ndryshimin me 25 prill dhe u ndaluan ta votonin atë. Dhe që e duan edhe më shumë tani që e kanë kuptuar që 25 prilli dhe masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë, por vetëm rëndoi problemet e tyre.
Ky parashtrim që bëj sot para jush ndodh në kushte e një gare të brendshme. Një garë e cila është një nga vlerat që na diferencon nga kundështari politik. Që tregon që ne jemi një parti e konkurencës e debatit, e mendimit të lire, e garës, dhe padiskutim 13 qershori do të jetë një ditë shumë e rëndësishme. E diela do të jetë një ditë e rëndësishme jo thjeshtë për Partinë Demokratike dhe demokratët, por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Bashkimin e demokratëve që veçova si të parin faktor për t’u përballur me agresionit e kundërshtarit që na trajton si armiq dhe që e kam parë anembanë Shqipërisë, këtë bashkim jam i bindur se do e shohim edhe të dielën.
Ndaj dhe ftesa ime kryesore është që ta konsiderojmë pjesëmarrjen në 13 qershor si një akt politik dhe si testin e parë më të rëndësishmin pas 25 prillit për t’i thënë çdo shqiptari dhe kundërshtari tonë se Partinë Demokratike pas 25 prillit e ka përballë më të madhe më të vendosur, më të fortë, për t’i shkuar deri në fund misionit për demokraci. Nga ana tjetër debati i brendshëm me gjithë të mirat e veta ka edhe disa rreziqe. Pa paragjykuar lirinë e çdokujt që ka vendosur të kandidojë në këtë garë, kam kërkuar dhe do të kërkojë deri në minutën e fundit që ndonëse mund të kemi mendime të ndryshme mbi çështje të ndryshme, mbi një çështje s’mund të kemi dy mendime.
Të mohosh masakrën e 25 prillit dhe të njohësh zgjedhjet, do të thotë dorëzim pa kushte para padrejtësisë. Do të thotë dorëzim para gjithë maskaralliqeve dhe harbutërisë dhe barbarisë që është derdhur kundër demokratëve e në fakt kundër të gjithë shqiptarëve.
Do të thotë të hedhësh poshtë sakrificat e gjithsecilit prej jush dhe të qindra e mijëra demokratëve anembanë Shqipërisë.
Do të thotë të hedhësh poshtë shantazhin, blerjen e votës që kanë pësuar demokratët anembanë Shqipërisë, me qëllim tjetërsimin e rezultatit.
Do të thotë po kështu të hedhësh poshtë kështu besimin jo vetëm të demokratëve por dhe të shqiptarëve që në Shqipëri mund të bësh diferencën dhe mund të sjellësh dhe mund të sjellësh ndryshimin me mjete të ndershme.
Do të thotë pra, të pranosh se në këtë vend nuk mund t’i ndryshosh gjërat po mos të jesh kriminel, i korruptuar ose shoku dhe shërbëtori ose shefi i tyre.
Unë këtë nuk mund ta pranoj dhe e unë e di që dhe ju nuk e pranoni dhe nuk duhet ta pranoni.
Sepse me fushatën tonë, me një fushatë të pashembullt, ne provuam të kundërtën. Që pa kriminelë në krah, pa blerë një votë të vetme, por vetëm duke ju provuar shqiptarëve motivet e vërteta pse shkuam dhe kërkuam votën permes programit, vizionit dhe ideve tona, shumica e shqiptarëve besuan që edhe pse nuk kishim asnjë pushtet, ne, ju, Partia Demokratike ishte rruga, ishte forca që duhej ndjekur e duhej votuar ne këto zgjedhje.
E vërteta është që shqiptarët e besuan programin tonë, e vërteta është që njerëzit besojnë tek vlerat tona, shumica e shqiptarëve besojnë tek vlerat tona.
E vërteta është që njerëzit e deshën dhe e duan akoma ndryshimin përmes bashkimit tonë dhe jo përmes krimit, korrupsionit, shantazheve, dhunës dhe propagandës së shfrenuar dhe perverse të Edi Ramës dhe regjimit të tij.
Prandaj 13 qershori është një ditë e rëndësishme, se nuk do të percaktojë thjeshtë kryetarin e Partisë Demokratike, por aksionin tonë politik të ardhshëm.
Këtë ditë faktikisht do të vendoset nëse do të ngremë duart lart e do të pranojmë një pakicë të grabisë vullnetin e shumicës, të shkelë dhe shkelmojë sakrificën tuaj dhe të demokratëve anembanë Shqipërisë, për të triumfuar me vlera, me program, me ide mbi të keqen, apo do të vazhdojmë me të gjithë forcën që kemi betejen tonë. Ky është vendimi i vërtetë që do të merret më 13 qershor.
Ne mund të kemi mendime të ndryshme për çdo çështje por për një çështje, por në një çështje s’mund të kemi dy mendime por vetëm një mendim, të mohosh masakrën e 25 Prillit do të thotë t’i biesh me shkelm sakrificës së demokratëve shqiptarë, sakrificës së gjithsecilit prej jush, do të thotë të mohosh shantazhin, dhunën dhe mjetet e poshtra dhe harbute që u përdorën jo vetëm mbi demokratët po mbi gjithë shqiptarët.
Do të thotë të hedhësh poshtë padrejtësinë dhe instrumentin që shkatërroi demokracinë më 25 Prill. Do të thotë po kështu të hedhësh poshtë besimin e njerëzve se gjërat mund të ndryshojnë me mjete të ndershme, se që të fitosh zgjedhjet në terren duhet të jesh patjetër o horr, o i korruptuar, o kriminel, o shoku i tyre. A mund ta pranojmë ne këtë? Unë nuk e pranoj kurrë! A e pranoni ju këtë?
E pra, në këtë kuptim me fushatën tonë të pashembullt, ju jo vetëm ndezët shpresën në zemrat e njerëzve, por treguat se Partia Demokratike e bën diferencën, e bën ndryshimin, e bën ndarjen midis vlerave dhe anti-vlerave.
Dhe po, përgjigjja erdhi. Po, njerëzit e besuan programin tonë. Njerëzit besuan vlerat tona, besuan te ndryshimi që po vinte për ta. E donin, e duan edhe më shumë sot. E donin përmes programit, përmes vlerave, jo përmes krimit, jo përmes korrupsionit, jo përmes blerjes së votës.
Prandaj 13 Qershori është një ditë e rëndësishme, jo vetëm se do të zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike, por sepse do të përcaktohet rruga dhe aksioni politik. Ndaj e kam thënë prej fillimit, le ta shmangim të vetmin rrezik dhe disavantazh që ka kjo garë, që është disavantazhi i dorëzimit përballë atyre që 25 Prillin e konsiderojnë fitore të Edi Ramës dhe jo masakër zgjedhore.
Të thuash këtë do të thotë të ngresh duart përpjetë, të thuash këtë do të thotë që nuk ke më as besim dhe as fuqi për të mbajtur mbi supe misionin që për herë të dytë në 30 vjet na e ngarkon historia dhe na e ngarkojnë shqiptarët.
Asnjëri prej jush nuk u detyrua të vinte në këtë betejë, asnjëri prej jush nuk u detyrua të vinte në këtë takim, asnjërin prej jush nuk e detyroj të më ndjekë në atë që ju propozoj, por unë propozim tjetër përveç vazhdimit deri në fund të betejës nuk kam dhe rrugë tjetër për të kthyer demokracinë në vend përveç betejës deri në fund për të larguar këtë bandë plaçkitësish nuk ka.
Sigurisht ka dhe do të ketë gjithnjë hapësira për përmirësim të brendshëm, por asnjë prej këtyre përmirësimeve që e kemi ne në dorë dhe duhet t’i bëjmë, nuk janë as shkaku dhe as zgjidhja.
Shkaku është masakra zgjedhore, zgjidhja është qëndresa, vendosmëria, që i kemi farktuar në të gjitha betejat që i kemi bërë së bashku. Është falë këtyre betejave që nga 25 prilli nuk dolëm më të dobët por dolëm më të fortë, nuk dolëm më të vegjël por dolëm më të mëdhenj dhe se kam fjalën vetëm për numrin e votave që keni marrë, dhe se kam fjalën për numrin e mandateve që kemi në parlament, por e kam mbi të gjitha mbi forcën morale që ndan bardh e zi me kundërsharin tonë politik.
Për këtë arsye zgjedhja dhe zgjidhja e 13 qershorit është ose të pranojmë që pakica na e grabit demokracinë, vullnetin, na e përdhos sakrificën e gjithë demorkatëve, na e mban peng sakrificën e shqiptarëve ose të vazhdojmë betejën.
Ditët e para sigurisht kanë qënë ditë shoku psikologjik, kanë qënë ditë tronditje dhe unë e kam parë me sytë e mij këto 3 javë që kam lëvizur nga jugu në veri se jo vetëm tek demokratët por dhe tek shqiptarët mpirja dhe mosbesimi i asaj që kishte ndodhur dalëngadalë i la vënd zemëratës dhe i la vënd vendosmërisë për të vazhduar betejën deri në fund. Sepse pavarësisht të gjithave, pavarësisht masakrës zgjedhore, regjimi është i vetëdijshëm se ajo që na ndan me gjithë manipulimet zgjedhore nuk është as sa gjysma e fletëve që dolën të pavlefshme ose e barabartë me votat e dy “talenteve” politike të Ballkanit, dhëndrit dhe çunit të Aqif Rakipit.
Pra, Edi Rama e di fare mirë se çfarë ka bërë, e di mirë dhe se çfarë ka përballë, e di se dhe veglat dhe manovrat që ka përdor për të na përçarë politikisht, mediatikisht, 25 prilli ja nxorri të skarcuara. Le të mos ja lejojmë të krijojë një tjetër përçarje në gjirin tonë. Le mos t’ia lejojmë luksin e një beteje midis nesh. Debat po, por mbi 25 prillin nuk mund të ketë absolutisht asnjë pikëpyetje, por vetëm bashkim. Bashkim që e shoh këtu sot midish jush, bashkim që e kam parë kudo në të gjitha degët e Partisë Demokratike që kam vizituar e ato që do të vizitojë deri të premten. Bashkim të cilin ju ftoj ta shprehni masivisht me votë ditën e diel, më 13 qershor.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku po merr pjesë edhe homologia serbe Ana Brnabi&cce...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka ardhur koha që Serbia të njohë Kosovën, pasi kjo po pengon zgjidhjen në problemeve të vendit.Teksa fo...
KUKËS– Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici është shfaqur duke drejtuar automjetin pa vendosur rripin e sigurimit. Gjici ka ndarë një video-live teksa dr...
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar sërish për vendimin e Kuvendit për të lënë jashtë parlamentit gazetarët. Në një deklaratë për mediat, Albana Vokshi ë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka hapur dyert e presidencës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Artizanatit për një ekspozitë të veçantë me punim...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama e njoftoi Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi se maska në Shqipëri që prej 1 qershorit nuk është më e detyrueshme. Por përt...
TIRANË– Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhely u shpreh ditën e sotme në konferencën e përbashkët me Ramën, se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perën...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga sulmet e bëra drejt Bashkimit Europian të cilin e ka cilësuar përjashtuese ndaj vendeve të Ballkanit Perën...