LIVE UPDATES
Aktualitet

Agron Tufa nxjerr rëfimin: Kuvendimi me djalin e ish-hetuesit, si u torturuan dhe shantazhuan për një muaj, pritja për ekzek

1 Maj 2020, 06:23 Nga DOSJA
Agron Tufa nxjerr rëfimin: Kuvendimi me djalin e ish-hetuesit, si u

TIRANË– Studiuesi Agron Tufa, i cili ka mbajtur dhe postin e drejtorit të Institutit për Krimet e Komunizmit, ka shpërndarë sot në rrjetin social Facebook, një rrëfim të para disa viteve.

Në një status në Facebook, Tufa shkruan për një rrëfim me një mikun e tij Pleurat K., i cili ishte djali i një të dënuari politik.

Ndërr reshta, studioesi tregon rrëfimin me mikun e tij dhe kolegun e tij të punës, që kishte treguar për torturat dhe shantazhet në hetuesi dhe, sidomos, për bunacën rrënqethëse njëmujore, në pritje të ekzekutimit të vendimit gjyqësor “me vdekje”

Statusi i plotë

KUVENDIM ME BIRIN E ISH-HETUESIT

Para disa vitesh një miku im, Pleurat K., bir i një të dënuari politik me 21 vjet burg, gjatë shërbimit diplomatik me strukturat e NATO-s në Bruksel, qëlloi të sjellë në shtëpi për drekë një koleg të punës. Kolegu, Pandeli K, njëkohësisht dhe shef i tij, pati rast të njihet me prindërit e moshuar të vartësit dhe në veçanti me të atin Ulvi K., një ish-i dënuar, siç thamë, me 21 vjet burg politik.

Biseda midis shefit të Pleuratit dhe të atit vijoi gjatë gjithë drekës, e këndshme, e përzemërt, e qetë. Shefi kishte qëlluar i kuvendueshëm, kurreshtar e meditativ. Për një kohë të gjatë ai e pyeti të atin e vartësit të tij për vitet e burgut, për torturat, hetuesinë, kapet e punës, privimet etj, etj. Ulvi K., rrëfente prajshëm gjithçka, me të njëjtin ton të shtruar, po në mënyrë të veçantë rrëfente për çastet kritike të torturave dhe shantazheve në hetuesi dhe, sidomos, për bunacën rrënqethëse njëmujore, në pritje të ekzekutimit të vendimit gjyqësor “me vdekje”, sikundërse dhe ligështinë e tij për faljen e papritur të jetës. Rrëfente Ulvi K., edhe për lotët e tij mbi fatin tragjik të shokëve të idealit në qelitë e tjera, të cilët i priste pushkatimi në mesnatë. Megjithatë Pandeli K., shefi i të birit, e cyste me takt plakun t’i rrëfente nuancat, ndjesitë e këtyre orëve të liga dhe Ulvi K, që e kishte dhunti rrëfimin, aq më tepër të përvojave të përjetuara në lëkurën e vet, ia kënaqi kurreshtjen, duke ia vizatuar sa më të gjallë afreskën e llahtarit në qeli.

– Ah, poshtërsirat! Pisat! Kafshët!”, – shfrynte e reagonte i revoltuar Pandeli K.

– Po ju, nuk nxorrët lotë gjatë gjithë torturave, Z. Ulvi! Nuk nxorrët pikë loti as kur ju komunikuan dënimin me vdekje! Si ka mundësi që u dobësuat kur ju komunikuan faljen?! – u interesua shefi i të birit.

– Nuk e di si me ta shpjegue ndjenjën time të çuditshme, mor bir, – nisi shpjegimin Ulviu. – Nuk e di… di vetëm se ndjehesha në faj. Më dukej e padrejtë… si do të vdisnin ata shokë dhe unë të mbetesha gjallë, kur të gjithë ishim të akuzuar për të njëjtën veprimtari të përbashkët? Pse ky diferencim? Pikërisht atëherë dëshirova me gjithë shpirt të më pushkatonin edhe mua me të tjerët. Mos isha unë më i pafajshëm? Kuptohet, asnjëri nuk e donte rregjimin dhe ne ishim të gjithë kundërshtarë të tij, por më vinte turp se, me këtë diferencim, mua më veçonin si të padenjë. Dhe kjo nuk ishte aspak burrnore! E përfytyrova jetën time… të vdekur e të pakallur.

– Ah, xhelatët… monstrat! – nëpërdhëmbte urrejtshëm Pandeli K. – Po yt bir, Pleuri, sa vjeç ishte atëherë? – e pyeti, pas disa shfryrjeve monotone.

– Pleuri? Po ja… e mbaja mend, kur fill pas dhënies së dënimit me vdekje, na lejuan të takoheshim. Ai ishte 3 vjeç. Një fëmijë flokartë… bardhosh. Një kukull flokartë që u sul drejt meje… dhe vetëdija se nuk do ta shihja më kurrë krijesën time më të dashur e më të pafajshme në Univers…! Nuk e dhashë veten, as para tij, as para së ëmës, një madonë e re dhe e hijshme, që së shpejti do të vishej me rrobën e zisë… Thjesht e ndjeva gjithë peshën e të qenit i përkohshëm. Qenie itinerare. Nga hiçi në hiç. Ata do të mbeteshin në Bregun e Tejmë të jetës… pa mua. Do të shfytyroheshin nga puna e rëndë në kapet e internimit dhe nuk do t’u qeshte buza kurrë, mes varfërisë, privimit të përjetshëm dhe poshtërimit, derisa t’i shndërronin pak e fije në shtazë pa identitet… Këtë e dija mirë. Po nuk e dhashë vetën aty. Në qeli po: qava. Në mënyrë filozofike. Për fatin… ashtu… përgjithësisht, duke u munduar të mos e shpija mendjen tek im bir flokartë, që vraponte drejt meje, ashtu, si një engjëll fjorentin në pikturat e Rilindjes. Po rezistenca ime dobësohej… në këso rastesh, dihet, fiton ana e prapme. Psikologjikisht. Fëmija im engjëllor sprapsej në ëndrra, gjente shteg (e kush e përmbante vrapimin e tij drejt meje?) dhe më hidhej në përqafim me sy gjysmëmbyllur midis ëndrrës e zhgjëndrës….

– O Zot, çfarë inkuizitorësh!, – psherëtiu gjatë shefi i të birit, Pandeli K.

Nëna e Pleuratit u solli kafet pas buke.

Ulvi K, bashkë me të birin dhe mikun, shefin e tij, kishin ndërruar temë tashmë dhe rrufisnin filxhanët. Të rinjtë shkëmbenin tek-tuk ndonjë fjalë, kryesisht mbi hollësi takimesh me atashe të ndryshëm ushtarakë, mbi strategji dhe koordinime, mbi qëndrime e aleanca, në pritje të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ulvi K qe mbyllur në heshtjen e vet dhe ajgëtonte, pa u përzier, bisedën e të rinjve. Dikur-dikur prapë ra heshtje dhe në filxhanë, me gjasë, kishte mbetur veç llurba e kafesë. Edhe djemtë do të ngiheshin pas pak… Ja, miku po fuste çakmakun në paqetën e cigareve… Vështrimi i tij u ndesh me atë të plakut. Për një grimë. Shefi i të birit buzeqeshi paksa. Diplomatikisht. Por diç mbeti, megjithatë, e varuar pezull në atë vështrim të shkurtër. Ndoshta ndonjë e fjalë e fundit e të zotit të shtëpisë? Ulvi K., u ndje konfuz. Nuk e di pse ndjeu nevojë të thoshte diçka, qoftë dhe pa farë rëndësie. Thjesht si gjest, si ritual. Ndonjë urim? Ndonjë këshillë? Ndonjë vërejtje…? Ndoshta vetë fytyra e gjallë, kuqëluese, e nginjur si duket me albumina e vitmina… ndoshta një ndjesi e harruar, diç e përlargët, asociative, që kërkonte të kapej në miset e fytyrës së mikut ia nxorri buzësh Ulvi K., pyetjen e mjegullt, të shqiptuar me një ton të plotë e si prej të papranishmi.

– Mor bir, çfarë e ki ti një farë Vangjel… Vangjel K.?

Mysafiri bëri disa përçapje mezi të dallueshme, por nuk u përgjigj, derisa kaloi një farë kohe, sa u krijua përshtypja se nuk e kishte dëgjuar pyetjen e plakut. Megjithatë, pa ia ndarë sytë fytyrës së tij disi të padeshifrueshme, Ulvi K., e përsëriti pyetjen. Tashmë me zë të qartë, kumbues e këmbëngulës:

– Të pyeta, më fal, çfarë e ke Vangjel K?

– Aha.. po, – u gjegj si të shkundej mysafiri. – Po ja, e kam… e kam baba! Është im atë! – tha duke e përforcuar.

Ulvi K., tundi kokën disa herë me rradhë dhe nuk e ngau më tej bisedën.

– Pse pyesni, – tha, duke e thyer heshtjen Pandeli K. – Mos e keni njohur? – përsëdyti me një zë të akullt.

– Ai ishte hetuesi për të cilin më pyesje ti, – tha Ulvi K., me një ton të errët. – Gjatë gjithë hetimeve! – shtoi ai, sikur të kishte zbuluar atë që e mundonte.

Mandej shtoi shpejt e shpejt, me një ton të tradhëtuar ndër fjalë, sikur të sikletosej prej heshtjes:

– Po unë ia kam kaluar shumë mirë me të, djalosh…!

Mysafiri tundi kokën disa herë dhe me një gjallërim të beftë, shtoi:

– Ju s’e keni idenë z. Ulvi, se sa shumë miq të persekutuar ka im atë! Është e pamundur të mos gjej çdo ditë në shtëpi dy a tre ish-të burgosur. S’e keni idenë sa e nderojnë dhe sa i do im atë ata! Ha-ha, ata bëjnë be për kokën e tim eti… Duket, z. Ulvi, ai ka ditur të sillet njerëzishëm me ta. Ju s’e keni idenë… se sa…

– Eh, ja pra, s’e kam as idenë… foli nëpër dhëmbë, duke u ngritur Ulvi K të përcillte te dera e apartamentit të birin dhe shefin e tij dhe me këtë fjalë të pambaruar u gjend në prag. Vetëm duke i shtrënguar dorën birit të hetuesit të tij, njëkohësisht shef i djalit të vet, ai kuturisi ta mbarojë fjalinë e lënë përgjysmë:

– Atëherë mor bir, nëse është kështu si thoni ju, pse nuk thua që qenkemi mirë?! Besa po m’vjen mirë, e të lumët na që po hyjmë në Europë… Ju para, e mbas jush na!

“Po, po… t’lumët na”, përsëriti me vete, duke u kthyer në dhomë.

2008

“Thembra e Akcilit”, MB, 2014

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa agron tufa

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Maj 2020, 06:03

Shmangie milimetrike me pasoja katastrofale

Studiuesit e Qendrës për Studime Sizmiologjike në Pocdam (GFZ) kanë konstatuar së fundi një ngjashmëri interesante lidhur me dy nga tërmetet më të mëdhenj të vi...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit