Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Ai më rriti me dashurinë për Kosovën”,Aurela Basha ndan foton me babain pas vdekjes
24 Janar 2022, 09:42Nga DOSJA
TIRANE- Aurela Basha, bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur falenderimet për të gjithë ata që iu gjendën afër pas vdekjes së babait, Xhaferr Isufi. Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se dhimbja për të atin e ka lënë në ditë të hidhura, ndërsa e përshkruan si një burrë të fortë labërie, që i ka mësuar parimet kryesore të jetës.
Postimi i plotë i Aurela Bashës:
Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura. Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit. Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt. ?
Më 20 janar 2022, babai i Aurela Bashës u nda nga jeta pas betejës me një sëmundje të rëndë. Disa muaj më parë, nga jeta u nda edhe babai i Lulzim Bashës, Xhelal Basha.
(f.g/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Në shenjë revolte për mbylljen e shkollave dhe mungesës së ngrohjes, aktivistët e Qëndresës Qytetare dolën ditën e sotme në protestë përballë...
SARANDË- Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sarandë – Butrint, ku një automjet është përmbysur në ...
TIRANË – Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ku një automjet tip ‘Lancia’ ka humbur ko...
TIRANË – Policia e Tiranës ka vënë në pranga tetë persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Kështu, në pranga kanë rënë E. H., 35 vjeç dhe E...
PËRMET– Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Përmetit pasi ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit brenda ambienteve të lokalit. P...
SHKODËR – Një automjet tip ‘Mercedez Benz’ është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Ngjarja është regjistruar në unazën pe...
MAT-Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kaluar në fshatin Vinjoll të Matit. I lënduar ka mbetur pronari i banesës, M. Z., 80 vjeç. I moshuar...
TIRANË-Nga dita e sotme nis acari në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik ndau ditën e djeshme disa këshilla të vlefshme për të përballuar sadopak mirë t...